• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kushtetutat respektive, gur i rëndë në qafë të Kosovës e Shqipërisë

by Ben Andoni
10/04/2017 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në formë simbolike, kushtetutat janë organizmat që menaxhojnë por edhe mundësojnë jetët e vendeve. Në përcaktimet akademike konsiderohen si format e rregullimit të sjelljeve njerëzore në shoqëri. Ka kushtetuta që janë qindravjeçare si ajo e SHBA-së dhe e disa vendeve të zhvilluara, ka dekadike, por ka edhe nga ato që mund të konsiderohen si vjetore. Ky përcaktim i fundit shkon me faktin e shpeshtisë së ndryshimeve, siç kanë ndodhur me dokumentin më themeltar shqiptar, duke e kthyer në një të tillë gati të parespektueshëm. Dhe, ato që e kanë bërë të tillë, kanë qenë pikërisht partitë. Mu ato që po sfidojnë demokracinë e vendit, paçka krahut ku gjenden. Ajo që publiku shqiptar në Ballkan ka mësuar në vitet e fundit, por më shumë mbarëvajtja e vendit ka treguar se kushtetuta nuk mund të lihet asesi në dorë të partiakëve ose më mirë të specialistëve dalë prej shtabeve të partive.

Në Kosovë realiteti është ndryshe, pasi kushtetuta kosovare rrjedh nga Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i presidentit Marti Ahtisaari, ku theksi ka qenë tek të drejtat e minoriteteve. Për fat të keq, në kushtet e sotme, ajo është krejt penguese e proceseve, teksa po e mban në një udhëkryq të rrezikshëm shtetin e ri evropian, që i dalin probleme gati ekzistenciale për çdo ditë. Ndërkohë që politika kosovare e ditës me mekanizmat e saj që ka futur në trupin e saj e ka bërë edhe më konfuz ligjin themeltar kosovar. Në këto vite post pavarësi janë ndërmarrë disa nisma për ndryshimin dhe amendimin e kësaj Kushtetute, por që me atë përçarje gati-armike mes palëve që ekziston në Kosovë gjërat përfundojnë pa sukses.

Kushtetuta shqiptare, nga ana tjetër, po tregon se nuk funksionon megjithë ndryshimet e fundit por dhe arnimet e frikshme ndër kohëra. Kjo e fundit lidhet më shumë me lënien në dorë të partive dhe specialistëve, që duket se nuk janë aq të pavarur. Nga ana tjetër, falë kësaj kushtetute, kemi atributet e një presidenti që nuk është më i zoti për asgjë. Fakti i krizës 50-ditore politike të Tiranës po e tregon hapur këtë. Në fakt, në rastin e presidentit Nishani, nuk lidhet thjesht me mungesën e atributeve, por edhe me mungesën totale të predispozitës së tij dhe mosrespektimit si personazh që duhet të jetë realisht mbi palët.

Gjithçka erdhi pak vite më parë. PS dhe PD, në ciklet e tyre të sherreve katërvjeçare ndryshuan me një frymë disa nene të Kushtetutës. Prej asaj dite, Presidenti është kthyer në një figurinë që s’është më as edhe simbolike veç protokollit, ndërsa kryeministri është i gjithëfuqishmi. Por nuk mbaron këtu, lideri i partisë është përgjegjës për listat elektorale, vetëemëron veten si kryeministër, madje edhe në rast ngërçesh edhe presidenti është në dorë të tij. Të mjafton si arsyetim të shikosh si rrinë sus në çadër deputetët e PD-së, kur Basha artikulon gjëra që nuk i beson as vetë. Apo si duartrokasin deputetët e PS-së, në parlament pas çfarëdo fjale të kryetarit Rama. E gjithë kjo situatë e ka origjinën te vetë partitë, ku nuk funksion demokracia e brendshme ose statutet, të ashtuquajturat kushtetutat partiake. Duket se ndryshimi dhe reformat tona, sidomos kjo në drejtësi, do marrë dekada, por ndërkohë do jenë rishpërndarë pasuritë publike prej gjykatave, do kenë lindur konflikte të reja dhe do kenë lindur ekuilibra të tjerë.

Si shtet që përbëhet nga disa etni, Kosova e ka Kushtetutën edhe më të komplikuar pasi ajo duhet të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, çka do të thotë dy herë 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kosovës ashtu edhe nga komunitetet e pakicave. Mu kjo po e mban peng sot Kosovën të themelojë ushtrinë e vet, kurse Shqipërinë, prej specifikave të kushtetutës së saj, të gjithë zhvillimin e saj dhe ngërçet e pafundme.

Si do mund të çliroheshim? E para: Të kishim mundësi të paktën e një presidenti që ta votonte direkt populli, të mos kishim më syresh si Nishani por edhe si Thaçi në Kosovë, që për hir të vërtetës nuk përfaqësojnë gjerësisht popullin e tyre. Me pak fjalë, ndryshimet mbase do duhet të preknin ata që duhet të ishin krerët e vendeve, personazhe që duhet të ishin me integritet por edhe me funksione ekzekutive, kurse parlamentet tona me sisteme zgjedhore, ku të konfiguroheshin më shumë dhe më mirë Shqipëria dhe Kosova e shekujve të ardhshëm. (Javanews)

Next Post
Allegri me këmbë në tokë: Nuk do të jetë e lehtë rruga drejt titullit

Allegri nuk i trembet Barcelonës: I mundim, ja avantazhet tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

January 15, 2026
Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

January 15, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ndalimi i vizave të emigracionit nga SHBA burimin e ka në Tiranë

January 15, 2026
“Arktiku në qendër të vëmendjes”/ Trupat evropiane mbërrijnë në Groenlandë

“Arktiku në qendër të vëmendjes”/ Trupat evropiane mbërrijnë në Groenlandë

January 15, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Presioni ndaj Berishës është rritur”, Bejko: Premtoi shumë, por i zhgënjeu! Salianji, ‘heroi’ i PD pas burgut

January 15, 2026
Shkaktoi panik duke tentuar hapjen e derës së avionit në fluturim, shqiptari dënohet me burg! Përleshja me stjuardesat..(EMRI+VIDEO)

Shkaktoi panik duke tentuar hapjen e derës së avionit në fluturim, shqiptari dënohet me burg! Përleshja me stjuardesat..(EMRI+VIDEO)

January 15, 2026
VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, Brigitte Macron performon si DJ! Pamjet e pazakonta të zonjës së parë të Francës

VIDEO/ Bëhet virale në rrjet, Brigitte Macron performon si DJ! Pamjet e pazakonta të zonjës së parë të Francës

January 15, 2026
Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

Eksitimi politik se Shqipëria u shpall “Non Grata!

January 15, 2026
VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

January 15, 2026
“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In