• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuta sipas qejfit: Meta e shpërndan Kuvendin, Kuvendi nuk e shkarkon dot Metën!

by S M
03/03/2020 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çlirim Gjata, sekretar për Çështjet Ligjore në PD thotë se presidenti mund të shfrytëzojë hapësirat që Kushtetuta i jep për të shpërndarë Parlamentin.

Gjata: Po ti qëndrojmë strikt Kushtetutës janë tre raste kur shpërndahet parlamenti, në një prej rasteve e kërkon kryeministri. Jemi në një rast të llojit të veçantë, që nuk e përcakton Kushtetuta.

Parimisht presidenti ka të drejtë të shpërndarë parlamentin, i vetmi organ që shpërndan parlamentin është presidenti.

Por se kur, për të mos bërë abuziv mundësinë e presidentit për të shpërndarë parlamentin po kaloj në Kushtetutën e ’98. Në 2008 ndryshoi. E kam thënë që me ndryshimet e 2008 e anatemojnë shumë. Ky ka qenë gabimi i madh që u hoq një nga rastet e shpërndarjes së Parlamentit.

Kushtetuita thotë se parlamenti ka 140 deputetë është taksative, urdhëruese. Sot kemi 120 deputetë. As kushtetuese jo, Gjykatë Kushtetuese nuk ke, çfarë mund të bëhet në këtë rast? Po sikur këta 120 deputetë të vendosin të mos shkojnë as në zgjedhje?

Në këtë moment ka edhe një dispozitë që presidenti nuk mban përgjegjësi për veprimet, mund të cedojë me shpërndarjen për shkak të këtij rasti të veçantë.

Kryeministri të bën një paketë antishpifje për të mbytur shtypin e lirë, një paketë Anti KÇK në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën. Duke vënë SPAK në urdhrat e Ministrit të Brendshëm. Të gjitha këto mi gjeni në cilin vend të BE janë.

Tani kemi një ligj tjetër për pronat, do të shkosh të falesh te kryeministri për pronën tënde. Ku të përplasemi për këto ligje? Do bëjmë minishengenin me Serbinë thotë, e kupton ku jemi?

Pse kryeministri qenka në rregull me gjithë këto zullume dhe presidenti i cili i ndodhurnë një rast të veçantë, parlament me 120 deputetë,nuk paska të drejtë ta shpërndajë sakohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese?

Ndërkosa sa i takon mundësisë së shkarkimit të Presidentit nga mazhoranca, ai thotë se Meta mund të shpërndajë Kuvendin por ky i fundit nuk mund ta shkarkojë.

Madje edhe Komisionin Hetimor Parlamentar e cilëson antikushtetues.

Gjata: Nuk shkarkohet presidenti me komision ligjesh. Kushtetuta thotë se Parlamentin e shpërndan presidenti. Nuk e shkarkon Parlamenti presidentin, asnjë tagër nuk e ka askund.

Parlamenti merr vendim me 2/3 ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese hetimin dhe shkarkimin e Presidentit, hetimin dhe vendimin nëse do të shkarkohet apo jo presidenti e merr Kushtetuesja.

Komisioni Hetimor është antikushtetues. Në të gjitha rastet duhet Gjykata Kushtetuese, nuk funksionon një shtet pa Gjykatë Kushtetuese.

Next Post
Transformimi i Pazarit të Ri/ TID Tirana solli rritje me 43 % të bizneseve dhe vlerë më të lartë pronës

Transformimi i Pazarit të Ri/ TID Tirana solli rritje me 43 % të bizneseve dhe vlerë më të lartë pronës

TË FUNDIT

Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

November 3, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së!

November 3, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

November 3, 2026
Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

November 3, 2026
Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

November 3, 2026
Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!

November 3, 2026
Aksident në Tepelenë, shoferi humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga, dy të lënduar

E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një ari! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë dhe…

November 3, 2026
Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

November 3, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In