• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush thotë paqe, shkon në burg

by Enver Robelli
06/02/2018 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli*

Është luftë dhe askush nuk guxon të kundërshtojë. Kryetari turk Rexhep Taip Erdoan po e shfrytëzon ofensivën e ushtrisë së tij në Siri për t’i larë hesapet me kundërshtarët e brendshëm politikë. Një thirrje për paqe në Turqi ndërkohë konsiderohet «propagandë për terror». Kush bën apele të tilla në mediat sociale, përcillet nga policia me pranga në duar. Gjatë fundjavës këtë e provoi Ali Erol. Ky aktivist i të drejtave të njeriut e kishte penguar mobilizimin patriotik, duke e përmendur në Twitter shkresën «Jo luftës, paqe tani» të Shoqatës së Mjekëve të Turqisë.  Bashkë me Erol, i cili ka themeluar organizatën më të madhe turke të komunitetit LGTBI, u arrestuan edhe 12 njerëz të tjerë, mes tyre edhe një aktiviste e partisë prokurde HDP.

Që nga fillimi i sulmeve të trupave turke kundër territoreve kurdë në Siri para dy javësh Ministria e Brendshme e Erdoanit ka arrestuar 573 persona, siç u bë e ditur të hënën. Shumica akuzohen në mënyrë paushalle se po përkrahin «terroristët» kurdë në rajonin Afrin të Sirisë veriore.

«Një bandë skllevërish»

Viktima më prominente e valës së re të represionit është Rashit Tykel. Ky mjek jep mësim në Universitetin e Stambollit dhe udhëheq qe dy vite Shoqatën e Mjekëve të Turqisë (TBB), një sindikatë me mbi 80 mijë anëtarë. Tykel dhe udhëheqës të tjerë të shoqatës publikuan një deklaratë, në të cilën tërhoqën vëmendjen se intervenimi ushtarak turk në Siri mund të ketë pasoja fizike, psikike, sociale dhe ekologjike.

Menjëherë ata u përballën me zemërimin e Erdoanit. Këta mjekë, tha Erdoan, na qenkan «shërbëtorë të imperializmit», «dashnorë të terroristëve», një «bandë skllevërish» dhe «nuk janë intelektualë». Pastaj drejtësia super e pavarur e Erdoanit u bë aktive dhe i futi në burg Rashit Tykelin dhe kolegët e tij. Ata po akuzohen për «propagandë për një organizatë terroriste dhe provokim të opinionit publik».

Domethënë mjafton të tërheqësh vëmendjen mbi «problemet e pariparueshme» që sjellë lufta, siç kanë bërë mjekët turq, dhe do të gjendesh në shënjestër të autoriteteve. «Çdokush që kundërshton operacionin në Afrin përkrahë terroristët», tha ministri i Jashtëm Mevlyt Çausholu.

Mjekët kryengritës janë qëmoti halë në sytë e Erdoanit. Pas dështimit të puçit në korrik 2016 Shoqata e Mjekëve kishte kritikuar largimet arbitrare nga puna të personelit mjekësor dhe mbylljen e spitaleve, të cilat konsideroheshin dorë e zgjatur e lëvizjes arismore dhe fetare të Fetullah Gylenit. Ndërkohë gati 6000 shkencëtarë janë e përjashtuar nga puna, 15 universitete private janë mbyllur.

Gjithkund vetëm puçistë dhe përkrahës terrori

Që para puçit Erdoani ishte nevrikosur me nismën «Akademikët për Paqe». Atëbotë më shumë se 1000 shkencëtarë kërkuan t’i jepet fund luftimeve kundër kryengritësve kurdë në juglindje të Turqisë- Që nga tetori 2016 kryetari autokrat mund t’i emërojë rektorët me dekret. Bartësit e sistemit sekular arsimor po largohen nga puna, përkrahësit e partisë AKP të Erdoanit po marrin poste me ndikim në universitete. Për shumë shkencëtarë mbetet vetëm një rrugëdalje për t’i shpëtuar represionit: ekzili.

Një vit e gjysmë pas përpjekjes për puç Erdoani dhe vartësit e tij gati gjithkund në shoqërinë turke shohin puçistë, terroristë dhe përkrahës terrori. Ata thonë se aparati shtetëror duhet të spastrohet nga tradhtarët. Fushata nuk drejtohet vetëm kundër rivalëve politike dhe kritikëve në administratën shtetërore.

Javën që shkoi u burgos drejtori i Fondacionit islamik Furkan, Alparslan Kytul. Faji i tij: ai e kishte quajtur të ashtuquajturin «Operacioni Dega e Ullirit» kundër kurdëve në Siri një «shfaqje teatrale» të qeverisë. Kytul konsiderohet provokator islamist, i cili hedh poshtë të gjitha civilizimet – përveç atij islamik. Por edhe për njerëz të tillë Erdoani, i cili shfaqet si bajraktari i botës islamike, nuk ka mëshirë, kur ata kritikojnë fushatën e tij në Siri. Fakti se në Turqinë e Erdoanit ende janë në burg 150 gazetarë, nga shtetet perëndimore po pranohet pothuaj në heshtje.

* Tages-Anzeiger, Zürich

Next Post
“Ylli apo Petriti e liroi vrasësin?” Qytetari sulmon Kryemadhin

"Ti do kujdesesh për ne nga aty ku je motra ime", ngushëllimi i Kryemadhit për ndarjen nga jeta të Luzhiana Abazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

December 18, 2025
“Sa më i pasur të jetë kandidati, aq më shumë shanse ka të bëjë fushatë të mirë”, Petro Koçi zbulon pse s’u fut në garë

Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

December 18, 2025
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Të rriten kërkimet për marihuanën në..

December 18, 2025
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In