• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush rreh gruan në sy të fëmijëve do dënohet sa një anëtar bande të armatosur/ Ndryshime në Kodin Penal

by Java News
04/03/2020 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e Kryetarëve ka përfshirë në axhendën e Kuvendit projektligjin për ndëshkimin deri në 10 vite burg të burrave që dhunojnë apo u bëjnë presion psikologjik gruas, anëtarëve të tjerë të familjes, ish-bashkëshortes, bashkëjetueses, ish bashkëjetueses, personave të afërt apo në lidhje krushqie, të dashurës apo një personi që kanë pasur më parë lidhje intime.

Nisma ndryshon Kodin Penal dhe është propozuar nga dy deputetet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni, për t’iu përgjigjur situatës emergjente të dhunës dhe vrasjes së grave nga burrat. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar axhendën e punës së Kuvendit për periudhën 2 mars – 17 prill 2020, duke përfshirë edhe propozimin në fjalë. Nisma ligjore do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve për t’u miratuar më pas në Kuvend.

Me miratimin e këtyre ndryshimeve, burrat që rrahin gruan në sy të fëmijëve si dhe burrat që ushtrojnë dhunë në mënyrë të përsëritur do të dënohen më shumë se sa një anëtar i një organizate kriminale apo se sa një drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. Ata rrezikojnë të dënohen aq sa dënohet një anëtar i një bande të armatosur. Ndryshimet parashikojnë që kushdo që ushtron dhunë në familje në sy të fëmijëve do të dënohet nga dy deri në 10 vjet burgim.

Ndërkaq, pjesëmarrja në një organizatë kriminale apo krijimi i një grupi të strukturuar kriminal dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet. Ndërsa pjesëmarrja në bandën e armatosur, sipas nenit 234/b të Kodit Penal, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Një dënim të tillë maksimal rrezikon jo vetëm personi që ushtron dhunë në familje në sy të fëmijëve, por edhe personat, kryesisht burrat, që janë ndëshkuar më parë për dhunë në familje, pra që janë përsëritës. I njëjti ndëshkim parashikohet edhe për dhunën seksuale dhe psiko emocionale. Ndërsa, personat që ushtrojnë dhunë për herë të parë do të dënohen nga një deri në pesë vjet. Nisma ndryshon nenin 130/a të Kodi Penal. Kodi në fuqi nuk vendoste një kufi minimal dënimi për dhunuesit në familje, duke krijuar hapësira për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Next Post
Si u themelua tregu i edukimit, rilançim i reformës në Arsimin e Lartë

Pse u arrestua botuesi Henri Çili? Avokati Visha sqaron “prapaskenat” e procesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In