• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

by Java News
06/01/2026 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Nuk është thjesht një lajm vdekjeje. Është një boshllëk që për shqiptarët e Greqisë nuk mbushet lehtë. Në moshën 74-vjeçare u nda nga jeta Jiorgos (George) Papadhakis, për mediat greke një ikonë, për mua personalisht mësuesi që më hapi derën e parë të gazetarisë.

Prezantuesi legjendar i emisionit “Kalimera Elladha” (Mirëmëngjes Greqi) në ANT1 ndërroi jetë pas një infarkti akut të miokardit, duke mbyllur një kapitull 35-vjeçar që nuk ishte vetëm histori televizive, por histori shoqërore.

Ndoshta për shumë shqiptarë në Shqipëri emri i tij nuk thotë asgjë. Por për ne që u rritëm, punuam dhe u formuam në Greqi, Papadhakis ishte njeriu që nuk e uli kurrë zërin kur flitej për ne shqiptarët. Ai nuk ishte thjesht një prezantues i famshëm televiziv.

Ai ishte njeriu që, që nga eksodi masiv i fillimit të viteve ’90, nuk e anashkaloi çështjen e emigrantëve shqiptarë, por e mbajti në qendër të debatit publik grek, çdo mëngjes, për dekada me radhë.

Ishte zëri që nuk u mbyll, në një kohë kur shqiptarët në Greqi trajtoheshin si problem, si statistikë, si kërcënim. Pra atëherë kur frika, racizmi dhe propaganda dominonin ekranet, dhe shqiptarët përmendeshin vetëm në kronika të errëta, Papadhakis bëri diçka që pak guxuan, na solli në ekran si njerëz, si punëtorë, si prindër, si shtylla të padukshme të Greqisë moderne.

Për mua personalisht, ai nuk ishte vetëm një figurë publike. Ishte mësues, udhërrëfyes dhe mbështetës. E njoha si student, në studiot e ANT1, në lëndën e gazetarisë informative. Ishte i rreptë, kërkues, por i drejtë. Bashkë me Jorgos Aftias, profesorin e gazetarisë ekonomike ishin njerëzit që më treguan se gazetaria nuk është zhurmë, por përgjegjësi. Kur mësuan se origjina ime ishte shqiptare, nuk më pyetën pse. Më pyetën vetëm- “A e di historinë tënde?” Dhe më thanë – “Atëherë tregoje.”

Për vite me radhë, çështjet e shqiptarëve, ato me dhimbje, padrejtësi dhe sakrificë, gjetën vend në “Mirëmëngjes Greqi”. Jo si spektakël, por si detyrim moral. Papadhakis na quajti heronj të ndërtimit të Greqisë moderne në një kohë kur pak guxonin ta thoshin këtë publikisht. Dhe publiku reagoi. Ndihmoi. U solidarizua.

Nëse për diasporën shqiptare Top Channel ishte ekrani i përditshëm, për shqiptarët në Greqi emisioni i tij ishte mëngjesi ynë i përbashkët. Aty gjenim diçka që na mungonte kudo tjetër, dinjiteti.

Jorgos Papadhakis ishte ANT1 për 35 vjet. I ofruan para, kontrata, largime “të arta”. I refuzoi. Jo sepse nuk mundej, por sepse ishte i lidhur emocionalisht me atë që ndërtoi. Me kanalin. Me njerëzit. Me publikun. Me të vërtetën.

Thuhet se “kuajt që plaken, vriten”, një metaforë kjo e shoqërive që hedhin tutje ata që kanë dhënë gjithçka. E thënë troç shoqëritë i harrojnë ata që plaken. Por ai nuk u harrua. Sepse nuk u shit. Nuk u përkul. Nuk u largua kurrë nga ajo që besonte. Qëndroi besnik, i lidhur emocionalisht me kanalin dhe me presidentin historik të tij, Minos Kyriakou

Sot, për shumëkënd, ai është një figurë televizive që u fik.

Për mua, ai mbetet profesori që më mësoi të mos kem frikë nga e vërteta, edhe kur ajo flet me theks.

Për shqiptarët e Greqisë, ti nuk ishe thjesht gazetar grek.

Ishe zë. Ishe urë. Ishe dinjitet.

Ishe për të mbetur legjendë e fjalës së lirë.

Lamtumirë profesor, Jorgos Papadhakis.

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Tre pika të dobëta të SPAK që drejtuesi i ri mund t’i korrigjojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

October 26, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

October 26, 2026
Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

October 26, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

October 26, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie

October 26, 2026
Makina përplas motorin në Rrogozhinë, humb jetën një person

Aksident dramatik në Lezhë, i mituri humb kontrollin e motorit dhe plagoset, dërgohet drejt Traumës!

October 26, 2026
“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In