• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush mbjell erë, korr stuhi”. Krerët e Ballit dhe Legalitetit analizojnë humbjen e Bashës

by A R
05/07/2017 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriatik Alimadhi PBK: Basha bëri fushatë dinjitoze, por shqiptarët e kanë mendjen te vendet e punës

“Opozita ka humbur për shkak të politikave të gabuara të ndjekura në këto 27 vjet nga PD. Ajo u tregua dorëlëshuar ndaj komunistëve dhe bijve të tyre dhe dorështrënguar ndaj të pushkatuarve, të burgosurve, kulakëve, borgjezëve, pronarëve e shumë të tjerëve. Komunistët dhe bijtë e tyre u pasuruan ekonomikisht, morën padrejtësisht gjithë pasurinë kombëtare, e sigurisht këta kthehen në votues dhe Shqipëria, për shkak të këtyre politikave me mendësi dhe njerëz komunistë, u çimentos me mendësi të majtë. PD duhet ta kishte ndryshuar sistemin nga komunist, realisht në një sistem demokratik dhe të ekonomisë së tregut, sigurisht me ligje. Por, PD e la edhe administratën brenda sistemit të mëparshëm.

Ata që zbatonin vijën e partisë me rigorozitet dhe direktivat e partisë, po të donin ata të pushkatonin, po të donin ata të burgosnin e të bënin të gjitha të zezat, ata kanë ngelur në administratë. Po të bëjmë një llogari të thjeshtë, në administratën e shtetit janë njëqind mijë të punësuar, për nga 5 anëtarë të familjes, bëhen pesëqind mijë votues. Kjo e majtë futet në zgjedhje me kaq votues të përcaktuar, shto këtu disa mijëra veteranë, shto këtu nipër e mbesa. Kjo është formula e fijores të së majtës. Përse u zunë PS dhe LSI, gjatë fushatës? Sepse po largonin anëtarët dhe votuesit e tyre. PD në këto vite nuk krijoi një shtrat të plotë ideologjik. PD ka gabuar historikisht me të djathtët e vërtetë. Ajo ka pasur në plan të parë shkatërrimin e saj dhe jo frymën e bashkëpunimit.

Ajo i ka përdorur vetëm për imazh, por asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me ta si partneritet serioz. Kjo është mendësi komuniste. Z. Basha bëri një fushat dinjitoze, i vetëm, i pambështetur nga këta tipat ose lakenjtë që janë vërsulur si komunistët dikur, ju ofroi shqiptarëve program real dhe ekonomik, vendosi interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në planin e parë. Por, shqiptarët e kanë mendjen vetëm te një vend pune në administratë. Ne ballistët, jemi treguar vëllazëror dhe i kemi dhënë gjithçka kësaj Shqipërie. Nuk kemi luftuar asnjëherë për pushtet. Në këto kushte dhe në këto momente, u bëj thirrje të gjithë demokratëve, në qoftë se ata më dëgjojnë, të bashkohen e të vëllazërohen. Të gjejnë gjuhën e afrimit midis njëri-tjetrit dhe jo të ndarjes. E vetmja rrugë është bashkimi, sidomos tani”.

Sulejman Gjana PLL: Roli i paktit Rama-Basha në humbjen e PD 
“Nuk ka dyshim se rezultati i opozitës i ka habitur dhe zhgënjyer të gjithë, jo vetëm në radhët e PD. Unë dhe PLL e kishim parashikuar këtë disfatë të PD, duke bërë analizën e zhvillimeve të fundit në radhët e opozitës. Pavarësisht se prej kohesh PD kishte humbur mbështetjen e shtresave të të përndjekurve politikë dhe pronareve legjitimë, aksioni i opozitës së bashkuar gjatë 90 ditëve të protestës, dukej sikur kishte krijuar një frymë të re dhe të favorshme për opozitën. Mirëpo gjithçka ndryshoi pas marrëveshjes okulte Rama-Basha dhe faktit që pas atij momenti kauzat e çadrës dhe opozitës u harruan, u braktisën dhe u injoruan. Kjo marrëveshje krijoi një inkoherencë ndërmjet diskursit dhe aksionit 90-ditor dhe diskursit dhe aksionit pas paktit Rama-Basha.

Askush nuk kuptoj se si betejat për zgjedhje të lira e të ndershme, për një kod tjetër me votim ose të paktën numërim elektronik në këto zgjedhje, beteja kundër kanabizimit të vendit, korrupsionit, mafies shtetërore, shitblerjes së votave, përdorimit të administratës në votim, etj., u zhdukën dhe nuk u përmendën më gjatë fushatës, por u shpall një armik tjetër, që në këtë rast ishte LSI, me të cilën PD kishte qeverisur 4 vjet. Shto këtu konfuzionin dhe pakënaqësinë që krijoi deklarata e z. Basha se lista e PD ishte e tija dhe se kishte ndërtuar ekipin e vet për në parlament, gjë që ishte, në realitet, një praktikë e vjetër, aspak evropiane dhe demokratike, dhe që nuk kishte të bëjë me sloganin e të ashtuquajturës Republike të Re.

Fatale ishte edhe shtyrja e zgjedhjeve vetëm një javë çka pamundësoi krijimin e koalicioneve, ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara PD kishte përfituar rreth 150 mijë vota nga aleatët e saj në koalicion. Si përfundim, konsideroj se taktikat e përdorura nga PD ishin tmerrësisht ta gabuara dhe të destinuara për humbjen e thellë të opozitës, por edhe për fitoren e PS. Ndonëse përgjegjësia për këtë situatë bie sigurisht mbi shpatullat e z. Lulzim Basha, konsideroj se PD ka një përgjegjësi te akumuluar prej 25 vitesh ndaj të djathtës dhe PD është shkaktari kryesor i humbjes së 25 qershorit. Siç thotë shprehja franceze: “Kush mbjell erë, korrë stuhi”.  /b.d

Next Post
Flet babai i nuses që helmoi vjehrrën: Kishte arsye, krushku e përdhunoi

Flet babai i nuses që helmoi vjehrrën: Kishte arsye, krushku e përdhunoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com