• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet e 11 majit

by E B
01/06/2026 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese është shprehur me një vendim lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur një komision hetimor për çështjen “McGonigal”.

Me shumicë votash është rrëzuar kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor.

Sakaq, Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me zgjedhjet.

NJOFTIM VENDIMMARRJEJE

Gjykata Kushtetuese, në datën 05.05.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup prej 38 deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (më shumë se një e katërta e deputetëve), me objekt: “1. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (1) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”. 2. Deklarimin e vendimit nr. 77/2025 të Kuvendit te Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special te FBI-se Charles MCGonigal””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3 Deklarimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025″”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 01.06.2026, pasi shqyrtoi pretendimet dhe prapësimet e palëve, në mënyrë të përmbledhur, konstatoi se:

1. Kërkuesi legjitimohet për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues. Kërkesa është paraqitur nga i njëjti grup deputetësh që ka kërkuar edhe ngritjen e dy komisioneve hetimore. Numri i deputetëve plotëson pragun kushtetues prej një të katërtës së numrit të deputetëve të Kuvendit sipas nenit 77 pika 2 të Kushtetutës, që kanë kompetencën për të detyruar Kuvendin në ngritjen e komisionit hetimor. Kërkesa është paraqitur në Gjykatë në datën 12.11.2025, pra brenda 6 muajve nga çasti i lindjes së konfliktit, më 30.10.2025, kur Kuvendi vendosi mosmiratimin e ngritjes së dy komisioneve hetimore në seancë plenare.

2. Në lidhje me themelin e pretendimeve, që lidhej me cenimin e të drejtës së deputetëvé për ngritjen e komisionit hetimor, Gjykata vlerësoi:

a) me shumicë votash ndonëse me linja të ndryshme arsyetimi, se kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave të krijuar nga vendimi nr. 77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal dhe shfuqizimin e këtij vendimi, si t papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk duhet pranuar, pasi nuk plotëson kriteret kushtetuese për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Gjykata nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji për të vlerësuar kriterin kushtetues “çështje e veçantë të lidhur edhe ekzistencën e indicieve të qarta, për shkak të qasjeve të ndryshme në arsyetim. sipas të cilave ky komision nuk duhej ngritur për shkaqe që lidheshin me indiciet apo parimin e ndarjes së pushteteve. Për rrjedhojë, ky kërkim bazuar në nenin 73, pika 4, 12 Ligiin Organik të Gjykatës konsiderohet i rrëzuar,

b) njëzëri, ndonëse me linja të ndryshme arsyetimi, se kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave të krijuar nga vendimi nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetir vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si dhe shfuqizimin e këtij vendimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duhet pranuar, pasi plotëson njëkohësisht kriteret kushtetuese të ngritjes së komisionit hetimor sipas nenit 77, pika 2, të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese.
Për sa më sipër, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 77 dhe 131, pika 1, shkronja “c” të Kushtetutës, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me shumicë votash, vendosi

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2. Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

3. Shfuqizimin e vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025 ^ … si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga Ligji Organik i Gjykatës dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Next Post
Seanca nis me tensione/ Shehaj nuk lejon Berishën të flasë, ndërhyn zëvendëskryeparlamentarja

Seanca nis me tensione/ Shehaj nuk lejon Berishën të flasë, ndërhyn zëvendëskryeparlamentarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com