• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kush janë Lajçak & Borrell dhe pse Kosova nuk ka qenë dakord që në fillim me ta?

by A R
29/09/2023 08:31
Arrivi info

Arrivi info

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrë shkas nga kritikat e fundit të lëshuara nga kryeministri Edi Rama në drejtim të Bashkimit Europian, po hedhim një vështrim të detajuar nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me një fokus të veçantë te ndërmjetësuesit, shefi për Politikën e Jashtme të unionit, Josep Borrell, dhe emisari special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kosova ka qenë gjithmonë skeptike ndaj dyshes në fjalë, dhe që nga emërimi i tyre ka shprehur rezerva dhe skepticizëm. Por ku merr jetë kjo kundërshti, herë e zëshme e herë në heshtje, e udhëheqësve në Prishtinë?

Lajçaku votën kundër pranimit të Kosovës në UNESCO dhe mos pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Sllovakia e arsyetoi me këtë qëndrim të tij në vitin 2015, kur ishte ministër i jashtëm i këtij shteti.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të sillen siç kanë bërë dikur Republika Çeke dhe Sllovakia. Dëshirojmë që partnerët tanë ta interpretojnë këtë si një lloj mesazhi se komuniteti ndërkombëtar pret nga ata të bëjnë propozime të tilla në bazë të një marrëveshjeje dhe pëlqimi reciprok, siç kanë bërë dikur Republika Çeke dhe Sllovakia.”

Besimi në Kosovë ndaj Lajçakut si ndërmjetësues lëkundet edhe nga formimi politik dhe arsimor i zyrtarit të Bashkimit Europian.

Lajçak iu bashkua partisë Komuniste të Çekosllovakisë në kohën kur ishte student.

Studioi drejtësi në universitetin Comenius të Bratislavës për një vit. Më pas u transferua në Rusi, ku përfundoi studimet master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Institutin Shtetëror të Moskës, një universitet që varet krejtësisht nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ka shërbyer në misionin diplomatik të Çekosllovakisë në Rusi, ambasador në Japoni dhe ambasador në Jugosllavi, me akreditim dhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Përveç gjuhës së tij amtare, Lajçaku flet rrjedhshëm anglisht, gjermanisht, rusisht, bullgarisht dhe serbo-kroatisht, këtë të fundit ka dashur ta vërtetojë që në fillimet e tij të punës si ndërmjetësues, kur në Beograd bashkë me presidentin Vuçiç komunikonin në serbisht, duke harruar se duhet ta bënte adresimin e tij si ndërkombëtar.

Gjatë karrierës së tij politike, në arenën ndërkombëtare ka marrë dhe vlerësime si figurë politike. Për të kaluar nga skepticizmi që rrethon edhe figurën e shefit të Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell, shumë në Kosovë i kujtojnë ende deklaratat e tij publike në mbështetje të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte udhëheqësi më i fundit që shprehu pakënaqësi lidhur me arbitrat e Brukselit në ndeshjen me Serbinë.

Por çfarë rekomandon Organizata e Kombeve të Bashkuara lidhur me pretendimet e palëve të përfshira në konflikt lidhur me ndërmjetësuesit?

Manuali për ndërmjetësuesit: Këshilla nga përfaqësuesit dhe të dërguarit e posaçëm të OKB” thekson kushtin e paanshmërisë së ndërmjetësuesit dhe detyrën e tij për dorëheqje nëse nuk e ruan atë paanshmëri. Por gjithashtu që ndërmjetësuesi duhet të jetë i pranuar nga të dyja palët, dhe që të shmangen masat ndëshkuese dhe kritikat publike për palët. Dukshëm këto pika janë shkelur nga dyshja Borrell-Lajçak në kurriz të Kosovës. Historia dhe kronika diplomatike janë të mbushura me shembuj të shumtë që tregojnë se ndërmjetësues ndërkombëtar janë tërhequr menjëherë nga posti, kur njëra palët e konfliktit shpreh mosbesim apo refuzim. Por duket se ky nuk do të jetë rasti.

A2News

Next Post
Për ata që thoshin “Rama iku tani, do e heqin amerikanët, i ka orët e numëruara”

Rama: Nga 1 tetori, 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen 8.6%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In