• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hera e parë që e them në publik”, Kim: Kemi diçka me shumë rëndësi këtë vit për mbrojtjen në Shqipëri

by A R
28/01/2021 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 u rrëfye pas një viti në detyrë.

Ajo u shpreh se ka qënë nder i jetës së saj të jetë ambasadore e SHBA në Shqipëri, ndërsa cilëson si momentin më të bukur udhëtimet e saj nëpër Shqipëri, ku ka takuar shqiptarët e zakonshëm.

Zonja Kim u shpreh se në Shqipëri janë tri prioritetet kryesore që SHBA ka: demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Ajo shtoi se këtë vit SHBA ka dicka të rëndësishme për raportet me Shqipërinë. Bëhet fjalë për stërvitjen Defender21 që lidhet me vëmendjen e Amerikës ndaj sistemit mbrojtës të Shqipërisë dhe më gjerë.

Sokol Balla: Mirëmbrëma dhe mirësevini në Real Story. Një vit më parë, në Tiranë, në Presidencë, dorëzoi kredencialet e saj të cilat sigurisht u pranuan, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim. Ka qenë një vit i rëndësishëm viti 2020, një vit i rëndësishëm për Shqipërinë por edhe një vit i rendësishëm për vetë Shtetet e Bashkuara, dhe në këtë njëvjetor, unë kam kënaqësinë të kem Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Znj. Yuri Kim, të ftuar përsëri në Real Story, këtë radhë në studio. Zonja Kim, mirëmbrëma dhe faleminderit që jeni sonte këtu me mua.

Ambasadorja Kim: Faleminderit, Sokol. Jam shumë e kënaqur që jam përsëri me ju.

Sokol Balla: Është kënaqësi gjithnjë të flasësh me ju, jashtë kameras dhe në kamera. Saktësisht një vit sot në Tiranë. Ç’kuptim ka pasur ky vit për ju personalisht?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka qenë nderi i jetës sime që kam mundur të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë dhe për mua personalisht, ka qenë kënaqësi të jem këtu. Duhet të them që megjithë kufizimet e imponuara nga koronavirusi, prapë kam pasur mundësi të udhëtoj pak. Mendoj pjesa më e mirë ka qenë mundësia që të takoj shqiptarë të zakonshëm kudo ku kam shkuar, edhe duke ecur në park në Tiranë apo shëtitja pas zonave të banuara, ka qenë e mrekullueshme.

Sokol Balla: Këtë vit ju desh të merreshit edhe me shqiptarë jo të zakonshëm, të paktën situate jo normale në Shqipëri; erdhët këtu kur kishim një krizë të thellë politike dhe në fakt, janarin e kaluar, diçka filloi të ndryshonte, me një lloj marrëveshjeje mes partive dhe pastaj erdhi marrëveshja e qershorit, ku roli juaj ishte i dukshëm. Mbaj mend që tundët marrëveshjen, duke i bërë thirrje Z. Luli Basha të vinte ta nënshkruante. Pra ka qenë vit i suksesshëm për ju, supozoj?

Ambasadorja Kim: Mendoj ka qenë një vit plot ngjarje për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe mendoj se jemi të kënaqur që mundëm të kishim një rol mbështetës por merita, nëse ka meritë, i shkon popullit dhe udhëheqësve shqiptarë. Mendoj se në shumë mënyra, prodhuan rezultate. Puna nuk ka mbaruar ende, por mendoj është shumë e qartë që udhëheqësit morën angazhime përpara meje, SHBA, popullit shqiptar, dhe prodhuan rezultate. Për shembull, vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale, tani është funksionale. Nuk është ende e përsosur, por funksionale, një hap madhor përpara për reformën në drejtësi. Së dyti, SPAK tani është funksional. Nuk po lëviz aq shpejt sa mendoj do shpresonin njerëzit, por po lëviz dhe mendoj është diçka e rëndësishme. Së treti, BKH është institucionalizuar, inspektorët janë marrë në punë dhe mendoj gjërat do fillojnë të lëvizin. Dhe nuk janë vetëm këto. Siç jua kam thënë, për mua, në Shqipëri kemi tri prioritete: demokraci, mbrojtje dhe biznes. Fola për pjesën e demokracisë. Për mbrojtjen, këtë vit do të kemi diçka me shumë rëndësi dhe jam e kënaqur t’ju flas pak më shumë për të. Është hera e parë që e përmend në publik, por do të kemi atë që e quajmë stërvitjen ushtarake Defender 21. Do të jetë një stërvitje e drejtuar nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme, 30 mijë trupa. Do të jenë ndoshta 6 mijë trupa që do të kalojnë nëpër Shqipëri në maj dhe qershor dhe javën e ardhshme, Zv. Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Afrikën do të jetë këtu për të informuar udhëheqësit e vendet dhe publikun se çfarë është kjo stërvitje. Pra, shumë domethënëse. Së treti, për biznesin, ju kujtohet vjet, më 3 tetor, nënshkruan një Memorandum historik dypalësh për Bashkëpunimin Ekonomik. Dhe nuk janë vetëm fjalë. Brenda një ore, aty në vend, Bechtel – një kompani kryesore amerikane në botë – nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Qeverinë Shqiptare për të parë se ç’mund të bëjmë për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës. Pra, këta janë tregues shumë të mirë dhe jam e emocionuar për çfarë do të bëjmë në vitin 2021.

Sokol Balla: Pra, Amerika u kthye?

Ambasadorja Kim: Nuk do të thoja Amerika u kthye, gjithnjë kemi qenë këtu.

Next Post
Djemtë “çmendeshin” për të për sa kohë ishte bionde, por më pas…

Djemtë “çmendeshin” për të për sa kohë ishte bionde, por më pas...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In