• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtetuesja ktheu Veliajn në detyrë, avokatët: Gjykata tregoi integritet maksimal

by Os De
03/11/2025 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi dekretin e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili kishte caktuar datën 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, dy avokatët, Arbër Hoxha dhe Përparim Çaça të ftuar në emisionin “Në Kohë Reale” të RTSH1 e vlerësuan atë si një hap vendimtar për mbrojtjen e Kushtetutës dhe parandalimin e precedentëve të rrezikshëm. 

Avokati Hoxha theksoi se Gjykata Kushtetuese “ka treguar integritetin e saj maksimal dhe është ngritur në lartësinë e situatës, duke kthyer legjitimitetin dhe kushtetueshmërinë. Kjo i ka prerë rrugën një precedenti të rrezikshëm: shkarkimin e të zgjedhurve vendorë vetëm për shkak të masës arrest me burg apo arrest në shtëpi” 

Ai vuri në dukje se “dekretimi i presidentit jo vetëm që është anuluar dhe pezulluar më herët, por është konstatuar si antikushtetues. Në këto kushte, z. Veliaj do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit. Duke qenë se ai mbetet në detyrë, nuk do të ketë zgjedhje në Bashkinë e Tiranës.” 

Nga ana e tij, avokati Përparim Çaça u shpreh se pikëpyetja e vetme që ai kishte ishte nëse Kushtetuesja nuk do të mund të dilte me një vendim të qartë. 

“E vetmja frikë që kisha ishte nëse Kushtetuesja nuk do të mund të dilte me një vendim të qartë, pra, nëse do të ishte 4 me 4 në vota. Ky është një precedent shumë i rëndësishëm për garancitë kushtetuese të organeve të zgjedhur të pushtetit lokal.  

Duhet të presim motivin e plotë të vendimit, por ankimi i z. Veliajt është pranuar, duke rrëzuar në thelb vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave. Sa i përket dekretit presidencial, ai ishte antikushtetues që në krye të herës – nuk ka nevojë të flasim më për të”, theksoi Çaça. 

 

 

Next Post
Urdhëroi publikimin e videove ku të burgosur palestinezë ishin përdhunuar, në pranga ish-avokatja e ushtrisë izraelite

Urdhëroi publikimin e videove ku të burgosur palestinezë ishin përdhunuar, në pranga ish-avokatja e ushtrisë izraelite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In