• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kushtetuesja’ godet Metën dhe Kryemadhin, u rrëzon padinë kundër ligjit për qeverisjen vendore! Bejtja e Xhaferllari bashkohen me Presidentin

by Adriatik Doçi
29/12/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Në 13 dhjetor 2021, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash në dhomë këshillimi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin, për të rrëzuar thelbin e ndryshimeve të bëra në vitin 2019 në ligjin për vetëqeverisjen vendore të vitit 2015. Ndryshimet në këtë ligj janë kundërshtuar fort nga Presidenti Ilir Meta, i cili e ktheu ligjin me dekret, por Kuvendi e miratoi sërish pa asnjë ndryshim. Pas Metës në lëvizje u vu partia e tij, të cilën ia ka lënë në administrim bashkëshortes, Monika Kryemadhi, e cila në 1 tetor 20121 kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e ndryshimeve.

Sipas LSI-së, me anë të neneve 3 dhe 4 të ligjit, u jepet mundësi këshillave bashkiake që të tjetërsojnë pronat dhe asetet publike, duke ua kaluar palëve private. LSI-ja mendon se dy nenet krijojnë “një gjendje paqartësie ligjore dhe mundësi për abuzim me pasoja të pariparueshme për pronën publike dhe interesin publik”. Argumentet e LSI-së janë po thuajse të njëjtat argumente të Metës, me të cilat shoqëroi kthimin e ligjit.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Vitore Tusha, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila dhe Fiona Papajorgji kanë votuar për rrëzimin e kërkesë së LSI-së, me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë argument për të provuar interesin nga pasojat e zbatimit të ligjit që kundërshton.

“…Kërkuesja nuk ka parashtruar asnjë argument për të provuar interesin e drejtpërdrejtë të saj, si dhe pasojat negative të ardhura ose të pritshme që i vijnë asaj nga zbatimi i ligjit të kundërshtuar. Gjithashtu, ajo nuk ka paraqitur argumente për cenimin e rolit të saj kushtetues në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve. Dispozitat e ligjit nr. 38/2019, objekt shqyrtimi, nuk rregullojnë dhe nuk ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat dhe funksionet kushtetuese të partive politike dhe as në veprimtarinë e kërkueses. Prandaj, Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se kërkuesja nuk e ka provuar interesin e saj të drejtpërdrejtë, të sigurt dhe vetjak për t’iu drejtuar Gjykatës”.

Bejtja dhe Xhaferllari pro Kryemadhit

Pro Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës janë pozicionuar dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, të cilat janë zgjedhur nga Ilir Meta në mënyrë të diskutueshme në këtë gjykatë. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese duhet ta kalonte çështjen në seancë plenare për gjykim, pasi LSI-ja ka argumentuar mjaftueshëm interesin e saj në lidhje me ligjin.

Bejtja dhe Xhaferllari arsyetojnë se “Duke iu kthyer çështjes konkrete, ne, gjyqtaret në pakicë, vëmë re se kërkuesja ka argumentuar mjaftueshëm interesin e saj, të parë jo vetëm si interes i anëtarëve të saj, të cilët para së gjithash janë qytetarë që mbartin interesa mbi pronën publike të cenuar nga ky ndryshim ligjor, por e ka lidhur atë edhe me interesin e zgjedhësve, të përfaqësuar prej saj, të cilët janë në numër të konsiderueshëm për të vlerësuar argumentimin e paraqitur. Për më tepër, bazuar edhe në programin e kërkueses, që sikurse trajtohet edhe nga shumica, përbën një dokument që merret në konsideratë në vlerësimin e legjitimimit, gjendet e parashikuar edhe mbrojtja e interesave shoqërorë. Në shtesë të kësaj, kërkuesja ka paraqitur edhe një argument tjetër që përfshihet në programin e saj – kontrollin e ndarjes dhe balancës së pushteteve, si një prej qëllimeve të veprimtarisë së saj. Duke mbajtur në konsideratë zhvillimet institucionale në Shqipëri në drejtim të përbërjes njëpartiake të pjesës më të madhe të këshillave bashkiakë pas zgjedhjeve vendore të vitit 2019, vlerësojmë se edhe ky argument duhet të merrej në konsideratë nga shumica për të legjitimuar kërkuesen për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së saj. Për të gjitha këto arsye, çmojmë se kërkuesja ka plotësuar detyrimin për të provuar se çështja lidhet drejtpërdrejt me qëllimet e veprimtarisë së saj”.

Në janar 2022, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim edhe vendimin e Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta. Mbetet për t’u parë nëse ky votim është një sinjal për fatin e Ilir Metës në janar. Meta shkarkohet nga detyra nëse pro vendimit të Kuvendit do të votojnë 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e padisë së LSI kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

 

Next Post
Vendimi/ Përcaktohen kriteret, si do të bëhet transferimi i policëve në administratë: Kthimi pas 3 vitesh

Vendimi/ Përcaktohen kriteret, si do të bëhet transferimi i policëve në administratë: Kthimi pas 3 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In