• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zbulohet paraziti që rrit fertilitetin te femrat

by Java News
04/12/2015 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një studimi të bërë tek 986 nëna indigjene në Bolivi, veprimi i të ashtuquajturit ascaris lumbricoides “lehtëson” zhvillimin e dy shtatzënive më shumë.

Infeksioni i provokuar nga një krimb parazitar mund të rrisë fertilitetin tek gratë. Dhe siç rezulton nga një studim nga ‘Universiteti i Kalifornisë” i kryer në 986 gra indigjene në Bolivi i publikuar në revistën “Science”, studiuesit kanë zbuluar që ascaridiasi, i shkaktuar nga ascaris lumbricoides, “lehtëson” zhvillimin mesatarisht të dy shtatzënive më shumë. Sipas shkencëtarëve fenomeni varet nga ndryshimet e sistemit imunitar të shkaktuara nga sëmundja.

“Bërthamat familjare Tsimane janë të përbëra mesatarisht nga nëntë fëmijë e rreth 70% e nënave është e infektuar me ascaridiasi”, nënvizojnë kërkuesit shkencorë amerikanë.

Simptomat e infeksioneve (dhimbje barku, temperaturë) janë shumë të ngjashme në fakt edhe me patologjitë e provokuara nga parazitë të tjerë, shumë më të rrezikshëm. “Në të kundërt me ascaris lumbricoides – shpjegojnë studiuesit – sëmundjet e shkaktuara nga krimbat e quajtur anchilostomi shkaktojnë ‘humbjen’ mesatarisht të tre shtatzënive gjatë jetës së indigjeneve boliviane”.

“Gjithçka varet nga përgjigjja e sistemit imunitar ndaj infeksionit – shpjegon Aaron Blackwell, bashkëautor i studimit – sepse në disa raste, krimbat arrijnë të asgjësojnë mbrojtësit e organizmit “.

Zbulimi që është bërë pranë Universitetit të Kalifornisë mundet që të jetë shumë i rëndësishëm përsa i përket “kurimit” të fertilitetit femëror.

“Teste të reja mbi veprimin e këtyre paraziteve -shton Blackwell – mund të çojnë në zhvillimin e terapive dhe medikamenteve , për të reduktuar në minimum efektet kolaterale në shëndet “.

Next Post

Januzaj me Kosovën? Gati ftesa për yllin e Dortmundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com