• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush je ti që të barazohesh me PS dhe PD?”/ Debat mes Hasimes dhe Qorit për hapësirën në media

by A R
14/01/2025 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arlind Qori dhe Ermal Hasimja kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me mediat dhe censurën e tyre.

Diskutimi lindi nga polemika e Arlind Qorit në emisionin Opinion, ku pretendoi se nuk ftohet në TV Klan për shkak se flet kundër oligarkëve.

Debati: 

Ermal Hasimja: Sot ke ftuar në emision zotin Qorin. Nuk e ke ftuar si person anonim, jo vetëm sepse doli në emision te Fevziu, e ke ftuar sepse është një person i njohur. Nuk është një person që i mungon hapësira televizive. Pretendimi për mungesën e hapësirës është patetik. Si është bërë i njohur zoti Qori? Me instrumentin kryesor të njohjes, televizionet. Po nisemi nga konstatimi që ka elementë të ndryshëm, oligarkë, biznese, firma, që ndikojnë politikat editoriale të televizioneve. Po është e vërtetë. Unë si qytetar mendoj se do të ishte mirë që TV të ishin të pavarura. Si bëhen këto? Në cilën mënyrë e vendos metrin e pavarësisë? Në çfarë mënyre e cakton që kushtet e minatorëve në Bulqizë janë katastrofike, apo janë të mira? Pse duhet të konsiderojmë atë që thotë zoti Qori, apo dikush tjetër si e vërtetë universale?  Demokracia ka pluralitetin e mendimeve. Një tjetër, zoti Qori ankohet për pabarazi. Me kë? Me PS që merr 1 milion vota, apo PD që merr 400 mijë vota në ditën më të keqe? Patjetër. Po kush je ti që nuk je sprovuar në asgjë, të kesh baraza me ata? Ta ngresh veten në piedestal dhe të thuahs nuk po më trajtojnë në mënyrë të barabartë?

Arlind Qori: Nga zoti Hasimja pres ndershmëri akademike. Kur thotë nuk e njeh askush partinë apo mua, unë jam kryetar i një partie, kemi hyrë në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës dhe kam dalë i treti. Nëse Hasimja thotë askushi është e padrejtë.

Unë thashë në Top Channel, gjatë kulmit të protestave të pensionistëve, emisioni i zonjës Duma diskutoi për këtë dhe përfaqësues nuk isha unë, kryetari i partisë që po i organizonte pensionistët, por ishte zoti Shabani. Më bëri përshtypje që flitej për pensionet, për protestat e pensionistëve, për kryeministrin që më sulmonte mua, dhe nuk kishte të ftuar përfaqësues nga Lëvizja Bashkë. Kjo më duket censurë.

Në kulmin e grevave të minatorëve, kur flet për Bulqizën, dhe nuk thërret dy palë, këtu cedon profesionalisht. Liria ka edhe përgjegjësi publike. Dallon një televizion që përpiqet ti flasë publikut, eshtë edhe tv kombëtar. Edhe prona private ka shkallë të ekskluziviteti. Një gjë është shtëpia, një gjë është qendra tregtare. 

Ju thatë se jam produkt i mediave. Pse më kanë nisur të më ftojë media? Më kishte qejf zoti Fevziu, zoti Rakipi? Unë për herë të parë në Opinon kam dalë në qeshor 2014, hera e dytë që dilja në TV, sepse atë ditë student të universiteteve publike dolëm në protestë. Zoti Fevziu më ka ftuar sepse ka patur interes, sepse kisha qëndrim për atë çështje. Çdo person që më ka ftuar, më ka ftuar sepse i janë dukur interesante veprimet e mia dhe qëndrimet e mia. Nuk të bën media të famshëm nga hiçi, por aktiviteti yt. Kur pesha ime publike rritet, koha televizive pakësohet. Te Fevziu para 2019, dilja 7-8 herë në vit. Prej kontradiktës së fortë me Samir Manes, dola dy herë gjithsej. Këtu është problemi si lidhet media me oligarkinë. 

Next Post
Reshjet e dëborës mbajnë bllokuar Rrugën e Arbrit dhe disa fshatra në veri

Reshjet e dëborës mbajnë bllokuar Rrugën e Arbrit dhe disa fshatra në veri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com