• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuta, sipas axhendës së zgjedhjeve në PD

by Mero Baze
19/11/2018 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias ka dërguar një mision fakt-mbledhës në Shqipëri, për të verifikuar ligjshmërinë e kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me aplikimin e standartit të Vetingut që përdoret për gjyqtarë e prokurorë, edhe për politikanë.

Raporti i Komisionit të Venecias mund të dalë në muajt në vazhdim, ndërsa Partia Demokratike po e përdor këtë kohë për të forcuar pozitat e grupit të Bashës brenda PD, për të lënë në hije kritikët e tij, dhe për të përgatitur skenën për spastrimet e reja brenda PD, që i takon fosileve  që kanë mbetur nga PD e vjetër.

Nën presionin e një bojkoti parlamentar të tillë, tre vjet më parë Basha shmangu hallet brenda PD, dhe në fund miratoi një ligj për dekriminalizimin e politikës, i cili është një ligj hipokrit, pasi në pamje të parë është ndër ligjet më të ashpra në botë, që shkel në thelb të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, por realisht është një ligj që mbron çdo deputet që ishte në sallë atë ditë, që u miratua ligji.

Ai është një ligj që bën të fortin me të dobëtit dhe u hap rrugën të fortëve që janë ndërkohë në politikë.

Ligji jonë i dekriminalizimit, është i vetmi ligj, i cili në ndryshimet kushtetuese të bëra për ta mbështetur atë, i heq të drejtën një kategorie qytetarësh për të votuar.

Bëhet fjalë për një kategori të dënuarish, të cilët nuk kanë të drejtë të votojnë. Në pikën 3 të nenit 45 të Kushtetutës parashikohet që ligji mund të kufizojë të drejtën për të zgjedhur, të shtetasve që vuajnë dënime me heqje lirie, çka në fakt përbën një skandal, pasi ky ligj u nis për politikanët, dhe jo për të dënuarit ordinerë.

Edhe në kohë të komunizmit, të drejtën e votës ta hiqnin me dënim plotësues, por jo me Kushtetutë. Fjala vjen, të internonin apo dëbonin, dhe të hiqnin dhe të drejtën e votës. Të drejtën e votës me Kushtetutë, e ka hequr ky ligj dhe vetëm kjo Kushtetutë, në mbështetje të këtij ligji.

Ligji që tregohet i ashpër me ata që do vijnë në politikë, bënë kujdes mos të prekë asnjë nga këta që janë në politikë, asnjë politikan si Luzlim Basha, që ka mbyllur procese gjqyësore me procedurë, asnjë ish- ministër të Brendshëm apo kryeministër që kanë vrarë protestues, asnjë politikan që ka mbyllur gjyqin me imunitet si Mediu etj, por merret me disa të burgosur që nuk duhet të votojnë, për t’u dukur i ashpër, dhe mbron çdo politikan të parlamentit shqiptar, që ka pas në atë kohë një histori kriminale.

Ky detaj në fakt i është mbajtur fshehur Komisionit të Venecias në atë kohë, pasi Kuvendi i ka çuar për interpretim Komisionit, opinionin për ligjin e dekriminalizimit, dhe jo ndryshimet kushtetuese që lidhen me ligjin e dekriminalizimt.

Ndryshimet që i janë bërë  Kushtetutës, në funksion të ligjit, janë në kundërshtim me parimet e së drejtës së votimit, e cila garantohet po nga Kushtetuta.

Dhe tani është mirë që Komisioni të shikojë dhe këtë dispozitë kushtetuese, e cila në fakt ka bërë qesharake Kushtetutën e Shqpërisë, në funksion të halleve që Lulzim Basha ka në PD dhe që përdor presionet për ndryshime kushtetuese, në funksion të axhendës së tij politike.

E njëjta gjë duhet të kihet parasysh dhe me përpjekjen e sforcuar për të krahasuar vetingun e drejtësisë me vetingun e politikës. Përveçse është një përpjekje tinzare për të bllokuar reformën në drejtësi dhe për ta dubluar punën e nesërme të SPAK apo Byrosë së Hetimit, përpjekja për t’i krahasuar dy proceset, është banale.

