• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse u arrestua botuesi Henri Çili? Avokati Visha sqaron “prapaskenat” e procesit

by Java News
04/03/2020 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha, hodhi akuza të forta ndaj policisë dhe prokurorisë shqiptare, teksa tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se arrestimi dhe mbajtja në burg rreth 49 orë i Henri Çilit dhe dy juristëve ishte një veprim i dhunshëm i kufizimit ekstrem të lirisë.

Duke sqaruar arsyet pse, sipas tij, akuzat e ngritura ndaj botuesit dhe analistit Henri Çili janë të pabaza dhe nuk mund të qëndrojnë bashkë, avokati Visha deklaroi se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Përmetit, ndërsa shtoi se Prokuroria e Përmetit nuk kishte atribut të shqyrtonte këtë çështje.

Intervista:

Cili është mendimi juaj, sa e rëndë është akuza që ngrihet mbi Henri Çilin?

Nuk është një akuzë, janë katër dhe nuk është si të thuash një tërësi akuzash që bien mbi Cilin, mbi dy juristë të mirë që punonin në EUT dhe të tjerë subjekte, por është dhe një veprim i dhunshëm i kufizimit ekstrem të lirisë, nga ana e autoriteteve policore shqiptare, që prodhoi rreth 48 orë burg në mënyrë të padrejtë, të paktën sa u përpoq të justifikohej masa e kërkuar nga Prokuroria.

Pse ndodhi ky arrestim?
Mbi të jemi në gjendje të vlerësojmë dy momente, të paktën të hedhura dritë, më e para është konferenca e shtypit e realizuar nga drejtori i Policisë së Shtetit me dy vartësit e tij, dhe e dyta është seanca që u bë në Prokurorinë e Përmetit. Konferenca e Ardi Veliut, kam vërejtjet e mia si për formën dhe për përmbajtjen e saj, për fjalët që u thanë. Mbyllet konferenca me fjalën e drejtorit Ardi Veliun, që falënderon për profesionalizimin publikisht prokurorin, një qëndrim tërësisht amator. Pra s’mund ta falënderojë. Nuk mund të vlerësohet për aftësi ai që është superior para teje, nuk ka sens. E gjithë kauzi pastaj, në momentin e dytë, në seancën e Përmetit, u shit si një punë e kësaj prokurorie. Mbi të dy këto momente, tabloja që u shfaq mediatikisht, nuk ishte e vërteta, kishte deformime, si te konferenca për shtyp e drejtorit të Policisë, edhe te qëndrimet e prokurorit në seancë.

Deformime që qëndrojnë në çdo vlerësim logjik të asaj që u shkrua dhe u fol. Ndaj tyre mbarte në letra katër akuza, që nuk mund të ekzistojnë së bashku. Veçanërisht mashtrimi dhe ndikimi i paligjshëm, në thelb pretendohej se është provuar përpjekja dhe ndërhyrja në autoritete të larta gjyqësore për të realizuar përmbysje të karakterit vendimmarrës për dy procese gjyqësore me vendime të rënda të Kodit Penal. Dhe kjo përpjekje qenka realizuar nga kërkim që familjarë të subjekte të burgosura kanë kërkuar nga studio ligjore, ku drejton si pronar Henri Çili me 75% të aksioneve dhe ku punojnë dy juristët, që të bëhet kjo ndërhyrje dhe është premtuar që të realizohet ndërhyrja.

Nuk mund të qëndrojë dhe mashtrim dhe ndikimi i paligjshëm. O ka mashtrim dhe të gjithë këta shtetas që janë proceduar kanë gënjyer, ose ka premtim të mbajtjes së fjalës dhe kanë realizuar ndikim të paligjshëm. Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë dhe që këtu ka një thyerje të karakterit logjik. Ndikimi i paligjshëm, që mbetet si më i realizueshëm, është tërësisht i paatribueshëm si akt i një avokati. Një avokat nuk mundet të ketë një ndikim të paligjshëm, sepse nuk ka si potencial ndëshkimi të ndikuarin, përveçse kur ka marrëdhënie parash, që kthehet në kauzën e korrupsionit. Kjo duhet kuptuar thelbësisht nga autoriteti i procedurës dhe policor, që vepron. Ajo nuk është kuptuar siç duhet nga autoriteti i procedurës, që i atribuoi në mënyrë të paqartë.

