• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kushdo, herët a vonë, e ka një takim final me Doktorin dhe Perëndinë

by Lorenc Vangjeli
11/05/2019 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në Shqipëri, për Perëndinë e Doktorin pothuaj të gjithë kujtohen vetëm në momentin e fundit. Atëherë kur as Doktori dhe as vetë Perëndia nuk kanë shumë për të bërë. Por nëse qielli edhe e fal marrëzinë njerëzore që nuk është shumë e rrallë në viset tona, sjellja e marrë e shoqërisë shqiptare në këto tre dekada ndaj mjekëve është kriminale. Bluzat e bardha shihen si objekt urrejtjeje, si mish për cirkun e përditshëm të ndëshkimit të së keqes dhe si mbartës fundorë të saj.

Ka vite që në Shqipëri luhet një luftë e shpallur ndaj tyre, që ka një kriminalizim të skajshëm të mjekëve, të cilët konsiderohen edhe si mbartës fundorë të korrupsionit.

Një doktor që lufton për jetën mund të fitojë vetëm disa beteja, sepse në epilog të jetës, luftën e fiton gjithmonë vdekja. Kjo është kryearsyeja që gjithmonë mbi ta do të ketë pakënaqësi, dyshime dhe shpesh edhe mëri të heshtur apo dhe të dhunshme.

Duhet të jetë ndryshe!

Duhet të jetë tërësisht ndryshe!

Si rregull Doktori nuk vritet kurrë!

Doktorit i ruhet jeta edhe në luftën e vërtetë, atë me tanke, topa e avionë. Doktori mbahet rob në luftë, por nuk vritet si armik sepse vlera e profesionit të tij është më e madhe se çdo profesion tjetër pikërisht sepse ka të bëjë me jetën edhe në rastet kur luhet ruletë ruse me vdekjen.

Me një rrogë vërtet të lartë për kushtet e Shqipërisë, por të pamjaftueshme për të paguar shkollimin e tejzgjatur, specializimet e vazhdueshme dhe edukimin e pandërprerë në vite, mentaliteti sovjetik e barazitist shqiptar jua quan krim Doktorëve çdo mundësi tjetër për të garantuar të ardhura shtesë. Në të vërtetë krim është vetëm të kërkohen para në këmbim të dhënies apo refuzimit të shërbimit, por jo dhurata që afrohet e pakërkuar. Kështu ndodhte edhe në kohën e komunizmit, kur korrupsioni apo krimi ishte shtetëror dhe i sistemit dhe jo i individëve. Edhe atëherë komunistët ortodoksë mbyllnin sytë kur Doktorit i dhurohej një shportë me vezë apo një palë çorape; edhe atëherë në atë varfëri ekstreme ajo kastë e shoqërisë shqiptare jetonte më mirë sepse duhej të jetonte më mirë.

Edhe sot duhet të ndodhë kjo gjë. Askush nuk duhet të guxojë të ngrejë dorë mbi mjekun dhe askush nuk duhet t’i shohë ata si mishin që i hidhet turmës për shfaqjen e rradhës. Ndryshe nguti i ikjes së tyre në emigracion, do të shndërrohet në ankthin e atyre që duan të rrinë në atdhe.

Ka mes mjekëve edhe elementë që meritojnë përbuzjen, por kjo nuk është kurrsesi arsyeja që mjekët të shihen si pjesë e turmës së të paudhëve. Duhet luftuar ky mentalitet për njerëzit që çdo dhjetë vjet ju duhet normnalisht të rifitojnë diplomën e tyre, që ju është dashur dhe ju duhet shumë sakrificë në të përditshmen e tyre dhe që herët a vonë, njëlloj si Perëndia, të fiksojnë një takim për të folur për jetën dhe vdekjen.

Next Post
FOTO/ Gati vajza, trendi më ri i bikinit, kush do t’i provojë

FOTO/ Gati vajza, trendi më ri i bikinit, kush do t'i provojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

“Gjykimi i Hagës u bë në unison me Prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore”

September 17, 2026
Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com