• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kushtetuesja’ vendos sot për “fatin” e Ilir Metës/ Presidenti para ‘togave të zeza’, si e shtoi presionin ditët e fundit

by Java News
01/02/2022 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë muaj pasi 104 ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë morën vendimin për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës, më në fund Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën plenare për ta shqyrtuar këtë çështje kaq të ndjeshme të politikës shqiptare.

Pas shtyrjeve të shumtë, nga ato pa argumentim tek ato se relatori ishte me COVID, sot në sallën e Gjykatës Kushtetuese, në orën 10:00 do të jepen argumentet e palëve se pse Meta duhet apo jo të jetë në krye të shtetit shqiptar.

Ditët e fundit teksa po afrohej shqyrtimi i ‘fatit’ të tij nuk ka munguar as presioni i shtuar i Presidentit ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

3 ditë më parë Meta i është drejtuar me një shkresë kryetares së Gjykatës Kushtetuese ku i ankohet për mënyrën jo profesionale sipas tij që është sjell me të. Meta kërkoi t’i vihet në dispozicion procedura e ndjekur për  çështjen e shkarkimit të tij, duke thënë se përgjigjet e mëparshme kanë qenë jo përmbajtësore. Ndërkohë që më 26 janar Meta i kërkoi Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA) hetimin disiplinor të relatores së çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, Fiona Papajorgji, por edhe anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Në argumentimin e tij ligjor, prej 17 faqësh Meta thotë se Papajorgji dhe gjyqtarët e tjerë kanë konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit lidhur me vendimin për 30 qershorin. Pas këtyre akuzave nuk dihet nëse Meta do të jetë vetë i pranishëm në seancën plenare sot, por kjo nuk e pengon zhvillimin e saj pasi ligji e thotë qartë se mungesa pa arsye nuk është shkak për ndërprerjeje.

Që Presidenti të shkarkohet, pro vendimit të Kuvendit duhet të votojnë të paktën 5 anëtarë dhe duhet patjetër të marrin pjesë në votim 6 anëtarë. Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë nga 9 që duhej të kishte gjithsej. Meta është shkarkuar nga Kuvendi më 9 qershor 2021 me argumente të tilla si shkelje të rënda të Kushtetutës, provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, shantazh ndaj drejtësisë, thirrje për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, cenim të sigurisë publike etj.

Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit. Shkarkimin e Metës, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Vendimi i Kushtetueses është një ‘e panjohur’ e madhe e skenës politike shqiptare ende, por rikthimi i Ilir Metës në gjirin e partisë që krijoi tashmë është thuajse i sigurt. Shkarkimi apo jo nga Kushtetuesja vetëm sa do t’ia afronte apo do t’ia largonte me pak muaj rikthimin Metës duke qenë se mandati i tij mbaron më 24 korrik 2022, dhe rizgjedhja as nuk shihet si mundësi.

g.kosovari

Next Post
Përfshihet nga flakët automjeti i transportit në Vlorë/ Ja dyshimet paraprake të policisë

Përfshihet nga flakët automjeti i transportit në Vlorë/ Ja dyshimet paraprake të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In