Si për mashtrimin, si për ndikimin e paligjshëm, ky prokuror nuk ka pasur tagër të veprimit. Mbi mashtrimin, ku pretendohen shtetas jo të Përmetit, si të interesuar dhe veprim i realizuar në Tiranë, Prokuroria e Përmetit nuk ka juridiksion territorial. Mbi ndikimin e paligjshëm, për shkak të llojit të veprës, nuk ka juridiksion lëndor e njëjta prokurori. Pra, nuk mundej dot të ecte kjo çështje, që prej dhjetorit të 2019, kur u krijua SPAK. Ky është moment po kaq joligjor, që tregon mungesë të karakterit profesional të ndjekjes së çështjes, që na bën të mos besojmë konkluzionin e autoritetit të procedurës.

Do duhej që në momentin që prokurori që gjykon, që akti që po heton nuk është në kompetencë të tij lëndore, do duhej të çonte aktet në SPAK. Çështjen, edhe me kërkesë tonën, e ka marrë SPAK. Është shumë e rëndë që masakrohet nga pikëpamja e kufizimit të lirisë një individë, dy individë, që nuk e meritojnë, e për më tepër ky veprim ka zero mundësi për t’u kompensuar nga pikëpamja e imazhit dhe vijimësisë së karrierës.

Linja e mbrojtjes është…
Gjithçka është një sajesë mediatike, e gjitha është e karakterit mediatik. Nuk mundet dot të formëzohet e provohet kjo gjë. Të dyja kauzet po shqyrtohen në Gjykatën e Lartë, që është inekzistente. Veprimi i Cilit dhe juristëve është i ligjshëm. Cili ka krijuar një studio të karakterit ligjor, ku pretendon se kauze për çmuarjen profesionale të mund të ringjallen për të mundur të gjetur të drejtën. Kjo ndodh në gjithë botën, pra kudo ka studio të tilla, që marrin përsipër të bëjnë atë që është më e vështira, të përmbysin çështje të caktuara, nga pikëpamja e provave të reja. Mbi këtë profesionalizëm të ndërtuar ka interes dhe marrëdhënie me të dy kazuset nga Cili, në cilësinë e avokatit, që është 75% pronar i kësaj studioje. Nuk ka kufizim ligjor, nuk ka aspak shkelje të karakterit ligjor të Henri Cilit në këtë zhvillim të ri të karakterit të biznesit si drejtues i një studio juridike.

Shumë e rëndë është me juristin Ilir Korbi, t’i atribuohet si mjet i kryerjes së krimit një avokati, është e papranueshme në çdo shoqëri, që kërkon të ndërtojë veten mbi baza demokratike. Përveçse një rekursi, marrjes së një akti në gjykatë, asgjë tjetër nuk i atribuohet avokatit Korbi.
Kjo është tërësisht e palogjikshme dhe mbi këtë ne ndërtuam mbrojtjen e rastit.

Biseda e përgjuar përbën shqetësim, do kemi zhvillime?

Natyrisht që përbën shqetësim gjithçka që vjen kundër nesh. Por, asnjë provë, asnjë transkript, asnjë bisedë e përgjuar, nuk prodhon një gjë të tillë. Gjykata e Lartë është inekzistente, të dy kazuset janë në këtë gjykatë. Subjektit nuk i intereson shpejtësia e gjykimit, por përmbysja e dënimit me burgim të përjetshëm. Ky fakt nuk mundet të të provojë një ndërhyrje të menjëhershme ndaj askushit, sepse askushi është sot Gjykata e Lartë, ndaj nuk mund të ketë ndikim.

Nga doli gjithë kjo?

E ka për detyrë Autoriteti i Procedurës ta shpjegojë, ata kanë hetuar, kanë shkruar dhe keqshkruar. Unë ju siguroj se nuk na është paraqitur në gjyq asnjë provë nga Prokuroria, paçka se na është penguar të interpretojmë mbi atë që na është paraqitur.

Në ç’pikë është kjo çështje tani?

Jemi me një gjysmë fitore të korrur në Gjykatën e Përmetit. Detyrim paraqitje ka për Henri Cilin, që është masa minimale, por që me të nuk jemi dakord, ndërsa për juristin ka “arrest shtëpie”, që është e papranueshme. Ne do bëjmë ankim, i cili do të shkojë në vrimë të zezë, për sa kohë aktet do të kalojnë në SPAK.

Next Post
Kush nuk përfiton nga amnistia fiskale? Denaj: Burimi i parasë ”cash” në ekonomi do kalojë në filtra

Kush nuk përfiton nga amnistia fiskale? Denaj: Burimi i parasë ”cash” në ekonomi do kalojë në filtra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com