• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush janë 4 terroristët kosovarë që po organizonin sulm në Venecia

by Java News
30/03/2017 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia italiane e shtetit ka arrestuar mbrëmë katër shtetas të Kosovës, të cilët thuhet se kishin në plan të kryenin sulm terrorist në Venecia, sulm të ngjashëm si ky i fundit që ndodhi në Londër më 22 mars.

Katër personat e arrestuar, shtetas të Kosovës, Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar – emër i njohur për policinë në Itali) dhe Arjan Babaj (27 vjeçar), janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali, të cilët u arrestuan në një operacion të koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Anti-mafias dhe Antiterrorizmit në qytetin e Venecias. Një prej të arrestuarve është edhe një minoren, identiteti ende i pazbuluar, shkruan Gazeta Express.

Gjatë natës, policia italiane kishte kryer kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave ishin në qendër të Venecias.

Kosovarët thuhet se planifikonin të kryenin sulm terrorist në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian në Venecia, Urës Rialto.

Mediat në Itali thonë se dy prej të arrestuarve punonin si kamerierë në lokale të Venecias.

Bastisja ishte zhvilluar gjatë natës së 30 marsit, në një ndërtesë pranë teatrit La Fenice, rreth orës 04:00. Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe forcat speciale të policisë dhe karabinierët, transmeton Gazeta Express.

“Tre të arrestuarit kanë shprehur entuziazëm pas sulmit terrorist në Londër nga Khalid Masood më 22 mars dhe janë treguar të gatshëm të bëjnë diçka të ngjashme në Venecia në urën Rialto”, thotë prokurori Adelchi D’Ippolito.

Policia informon se të arrestuarit kishin shkarkuar nga interneti doracakë për luftimin trup me trup, të cilët përfshinin edhe teknikat e përdorimit të thikës, por ende nuk është e qartë deri ku ka shkuar plani i tyre.

“Katër kosovarët ishin të angazhuar në një aktivitet të vërtetë të vete ushtrimit me qëllim të përgatitjes për të kryer aktivitete kriminale dhe atentate, nga njëra anë përmes ushtrimeve fizike dhe nga ana tjetër, duke i ekzaminuar video të fundamentalistëve të ISIS’it, të cilat shpjegonin përdorimin e thikës, se si të vrasësh me thikë dhe kishin një rrjet shumë të dendur të personave me të cilët komunikonin”, ka thënë prokurori D’Ippolito.

Next Post
10 pika për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri

Kosovë-Shqipëri/ Debati i futbollit përballë nacionalizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In