Vetingu i drejtësisë është i justifikuar, pasi të filtruarit nga Vetingu do shërbejnë gjithë jetën në drejtësi pa afat dhe do të kenë në duar një sistem i cili duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Politikanët nuk janë njerëz të përjetshëm, por me mandate 4- vjeçarë. Ata zgjidhen çdo katër vjet dhe mandati i tyre është i kufizuar në kohë.

Institucionet e reja që do ngrihen, si SPAK apo Byroja e Hetimit, janë të mjaftueshme për të hetuar një politikan në veprimtarinë e tij.

Produkti i parë i bojkotit të opozitës dhe përkujdesja për ta ktheyr opozitën në Kuvend me çdo çmim, në fakt ka rezultuar me një gjymtim të Kushtetutës dhe hipokrizi në raportin e politikanëve me krimin, edhe pse në dukje është një ligj i ashpër.

Bojkoti i dytë i opozitës dhe përpjekja për të gjetur një alibi të re, nuk duhet të imitojë herën e pare, që në vend që të ndëshkonin politikanët, ruajtën ata që janë, dhe në finale u kanë heq të drejtën e votës ca të burgosurëve.

Herën e parë i gjithë procesi i nxituar dhe aspak i ndershëm, u bë nga presioni që Basha ushtronte me bojkot, pasi kishte frikë Topallin, Patozin, Boden, Imamin etj.

Tani është jo serioze të gjymtojmë Kushtetutën, se Basha do të heqë Nokën, Ristanin, Palokën, dhe fosile të mbetura në PD.

Se boll jo serioz e kemi shtetin, por është tepër që dhe Kushtetutën ta vëmë në dispozicion të halleve të Lulzim Bashës brenda PD.

Tema

Next Post
Gjykatës së Lartë i ‘ngec’ kalendari në vitin 2014, zyrat kthehen në depo dosjesh

Gjykatës së Lartë i 'ngec' kalendari në vitin 2014, zyrat kthehen në depo dosjesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ambasadori amerikan: Reputacioni i Kosovës në SHBA është dëmtuar seriozisht! Imazhi më i keq në 16 muajt e fundit

Ish-ambasadori amerikan: Reputacioni i Kosovës në SHBA është dëmtuar seriozisht! Imazhi më i keq në 16 muajt e fundit

June 3, 2026
Tragjedia në Shëngjin, policia jep detaje: 2 viktima dhe 3 të rinj në kujdesin e mjekëve

Tragjedia në Shëngjin, policia jep detaje: 2 viktima dhe 3 të rinj në kujdesin e mjekëve

June 3, 2026
“I nxehtë siç nuk e kemi parë kurrë”, OKB paralajmëron për ardhjen e fenomenit Super El Nino

“I nxehtë siç nuk e kemi parë kurrë”, OKB paralajmëron për ardhjen e fenomenit Super El Nino

June 3, 2026
Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

June 3, 2026
Qytetarët mblidhen edhe në Durrës, protestë për mbrojtjen e tokave dhe zgjidhjen e problemeve

Qytetarët mblidhen edhe në Durrës, protestë për mbrojtjen e tokave dhe zgjidhjen e problemeve

June 3, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta pa Berishën, një shans për të lexuar keqqeverisjen

June 3, 2026
Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

June 3, 2026
Netanyahu: Me Trump nuk biem dakord për gjithçka, por jemi të bashkuar ndaj Iranit

Netanyahu: Me Trump nuk biem dakord për gjithçka, por jemi të bashkuar ndaj Iranit

June 3, 2026
Tragjedi! Mbyten dy të rinj te ‘Rana e Hedhun’, tre të tjerë përfundojnë në spital

Tragjedi! Mbyten dy të rinj te ‘Rana e Hedhun’, tre të tjerë përfundojnë në spital

June 3, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve Iran-SHBA, BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzimi i tensioneve Iran-SHBA, BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In