• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kush votohet në 11 maj, Sali Berisha apo Donald Trump?!

by Skënder Minxhozi
14/12/2024 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kur do të mbahen zgjedhjet shqiptare? Në 11 maj është përgjigja zyrtare. Atëhere kur ka vendosur kryetari i shtetit pas konsultimit me partitë politike (minus PD që nuk denjoi të paraqitet në zyrën e Begajt). E megjithatë dikush nuk duket të jetë dakord. Pas daljes nga izolimi shtëpiak nëntëmujor Sali Berisha po ndërton një fabul sipas të cilës votimet parlamentare tek ne janë mbajtur de facto në 5 nëntor dhe ato i ka fituar…Donald Trump. Një nonsens logjik dhe kohor, quajeni si të doni, por që Berisha realisht e beson. Sipas tij zgjedhjet e majit të ardhshëm në Shqipëri janë thjesht formalitet dhe do të shërbejnë vetëm që Trump, fitimtari i nëntorit, t’ja delegojë pushtetin në vendin ballkanik Sali Berishës. Një lloj mëkëmbësi i Donaldit në këtë cep të botës, që do t’i japë fund sundimit të Ramës, Sorosit e Dumanit me duart e njeriut më të fuqishëm në botë!

Këto lloj fluturimesh mund të jenë fryt vetëm i një “të mbyturi” që kapet pas flokëve të tij. I merakosur për hallet e tij penale dhe i bindur se Trump i sheh ato si të ishin problemet e veta me drejtësinë amerikane, Berisha ka ndërtuar një skenar totalisht iluziv që lidhet me fitoren politike të Donald Trump në 5 nëntorin e shkuar dhe efeket e saj imagjinare në politikën shqiptare. Dëshëron, me fantazinë e tij, të ketë gjetur një binjak në hallet që ka!

Ai heq si pa të keq një paralele qesharake mes atij rikthimi të bujshëm dhe fatit të vet politik në zgjedhjet e ardhshme. Berisha po përpiqet të bindë bazën e tij dhe mudësisht edhe pjesën tjetër të votuesve shqiptarë, se ka një paralelizëm mes asaj që ndodhi në SHBA në nëntor dhe asaj që pritet të ndodhë në Shqipëri në maj. Një si punë teke fati, një trill kozmik nga ata që ndryshojnë rrjedhën e historisë.

E gjitha kjo është një fantazi naive që s’e beson as Flamur Noka. Historia politike e Donald Trump s’ka asnjë pikë takimi me karrierën kilometrike dhe të kalcifikuar të Sali Berishës. Janë dy botë krejt të ndryshme ajo ku jeton Doktori dhe ajo ku vepron sot presidenti i SHBA. Dy botë të cilat një politikan i konsumuar ballkanik po përpiqet t’i qepë me pe të bardhë, me shpresën se mund ta përdorë si të mundet për vete fitoren elektorale të Donaldit.

Donald Trump ka hyrë në politikën aktive amerikane në 2016, Sali Berisha është mbërthyer me vida në krye të politikës shqiptare qysh në vitin e largët 1991. Trump mori një lumë votash në zgjedhjet e fundit, Berisha nuk ka asnjë gjasë të bëjë të njëjtën gjë në majin e ardhshëm. Në zgjedhjet e fundit lokale, bashkë me Ilir Metën, ai mori vetëm 7 nga 61 bashkitë në garë!

E megjithatë Doktori dëshëron shumë t’i besojë intuitës së tij se diçka po ndodh. Ose të paktën të bindë ata që ka rrotull se është vërtetë kështu. Po ta shohësh atë që bën këto ditë Berisha, vëren pa vështirësi se ai po përpiqet të ndërtojë një fabul të madhe rikthimi dhe suksesi, duke e shitur publikisht ndryshimin e masës së arrestit shtëpiak si një dalje në liri të plotë dhe fitore mbi akuzat që i rëndojnë mbi shpinë.

Këtë dalje procedurale nga izolimi (në pritje të gjykimit) po përpiqet ta shesë si një rikthim të fuqishëm të opozitës në skenën politike dhe si një sukses të parashkruar në udhën drejt zgjedhjeve të 11 majit. Ka mbledhur edhe disa deklarata partish të djathta evropiane, duke i shitur edhe ato si fundin e izolimit ndërkombëtar të PD, paçka se dështoi pak ditë më parë të ndryshojë pozicionin britanik në lidhje me statusin e tij non grata!

Berisha ka mbledhur çfarë i ka dalë përpara për të ndërtuar një histori suksesi personale në prag të zgjedhjeve parlamentare të majit. Me autosugjestionin karakteristik, ku ai e fut rregullisht veten sa herë është në vështirësi, Doktori planifikon dhe beson se Trump ka qenë një dhuratë e papritur nga fati që do ta nxjerrë nga mizerja politike ku ndodhet. Ai shpreson se Trump, Rubio e të tjerët do të kenë gjatë vitit të ardhshëm një mllef të ngjashëm ndaj Altin Dumanit, me inatin që kishin dhe kanë ndaj prokurorit Jack Smith që kërkoi burgosjen e presidentit të zgjedhur amerikan. Harron një detaj të vogël: mandati i parë i Donald Trumpit konsumohej teksa në Tiranë ngrihej së pari Çadra e opozitës dhe dy vjet më vonë ndodhte kriza e mandateve të djegura. Në të dyja rastet pushtetit të Ed Ramës nuk i lëvizi asnjë presje dhjetore!

Pasi ka ushqyer veten me urrejtje patologjike ndaj Sorosit dhe administratës demokrate në Uashington Berisha shpreson se ndërrimi i kuajve të pushtetit në Amerikë do të flasë më në fund në favor të tij. Doktori duket se po fillon realisht të besojë se do të vijë në pushtet jo me votën e 11 majit në Tiranë, Shkodër e Ersekë, por me inercinë e votës së 5 nëntorit të hedhur nëntë mijë kilometra larg Shqipërisë. Një fabul që fut ujë nga të gjitha anët, po mos harroni se kemi të bëjmë me një politikan që ka qenë i mbyllur nëntë muaj në rrugicën klaustrofobike të lirisë. Si i tillë i falet edhe fantazia e shfrenuar…

Next Post
Moti i keq në Durrës e Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

Moti i keq në Durrës e Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Bukur ke thënë Minxhoz.
    Çfarë po ndodh tek ne, dhe çfarë po ndodh me Opozitën dhe Sali Berishën në veçanti, është sa tragjike ashtu edhe komike, me ngjashmëri fantazie të një moshe para adoleshnte.
    Duke e përmbledhur pak shqiptarçe, këtë punën e fitores së Trampit me “fitoren” e pritshme të Saliut, do ti shkonte për shtat sarkazma tallëse alegorike që “KUSH QI, E KUSH BËN AH e AH”…..
    Të tjerat janë pordhë ngafrika e që i paraprijnë paraburgimit…..

    Reply
  2. PRoShi says:
    1 year ago

    Berisha i ngjet strucit; që kur ndjen rrezikun fut kokën në rërë . Lere të gëzohet. Hajvani!

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com