• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuvend / Rama demokratëve: Për ju luks është edhe pastrimi i pisllëkut

by Lorenc Vangjeli
04/12/2015 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i ekzekutivit u ndal në akuzat e opozitës së qeveria po shpenzon për luks.

Duke ironizuar demokratët, Rama tha se ‘ju luks quani edhe pastrimin e pisllëkut’.

“Po patë qeverinë duke pastruar, thoni ky është luks qeveritar” – tha Rama.

Seanca rinisi me fjalën e ndërprerë të Ramës pas tensioneve në sallë.

***

Kanë nisur diskutimet në Parlament për Projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale të vitit 2016. Kryeministri Edi Rama ka nisur prezantiin e projektligjit, ndërsa fillimisht ka dhënë disa sqarime në lidhje me kritikat e opozitës për mospërmbushjen e planit për mbledhjen e të ardhurave dhe rritjen e borxhit.

Rama dha disa arsye pse sipas tij nuk u mblodhën të ardhurat në nivelin e parashikuar.

“Rënia e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare është një prej arsyeve. Ne nuk mund të parashikonim se si do lëvizte çmimi në bursa Një tjetër arsye është rënia e të ardhurave nga renta, dhe të ardhurat nga TVSh për importin e gazit të lëngshëm. Përgjysmimi i borxhit të energjisë elektrike.

Duhet gjetur një arsye më e mrië për të luajtur luftash me qeverinë. Mund të ketë arsye të tjera, por unë nuk mund të tregoj se cilat janë, por mund të tregoj se cilat nuk janë”, -tha kryeminsitri Rama.

Më tej kreu i mazhorancës u ndal edhe te kritikat e forta në drejtim të shumicës sa i takon rritjes së borxhit publik.

“Argumenti se sipas kundërshtarëve tanë këto para vidhen, ëhstë totalisht e pavërtetë. Sa i takon borxhit, nuk mund të presim asgjë tjetër nga të tillë lot krokodili, ndëkrohë që faktet flasin qartë për këdo që ka vesh të dëgjojë. Faktet flasin se në këto dy vite borxhi është ulur ndjeshëm në raport me vitet e qeverisjes së tyre. Në 2 vite janë marë borxh vetëm 2.8 % të PBB. Faktet flasin se në 8 vite, borxhi nuk është ulur nën 3 %, mesatarja është 4,2%, shtuar edhe borxhin e fshehur arrin në 4,6%. Këtë vit, 2015 kostoja e borxhit u ul në 2,8% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar, shifra kokëforta që flasin vetë më shumë se gjithë këta që vetëm flokët s’kanë lënë pa shkulur në publik. Janë çetë spekulantësh me një synim, shpif, shpif, gënje, gënje, akuzo, akuzo se diçka do mbetet. Notën për punën që kemi bërë me borxhin nuk mund ta vënë kundërshtarët por as ne vetë, mjafton ti referohemi agjencive ndërkombëtare të vlerësimit që ia kanë rritur notën”,­ tha Rama.

Ai sqaroi se qeveria e tij nuk e rriti borxhin nga 64.4% në 75% për vetëm e legalizoi atë.

“Nuk mund të hynim në procesin e shtetndërtimit, t’ju kërkonim shqiptarëve detyrimet pa iu kthyer detyrimet që shteti iu kishte bizneseve që u përfshinë në projekte publike”.

Sipas kryeministrit, objektiv i kësaj qeverie mbetet ulja e vazhdueshme e borxhit drejt nivelit 60% .

“Pas vitesh të tëra me deficit primar, nuk do krijojmë borxhe të reja për shqiptarët..2016 do jetë viti i parë me suficit primar +0,3%, do të thotë se efekti i gjithë këtij aktiviteti shkon për uljen e borxhit. Sot në vetëm 2 vjet jemi në gjendje të themi se është shmangur çdo lloj mundësie për krizë nga borxhi” -tha Rama.

Sipas tij mosrritja e rrogave dhe pensioneve lidhet me faktin se qeveria ka lënë më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve vetëm nga taksa progresive.

“Vetëm nga kalimi prej taksës së sheshtë që iu merrte frymën shqiptarëve me taksa të ulëta e të mesme të ardhurat neto në rrogë janë 7,5%, do të thotë rritje e të ardhurave e barabartë me sa i rritët ju në 4 vite të marra së bashku. Rritjen e rrogave dhe pensioneve në mandatin e dytë e patët vetëm 1,5% , ndërkohë që vetëm nga ky ndryshim rrogat janë rritur 7,5% si fuqi blerëse. Pra ju kemi lënë në xhep 7,5% para më shumë shqiptarëve”, -tha kreu i mazhorancës.

Në lidhje me taksat e biznesit të vogël, Rama tha se qeveria nuk po kopjon ato që i quajti idera ndjellëse të opozitës, pasi gjithçka po bëhet është e shkruar në program.

“Për biznesin e vogël gjoja po ju kopjojmë juve me idera kaq ndjellëse. Po juve këtu ishit pse nuk i bëtë këto? Juve ia nxitë jetën biznesit të vogël, sa paguante furra e bukës në Surrel aq edhe Sheraton, më shumë paguante furrxhiu i Surrelit se sa Sheratoni. Ne e hoqëm taksën që ditën e parë atë taksën e sheshtë. Kemi thënë heqje e taksës dhe përgjysmimi i tatim fitimi nga 10% e bëmë 7,5% me idenë që në procesin e reformës të kishim mundësi dhe të ardhura, të shkonim në 5%”, – vijoi Edi Rama.

Next Post

Zbulohet paraziti që rrit fertilitetin te femrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In