• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush po ua sheh hajrin fushatave?

by A R
28/01/2021 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushatat zgjedhore ndër vite kanë ndihmuar që paga e mësimdhënësve të shënojë rritje, edhe pse ky premtim nuk është realizuar çdo herë, thotë Lutfi Mani, nënkryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

“Premtime në fushata zakonisht ka. Të gjitha ato premtime janë skenarë që përdoren në politikë, por ne jemi munduar që ato që janë nënshkruar me partnerët tanë, të jetësohen dhe në një formë, vetëm ia kemi dalë që premtimet që janë dhënë, edhe të realizohen, ashtu si janë thënë”, thotë Mani.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008 e deri më tash, asnjë prej legjislaturave të zgjedhura nuk ka arritur të përfundojë mandatin e plotë prej 4 vjetësh, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Fushata të shumta zgjedhore, thotë Mani, janë përcjellë përveç premtimeve për rritje pagave, edhe me premtime për përmirësim të kushteve të punës për mësimdhënësit.

Sipas tij, kushtet e punës si dhe gjendja sociale dhe ekonomike e mësimdhënësve, janë përmirësuar ndër vite.

“Besoj që në bazë të punës që është bërë, mësimdhënësit sot janë në një gjendje më të mirë dhe do të jenë në një gjendje edhe më të mirë me nënshkrimin e Kontratës kolektive”, thotë ai.

Premtime për vota

Megjithatë, për Mentor Hajrizin, mësimdhënës në shkollon fillore “Hilmi Rakovica” premtimet e dhëna në fushatat parazgjedhore nga partitë politike për mësimdhënësit nuk janë realizuar.

“Ne mendojmë kjo që bëjnë në fushata politikanët tanë, është vetëm një lojë e tyre dhe e cila bëhet për përfitime të tyre në fakt për të marrë vota. Unë, personalisht nuk kam ndonjë përfitim”, thotë Hajrizi.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, thotë për Radion Evropa e Lirë se për t’iu ikur premtimeve të subjekteve politike që për qëllim kanë marrjen e votave, në këtë fushatë kanë ndërprerë çdo takim me krerët e subjekteve politike.

“Kemi premtime të shpeshta, jam i zhgënjyer me këto premtime, kam të drejtë të them që nuk është realizuar asnjë kërkesë nacionale për sindikatën, duke marrë për bazë marrëveshjen kolektive nacionale, duke marrë për bazë pagën minimale si dhe sigurimet shëndetësore, as njëra nga këto nuk është realizuar, nuk është vënë nënshkrimi nga asnjë kryeministër”, thotë Ajdini.

Ngritje e pagave në fushatë

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2010, në atë kohë qeveria në dorëheqje në krye me ish-kryeministër Hashim Thaçin, kishte marrë vendim për ngritje pagave për disa kategori që paguhen nga buxheti i Kosovës, ku hynin edhe arsimtarët.

Nga 216 euro sa ishte paga bazë për arsimin parashkollor para vitit 2010, kjo pagë ka shënuar rritje ndër vite.

Aktualisht, mësimdhënësit e këtij niveli pagën bazë e marrin në vlerë prej 421 eurosh.

Ndërkaq, paga bazë në arsimin e mesëm të lartë para vitit 2010 ishte 235 euro, aktualisht kjo pagë ka arritur të jetë 458.25 euro, sipas të dhënave të Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë.

Brenda kësaj periudhe dhjetë vjeçare pagat janë rritur tri herë.

Edhe gjatë kësaj periudhe parazgjedhore, vijnë premtimet dhe vendimet e reja.

Më 22 janar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka nënshkruar me përfaqësuesit e SBASHK-ut kontratën kolektive për arsim.

Kjo kontratë saktëson të gjitha aspektet kryesore lidhur me themelimin e marrëdhënies së punës, avancimin, kriteret e punësimit, mënyrën e funksionimit, të drejtat e mësimdhënësve, saktësimin për kohën e punës dhe çështje të tjera me rëndësi, që derivojnë edhe nga Ligji i punës.

Kryeministri në detyrë, Hoti, me përfaqësuesit e SBASHK-ut po ashtu janë pajtuar që të punësuarve në arsimin parauniversitar t’u paguhet paga e 13-të, duke filluar nga vitit 2023, bazuar në performancën e tyre.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjektet politike do t’i kenë 10 ditë për fushatë zgjedhore, nga data 3 shkurt e deri më 12 shkurt./REL

/a.r

Next Post
Gjin Gjoni kandidat i PD? Kim: Paralajmërim! Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi për emrat! Mos i fyeni votuesit

"Hera e parë që e them në publik", Kim: Kemi diçka me shumë rëndësi këtë vit për mbrojtjen në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In