• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?

by B K
09/06/2025 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë një drejtues të ri, pas mbarimit të mandatit të parë 5 vjeçar të Aida Hajnaj. Afatet për kandidatët që kanë shprehur interes janë mbyllur këtë hënë, datë 9 qershor ora 16:00, ndërsa janë mësuar katër kandidatët.

Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe dikur të Antiterrorit, Gledis Nano; ish-oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda, tashmë oficer dhe zëvendës drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, vëllain e Artan Cukut, kryekomisari i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, oficeri Mentor Cuku; dhe ish-shefin e Policisë, Elton Kërluku.

Ta katër këta kandidatë, janë ndër zbatuesit më profesionist të ligjit dhe gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të jetë vërtetë tepër e fortë.

1 – Gledis Nano

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit dhe dikur i Antiterrorit, është një nga profesionistët e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe në të dyja detyrat e larta që ka mbajtur, ka lënë gjurmët e tij. Kur ishte në krye të Drejtorisë së Antiterrorit, në Policinë e Shtetit, Gledis Nano ka marrë pjesë vetë në operacionin e riatdhesimit të 5 shqiptarëve të parë nga kampi i Al Haël në Siri.

Një operacion që ka zgjatur 5 javë dhe është mbyllur me rikthimin në shtëpi të Floresha Rashës, tre fëmijëve të saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha, dhe 11 vjeçarit Endri Dumani. Bashkë me të, në Siri ka qenë dhe shefi i Operacioneve Speciale, Indrit Doda.

Gledis Nano nuk ishte rastësisht në Siri. Ai është një nga zyrtarë më të lartë të Policisë së Shtetit dhe një nga efektivët me përgatitjet më të larta fizike e operacionale, i trajnuar nga partnerët amerikanë në bazën e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Quantico Virginia.

Në vitin 2013, ai ka kryer hetimet e dosjes se “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit nga Shqipëria të diplomatëve iranianë.

Në vitin 2021, ai u emërua nga kryeministri Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit dhe kishte mbështetjen e plotë të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Megjithatë, pas disa muajsh në krye të Policisë Shqiptare, në përpjekjen e tij për reformim të plotë, ai u dëtyrua të largohej nga detyra. Muaj më vonë, Gjykata e Tiranës i dha të drejtë për shkarkimin, duke e konsideruar të paligjshëm. Shteti shqiptar u detyrua ta dëmshpërblente me disa paga.

2 – Joni Keta

Edhe Joni Keta ka një karrierë vetëm në ngjitje në fushën e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta garon për t’u përfshirë në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky institucion konsiderohet si “FBI-ja shqiptare” dhe oficerët specialë garantojnë zbatimin e ligjit në kryerjen e hetimeve cilësore në fushën e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nën udhëheqjen e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me qëllim parandalimin, zbulimin, goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj. Në fund të garës, Joni Keta u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendës drejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar pasi Aida Hajnaj i ka përfunduar mandati.

Ai është djali i prokurorit Hysen Keta, i cili për pesë vite ka drejtuar Prokurorinë e Përmetit.

Hysen Keta e ka nisur karrierën e tij në vitin 1979 dhe përveç pozicionit si prokuror, ai ka punuar për një periudhë edhe si avokat. Për më shumë se një dekadë, ai e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 u transferua me dekret të Presidentit në Prokurorinë e Tiranës.

Në vitin 2017, Keta u komandua drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Përmetit, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2022, kur u komanduar si Këshilltar i Etikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për një mandat 5-vjeçar. Hysen Keta u shkarkua nga shkalla e parë e vettingut por arriti t’i provonte KPA-së se duhet të kthehej në detyrë dhe ashtu ndodhi. Vendimi i parë u prishë.

3 – Mentor Cuku

Një ndër oficerët që synon të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit është dhe Mentor Cuku. Ai është vëllai i kryekomisarit Artan Cuku, i rënë në krye të detyrës dhe i shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Mentori është gjithashtu një nga hetuesit e parë të BKH-së dhe aftësitë e larta profesionale e kanë shtyrë që të garojë për të pasuar Aida Hajnaj.

Po ashtu, ai është një ndër oficerët që garoi një vit më parë bashkë me Joni Ketën, Maksim Begajn, Armando Sallën, Alban Kalanë, Julian Markon dhe Erjon Temën, për postin e zëvendës drejtuesit të Byrosë Kombëtare.

Mentor Cuku ndjek rrugën e të vëllait, dëshmorit Artan Cuku i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në hyrjen e pallatit ku banonte, tet vite më parë në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

Artan Cuku ka mbajtur poste te rëndësishme në Policinë e Shtetit, si shef Krimesh, shef Komisariati, zëvendës drejtues në disa qarqe, etj, më shumë se një dekadë e gjysmë në shërbim të qytetarëve, deri ditën që u vra me pesë plumba, mbrëmjen e 8 Prillit 2017.

Ai njihet si ndër drejtuesit më të njohur dhe që kishte krijuar rend dhe siguri në polici, ndaj dhe kishte marrë nofkën “Drejtor i Hekurt”.

4 – Elton Kërluku

Edhe kandidati i katërt për postin e drejtuesit të institucionit kyç në punën e prokurorëve të posaçëm, Elton Kërluku është një ndër njerëzit më profesionist të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ai ka qenë ish-drejtues Policie dhe shefi i sektorit të Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme.

Pesë vite më parë, Elton Kërluku ka kaluar me sukses garën për të qenë pjesë e FBI-së shqiptare, si Hetues Financiar. Nga më shumë se 600 aplikantë, ai është shpallur në listën e 55 personave të kualifikuar për Oficetr në pozicionin Hetues Financiar, dhe më pas dhe fitues.

Ai njihet gjithashtu si ekspert i sigurisë dhe ka marrë pjesë në shumë dalje mediatike gjatë kohës që drejtonte Sektorin e Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme, në kohën kur krimet online sapo kishin filluar të bëheshin shqetësuese e deri kriminale për qytetarët shqiptarë.

Me katër nga emrat e bërë publik deri tani, gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka ngjallur mjaft interes publik dhe do të jetë vërtetë interesante dhe ne nivelin e duhur profesional, nisur nga karriera e spikatur e zbatuesve të ligjit, si Gledis Nano, Joni Keta, Mentor Cuku e Elton Kërluku. (Newsbomb.al)

Next Post
“Atmosferë fantastike në Tiranë”, Stojkovic i kthehet keq gazetarëve: Mos më tregoni patriotizëm

“Atmosferë fantastike në Tiranë”, Stojkovic i kthehet keq gazetarëve: Mos më tregoni patriotizëm

Comments 1

  1. Builder says:
    11 months ago

    Më i përshtatshëm, mendoj është Jon Keta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In