• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushti i vaksinimit për në BE/ Tomini: Nëse nuk miratohen vaksinat ruse e kineze, do ketë marrëveshje ndërqeveritare

by
05/05/2021 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse EMA nuk miraton vaksinat ruse dhe kineze dhe aplikon kushtin e vaksinimit për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, do të ketë marrëveshje ndërqeveritare për të favorizuar lëvizjen e udhëtarëve.

Kështu u shpreh në “Ditari”, zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini përmes një lidhjeje me Skype. Ajo theksoi se nuk do të ketë asnjë kusht për hyrjen në territorin shqiptar.

Nga EMA janë duke u vlerësuar të dy vaksinat, kërkon një proces të detajuar dhe kërkon kohë dhe ky proces përshpejtohet në kuadër të pandemisë. Pa u miratuar nga BE nuk është i zbatueshëm, por nëse ndodh prioritet do te jenë vetëm ata që janë vaksinuar me Pfizer dhe AstraZeneca. Askush nuk do të donte të ndërpriste udhëtimet. Nuk mundet të vendoset një kufizim i tillë, nëse BE do jetë e dakordësuar për aplikimin e këtij kushti, do të ketë marrëveshje ndërqeveritare për të favorizuar procesin e lëvizjes së udhëtarëve. Shqipëria nuk ka asnjë kufizim për hyrjen e udhëtarëve dhe nuk do ketë kushte për hyrjen në territorin shqiptar”.

Sa i takon rritjes së rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, Tomini shprehet se kjo ishte e pritshme për shkak të fushatës elektorale, ndërsa shtoi se lehtësimi apo ashpërsimi i masave varet nga situata.

“Është e pritshme rritja e rasteve në javën e 2-3 të majit për shkak të fushatës, virusi është prezente transmetueshmëria është e ulët kemi raste asimptomatike. Kemi tendencë në rritje dhe situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Në varësi të situatës dinamike vijojmë me lehtësimin apo ashpërsimin e masave”.

Lidhur me procesin e vaksinimit, Tomini theksoi se është arritur të kryhen 20 mijë aplikime në ditë, duke përshpejtuar procesin, ndërkohë që deri më tani është 19% e popullatës e imunizuar. Sipas saj sistemi i vaksinimit, aplikimit dhe imunizimit është në nivel shumë të fortë sa i përket logjistikës dhe infrastrukturës.

“Kemi përkrahje të popullatës përkundrejt aplikimit. Mbi 19 mijë aplikime sot. Kemi kaluar mbi 550 mijë aplikime që nga janari. Dhe në ditë të caktuar kemi ulje të frekuentimit të qendrave masive dhe ulje të nivelit të aplikimeve. Kemi shkuar në 20 mijë aplikime në ditë. Por duhet të falënderoj popullatën për procesin e imunizimit masiv që nuk është i lehtë. Sistemi i vaksinimit, aplikimit dhe imunizimit e ka treguar që është në nivel shumë të fortë sa i përket logjistikës dhe infrastrukturës. Jemi në nivelin e 19 % të popullatës së imunizuar aktualisht, gati 100 individë kanë bërë kalendarin e plotë të imunizimit.  Kemi kaluar edhe imunizimin aktiv nëpërmjet sëmundjes, që kanë kaluar mbi 130 mijë individë”.

Për ata persona që kanë 3 muaj që kaluar Covid rekomandohet të mos kryhet vaksina, theksoi Tomini./ b.h

Next Post
44-vjeçari qëllon dhe djeg në mes të rrugës ish-bashkëshorten

44-vjeçari qëllon dhe djeg në mes të rrugës ish-bashkëshorten

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Ti zonje kujt i thu ti e djthte partise komunste te plakut,me komuniste e spiun,a jane 20% demokrate te vetete ne kyt parti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In