• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja “ngriu” dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Manastirliu vazhdon fushatën! Takohet me banorët e..

by Os De
10/10/2025 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe KQZ ka ndërprerë përgatitjet për procesin zgjedhor më 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhon të bëjë fushatë.

Ajo është takuar sot me banorët e njësisë nr 2, me të cilët foli për çlirimin e hapësirave publike, përmirësimin e transportit publik dhe konceptin e ri urban për blloqet e banimit, që sipas saj, do të shndërrohen në modele moderne të jetesës qytetare. 

“Kemi filluar një operacion të çlirimit të hapësirave publike në qytet. Kemi arritur më shumë se 1500 pika në qytet, të cilat janë çliruar tashmë por nga ana tjetër nuk duam ta konsiderojmë këtë si një operacion në dëm të dikujt por në të mirën e përbashkët dhe kështu duhet ta konsiderojmë çdo projekt. Si ta bëjmë Tiranën më të jetueshme, si t’i bëjmë lagjet më të jetueshme, si t’i krijojmë hapësirat më të mira për fëmijët tanë që të luajnë, si t’i krijojmë hapësirat për të moshuarit që të kenë hapësira çlodhëse por nga ana tjetër dhe të harmonizojmë bashkëjetesën mes komunitetit dhe biznesit për t’ia rritur vlerën pronës edhe biznesit”. 

Duke iu referuar shqetësimi që banorët ndanë lidhur me trafikun e rënduar dhe vështirësinë me të cilën ata përballen duke përdorur transportin publik, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu tha: 

“Ka shumë për të bërë për transportin publik që ne duam që të shfrytëzohet edhe më shumë për qytetarët e Tiranës, për të lehtësuar trafikun e Tiranës që jeta jonë të bëhet edhe më e mirë. Do të kemi një koncept të ri për blloqet e banimit, duke pasur më shumë hapësirë për të ecur dhe për të krijuar më shumë gjelbërim brenda lagjeve me konceptin e super blloqeve që krijojnë mundësinë e lëvizjes së këmbësorëve, të vendeve të lojërave për fëmijët dhe gjithashtu edhe të qarkullimit i cili prioritizon ecjen në qytet”. 

Manastirliu tha se sot më shumë se kurrë Tiranës i duhet një ekip që punon me zemër, një ekip që zhvillon Tiranën me ritmin që Shqipëria po zhvillohet. 

 

Next Post
“Na kanë vrarë…”/ Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmia: Murseli më telefonoi pas ngjarjes 

“Na kanë vrarë…”/ Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmia: Murseli më telefonoi pas ngjarjes 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In