• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja rrëzon ‘burrat e Vlorës’, kërkuan shfuqizimin e nenit që favorizon femrat

by Java News
01/02/2018 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar së fundmi një pretendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, që kërkonte shfuqizimin e një pike në ligjin “Për sigurimet shoqërore”.

Bëhet fjalë pikërisht për pikën ku vitet e studimeve u njihen si vjetërsi pune vetëm femrave për efekt pensioni pleqërie.

Kjo kërkesë duket se ka të bëjë me faktin që të përjashtuar janë meshkujt.

Konkretisht në objektin e çështjes thuhet “shfuqizimi si antikushtetues i nenit 91/4 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në pjesën ku parashikon se, vetëm femrat mund të përfitojnë periudhë sigurimi për efekt llogaritjeje pensioni për afatin e kryerjes së studimeve të shkollës së lartë, duke përjashtuar nga kjo e drejtë meshkujt”

“Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 131/1, “a” dhe  145/2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 68 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi: rrëzimin e kërkesës” thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton Monitor.

Neni për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë kërkonte shfuqizim në ligjin “Për sigurimet shoqërore” është neni 91, pika 4 që sanksionon periudhat e quajtura si periudha sigurimi.

“Periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë, me shkëputje nga puna për gruan, duke filluar nga data 1 shtator 2000 e në vazhdim, pavarësisht nga vendi se ku janë kryer studimet dhe për jo më shumë se 6 vjet, njihet periudhë sigurimi vetëm për efekt pensioni pleqërie. Në kuptim të këtij neni, viti shkollor është me 12 muaj. Në këtë rast kontributet përballohen nga Buxheti i Shtetit, në kohën kur merret vendim për caktimin e pensionit” thuhet në ligj.

Shfuqizim i nenit do të thotë që ligji duhet të trajtonte si të barabartë dhe femrat dhe meshkujt duke mos ua njohur të dyve këtë pjesë si periudhë vjetërsie ose të amendohej duke shtuar dhe grupin e meshkujve.

Por, pavarësisht pretendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, që këtë përfitim të mos e kishin vetëm femrat, ai nuk është pranuar dhe bburrave do të vazhdojnë të mos u njihen vitet e sigurimit të periudhës së shkollimit.

Next Post

Deklarata e Pacollit në Beograd po konsiderohet “si ulje topi e Prishtinës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In