• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kutia e Pandorës’/ KPA pranon dosjet e Enkelejda Hoxhës për lirimin e vrasësve nga gjyqtarët e tjerë!!

by Java News
15/04/2022 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË– Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit vijon procesi gjyqësor për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e njohur për lirimin nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm, deri ku u arrestua në flagrancë nga SPAK, në shkurt të vitit 2021, duke liruar të dënuarin e radhës Saimir Petanin, në këmbim të 12 mijë eurove. Krahas arrestimit nga SPAK, Këshilli I Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën në 17 mars 2021, me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për shkelje të rënda gjatë lirimit të të dënuarve nga burgu.

Enkelejda Hoxha kundërshton në KPA pikërisht vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, ndërsa çështja penale është një proces tjetër i ndarë. Në seancën e djeshme në KPA, Enkelejda Hoxha ka pranuar dosa shkelje dhe gabime, gjatë ndjekjes dhe zbatimit të procedurave për lirimin para kohe nga burgu të të dënuarve për vrasje. Por, sipas gjyqtares, këto shkelje janë të lehta dhe nuk përbëjnë shkak për t’u shkarkuar nga detyra. Për këto shkelje të pranuar, Enkeleida Hoxha ka kërkuar një marrëveshje me organin procedues.

Befasia e këtij procesi është se Enkelejda Hoxha ka deklaruar se shumë kolegë të saj gjyqtarë, kanë vepruar njolloi si ajo, duke liruar të dënuarit nga burgu. Hoxha ka deklaruar se Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka operuar me dy standarde, duke proceduar atë, por jo gjyqtarët e tjerë, të cilët kanë konsumuar të njëjtat shkelje. Enkeleida Hoxha ka pretenduar se disponon dosje që provojnë se si gjyqtarë të tjerë, kanë vepruar ai ajo, ndërsa nuk janë proceduar. Gjyqtarja e Krujës ka kërkuar që KPA t’i administrojë këto dosje, të cilat janë refuzuar nga KLGJ-ja.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi sot se ka vendosur të pranojë si prova dosjet e pretenduara nga Enkelejda Hoxha, të cilat pritet të rrezikojnë disa gjyqtarë të tjerë, duke nxjerrë në pah skandale të reja të lirimit të të dënuarave nga burgu.

“Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të administrojë fashikujt e procedimit disiplinor të Këshillit të Lartë Gjyqësor të depozituar në Kolegj, si dhe pranojë në cilësinë e provës aktet e reja të depozituara nga ankuesja gjatë seancës së sotme gjyqësore”, njofton KPA. Seanca e radhës gjyqësore në KPA do të mbahet në 10 maj 2022.

Enkelejda Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Gjyqtarja ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Gjyqtare liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

Shqiptarja.com

Next Post
Rinas /Pranga dy të rinjve, përdorën dokumente false

Rinas /Pranga dy të rinjve, përdorën dokumente false

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com