Menjëherë me nisjen e seancën parlamentare, cështja e CEZ ka qenë objektit i debatit mes deputetëve.
Opozita ka hedhur akuza drejt mazhorancës me argumentin se qëllimisht, në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, mazhoranca ka bllokuar futjen në rendin e ditës të projekligjit të Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të aferës CEZ.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i cili i ka thënë deputetëve të opozitës së këta të fundit nuk dinë se cfarë duan e se cfarë kërkon.
Gramoz Ruçi: Është seanca e 3 që ndalet për të njëjtën cështje kur kjo cështje ka marrë përgjgine isntitucionale. Dhe opozita vazhdon të meret me këtë cështje. Kjo cështje është në rendin e ditës në fund të seancës parlamentare, dhe ju kërkoni që këtë ta vini në fillim. Ngrihet kryesuesi i grupit tuaj dhe thotë pse nuk është në program, pastaj ngrihet ish kryetarja e parlamentetit dhe shprehet pse nuk është futur në kalendar. Pra ju nuk dini se cfarë kërkoni dhe nuk dini cfarë thoni.
Ju doni një hetim vetëm për marëveshjen e bërë nga qeveria e majtë, pra ju doni një hetim për Edi Ramën. Për këtë cështje hetimi ka filluar. Dihet, KLSH ka kallëzuar pikërisht në prokurori, objektin e kallëzimit tuaj, pikërisht hetimin e qeverisë Edi Rama.
Paloka: as shoku mao nuk do e kuptonte këtë që tha kryetari i grupit të PS. Të gjithë po e shohin sesa shumë duan këta për të hapur cështjen e CEZ.Deklaratën më të fundit, kryeministri e bëri para një jave, si drejtësia më e degjenuar… dhe tani, për këtë rast, paska shpresë të kjo drejtësi e degjeneruar ky… duan që të mos lejojnë kalimin e këtij projektligji me shpresën që kjo cështje do të mbyllet si shumë të tjera… por nuk e kuptojnë se kjo cështje është kaq e madhe… sado i gjatë të jetë rama, nuk e mbyll dot këtë cështje…
Ne kemi deklaruar hapur dhe qartazi si grup parlamentar por edhe ish kryeministri dhe ish ministri, ata janë të parët që e kanë kërkuar hetimin nga A tek ZH.
Brace: ore lexo ligjin tënd, shih cke shkruar, gjërat bëhen me ligj
Paloka: e di ti që projekligji me një amamendament rregullohet. Nuk po kërkojnë hetim parlamentar.
Leskaj: ajo që ju po kërkoni është që të hyjë në rrugë normale në program. Ne kemi miratuar në konferencën e kryetarëve kalendarin. Në programin e parë që do të miratohet, natyrisht që kjo cështje do të hyjë.
Paloka: rregullorja thotë që cdo projektligj në momentin që paraqitet në parlamenta futet në program dhe dy javë pasi është paraqitur futet në kalendar. Automatikisht, meqenë se ka dy javë që është futur në program detyrimisht duhet të hyjë në kalendar, pra në atë që diskutuam në kalendar.