• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Kush ka fëmijë nën 18 vjeç do të tatohet më pak nga shteti”, nis zbatimi i politikës së re…

by Os De
06/01/2026 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, nga ky vit, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

“Është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë… këto janë vlera paraprake, por mund të arrijë deri në 20 milionë euro”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i DPT-së, Ilir Binaj.

Nis zbatimi i politikës së re: Kush ka fëmijë nën 18

Nëse paga e tij apo e saj mujore bruto gjatë 2025-s ka qenë në vlerën e 150 mijë lekëve, rrjedhimisht me të ardhura vjetore 1 milion e 800 mijë lekë, duke zbritur nga 30 mijë lekë çdo muaj si pjesë që nuk tatohet, detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë. Por duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 180 mijë e 960 lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 mijë e 240 lekë më pak tatim, që rrjedhimisht përkthehen në më tepër para në xhepa.

Nis zbatimi i politikës së re: Kush ka fëmijë nën 18

“Kjo është një mënyrë që bëhet në shumë vende. Unë e kam parë në Amerikë. Është një mënyrë që ti në një farë mënyre do të ndihmosh familjet e shumë fëmijë, pasi edhe situata financiare e shumë familjeve është e ndryshme nga tjetra dhe patjetër ato që kanë më shumë fëmijë në varësi duhet të kenë më shumë ndihmë”, tha  drejtori i Përgjithshëm i DPT-së, Ilir Binaj.

E njëjta logjikë vlen edhe për familjet me dy fëmijë nën 18 vjeç. Shpenzimet e zbritshme vjetore në këtë rast përllogariten në 96 mijë lekë. Pra, prindi me të njëjtën pagë, 150 mijë lekë në muaj do të paguajë tatim vjetor në vlerën e 174 mijë e 720 lekëve, 12 mijë e 480 lekë më pak nga sa do t’i merreshin nëse nuk do të kishte fëmijët minorenë në përkujdesje.

Nis zbatimi i politikës së re: Kush ka fëmijë nën 18

Gjithashtu, nga ky vit për prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1 milion e 200 mijë lekë në vit, do të aplikohen edhe shpenzimet e zbritshme për arsimimin e fëmijëve në masën maksimale 100 mijë lekë. Pra, prindi nuk do të paguajë 109 mijë e 200 lekë tatim në vit, por 89 mijë e 960, duke kursyer kështu 19 mijë 240  në vit.

Next Post
Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Rifillimi i negociatave trepalëshe nuk nënkupton kufizim të operacioneve ushtarake

October 26, 2026
Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

Pse elozhohet dhuna kaq shumë nga kundërshtarët e Edi Ramës?

October 26, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

October 26, 2026
“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In