• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kush peshkon në llum, nuk duhet të ankohet për fatin e grepit

by Lorenc Vangjeli
20/10/2019 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Rrjetet sociale e masakruan barbarisht një deputete të parlamentit shqiptar. Gruaja e re, bionde e kuruar siç do të kishte bërë dhe një brune në vend të saj, e dalë nga listat e Partisë Demokratike e kishte pothuaj të pamundur të lexonte normalisht tekstin  fjalimit të saj. Gabonte fjalët në shqiptim dhe dukej qartë dhe se nuk ishte e familjarizuar me kuptimin e tyre. Por ky nuk është faji I saj dhe gjithë kritikët që e quanin atë si bionde barsaletash, në thelb gabonin kur e konsideronin qesharake. Ajo thjesht nuk ndodhej në vendin e duhur. Njëlloj si një grua që shkon me fustan balloje për të bërë plazh, njëlloj si një burrë që shkon me kominoshe bojaxhiu në një ballo politike. Sa kohë qëndronte e heshtur, gruaja e parlamentit do të mund të komentohej për të krehurën, të veshurën, ecjen drejt sallës së seancave plenare dhe askush nuk do të kujtohej për teknologjinë e pabesueshme që kryetarët e partive, në këtë rast Basha I PD-së, kanë për të zgjedhur njerëzit e listave të tyre. Dhe askush nuk do të guxonte të quante qesharake zonjën që nuk dinte të lexonte, por do të vazhdonte të merte seriozisht bashën që e kishte zgjedhur. Kjo anë komike e çështjes nuk ka nisur sot. Ana tjetër dramatike ka kohë që ëhstë shfaqur gjithashtu. Pak vite më parë, në një moment ngërçi të politikës shqiptare, një konsensus tripolar mes palëve, i dha jetë një qëndrimi kontraversial politik, të njohur si ligji i dekriminalizimit. Një ligj i egër, i ashpër dhe ekstrem përtej ekstremit, por që në ato moment ishte ndoshta edhe përgjigja e vetme e mundshme. Një përgjigje që më shumë se ndaj realitetit konkret, ishte një reagim ekstrem në perceptimin për kriminalizmimin e politikës. Edhe pse më pas gjykata kushtetuese e klasifikoi ligjin si në përputhje me dokumentin themelor të shtetit, e drejta universale e njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është shkelur nga ligjvënësit shqiptarë. Madje edhe nga ata që do të bëheshin viktima të këtij akti politik dhe që e votuan edhe vetë.

Ai ligj dëshmoi atëherë dhe ulërin edhe sot pafuqinë morale të shoqërisë shqiptare për të detyruar tre – katër individë në Shqipëri – kryetarët e partive – që të mos peshkojnë në llum dhe të mos promovojnë individë me rekorde kriminale. Që të mos ftojnë në skenë individë që kanë marë diplomën e universitetit përpara se të mbarojnë shkollën e mesme. Ligji u duk se zgjidhi anën praktike të problemit, por duke qenë I përciptë dhe sipërfaqësor, duke qenë mjet për të kaluar lumin dhe jo moral I vetëdijshëm, ai ka dëshmuar vetëm njërën anë e medaljes. Duke tentuar të bëjnë diçka mirë atëherë, është bërë shumë keq e gjitha. Sot, për shkak të ligjit, politika e gjykon të shkuarën e individit me syzet e interesit të ditës. Ajo I citon si dëshmi nga Bibla apo Kur’hani vendimet e gjykatave të huaja, greke e italiane kryesisht. E pra, thjesht nuk është kështu. Shqiptarët e viteve 90-të, brezi i parë i emigrantëve që u katapultuan në një botë të huaj, papritur panë botën jo nga ekrani bardh e zi i RAI-t apo nga  “njishi i sllavit”, por me sytë e tyre dhe me ngjyra.

Coca-Cola dhe Marlboro, simbolet të Perëndimit në psikologjinë e shqiptarit të kohës, por shpesh edhe ushqimi i përditshëm, ishte vetëm një xham vitrine larg. Dhe nuk dukej mëkat i madh për ta thyer atë.

Të mësuar me sapunin e zi të Rrogozhinës dhe seksin me miza që shihnin tek Electric Blue, vajzat e Perëndimit, të spërkatura me parfum dhe të qeshura për mirësjellje, ata i shihnin si ftesa për shkepje. Dhe ishin të bindur se ishte burrëri edhe ta rrihnin viktimën e kulturës së tyre të ndryshme, ndërkohë që shfrynin tensionin e tyre mbi to.

Të tjerë shqiptarë, i hynë rrugës së krimit për motive nga më të ndryshmet, por nuk bëhet fjalë për ta, por për një kategori krejt tjetër fatkeqësh. Qindra e mijëra shqiptarë janë dënuar më shumë sesa parashihte ligji, në rastin më të mirë dhe në pafajësi të plotë, në rastin më të keq, vetëm sepse ishin emigrantë të varfër shqiptarë. Ata vuajtën diskriminimin në një botë që ishte e huaj për ta, ata luftuan për mbijetesë, të braktisur nga atdheu dhe ranë shumë shpesh viktimë e racizmit, ksenofobisë dhe paragjykimeve që i parashihte fajtorë. Surpriza që sot marin nga Tirana, është se pikërisht kjo kategori individësh, kriminalizohet dhe i cungohet e drejta për t;u zgjedhur dhe për t’u reabilituar. Kjo ndodh vetëm për një arsye: sepse politika i përdor ata kur ka interes dhe i flak tutje me përbuzje kur ju zbulohet e shkuara. Por meqë e shkuara e kujtdo nuk blihet dot, e nesërmja duhet të jetë ndryshe. Për të këmbyer një ligj me vullnetin e kontrolluar nga morali i shoqërisë së tre – katër individëve. Atyre që vendosin për fatin e të gjithëve sot dhe jo duke nisur vetëm nga skedinat penale. Por përpara se të firmosin listën e deputetëve – sa për fillim – të bëjnë një test për shkrim e këndim të kandidatëve të tyre. T’ju bëjnë një diktim dhe nëse arrijnë të shkruajnë tre fjali bashkë, me vetëm 9 gabime drejtshkrimore, ta konsiderojnë testin e tejkaluar.  Herët a vonë, kjo do të ndodhë. Por deri atëherë, kufiri mes ëngjëjve biondë dhe djajve brunë do të jetë tërësisht i padukshëm dhe shumëkush do të hasë në politikë djaj të pafajshëm dhe ëngjëj analfabetë.

JavaNews.al

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

A duhet shfrytëzuar imazhi i keq i shqiptarit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për kërcënimet nga Rama

November 11, 2026
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In