Sot Sali Berisha ka ditëlindjen. Përmes një postimi në rrjet, ai thotë se ka hyrë në “vitin e parë të vjeshtës”.
Siç pritej, ai nuk ka harruar të thotë se nuk i trembet pleqërisë. Ja postimi i tij:
“Te dashur miq, sapo mbusha 71 vjet, ose vitin e pare te vjeshtes time, stines qe une kam dashur dhe dua me shume!
Kjo dite per mua eshte para se gjithash rasti me i bukur per te shprehur nga thellesite e zemres mirenjohjen me te madhe, admirimin me te pakufishem per Lilin, femijet, niperit, mbesat, te gjithe familjaret e mi, miqte, te afermit, bashkepunetoret e te gjithe ketyre viteve, dashuria, miresia, sakrificat, mbeshtetja e te cileve, jane sublimuar ne energjine, motivimin, frymezimin e pashtershem te çdo dite, jave, muaji e viti te jetes time! Te gjitheve me shpirt”,shkruan ai.