• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush i vë zjarrin selisë së tij, nuk rregullon dot shtëpitë tona!”

by A R
05/09/2024 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat dhe lagjen “5 Maji” do të futen në shtëpitë e reja brenda vitit. Në inspektimin e punimeve për pallatet e reja në Kombinat, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tashmë puna është afër fundit.

“Po punohet dhe jemi afër fundit. Për ato që kanë mbaruar më përpara, do të hedhim shortin, i cili do të organizohet njësoj si me shtëpitë te “5 Maji”. Pra, fëmijët e familjeve zgjedhin me short apartamentin ku do të banojë. Të ketë kismetin dhe sipas riskut që i takon. Ne do të sigurohemi që këtë stinë ta mbyllim njëherë e mirë historinë e tërmetit për Kombinatin dhe “5 Majin”. Në të gjitha ato rastet ku nuk kemi procese gjyqësore, bllokime të pronës, ku nuk na del një gjyqtar në ikje e sipër nga vetting-u që të bëjë atë golin e fundit për të na bllokuar punimet këtu a në varreza, a në një çerdhe, a diku tjetër, ne do të vazhdojmë”, tha ai.

Veliaj falenderoi qytetarët që kanë pasur besim në procesin e shpërndarjes së shtëpive, ndërsa dha një përgjigje edhe për forcat politike që janë përpjekur ndër vite të bllokojnë procesin. Ai siguroi se banorët që humbën shtëpinë nga tërmeti, do të marrin banesa shumë herë më të forta.

“I falenderoj me zemër të gjithë qytetarët që kanë pasur besim. Forcat politike që u munduan ta shfrytëzonin fatkeqësinë e tërmetit për të na bllokuar, për të na sabotuar, për stërkëmbësha, do të zhgënjehen rëndë. Në finale, njerëzit do të futen në shtëpinë e tyre, një shtëpi shumë herë më e mirë se shtëpia që lane pas. Një shtëpi që është shumë herë më e fortë. Me të mbaruar kolaudimin, ne ia çojmë ministrisë. Me t’i marrë prapë nga qeveria me VKM, ne hedhim shortin dhe pastaj, secila familje merr kohën e vet për të bërë arredimet. Nuk do të mbyllet ky vit pa e mbyllur gjithë historinë e tërmetit, sigurisht për ata që janë nevojtarë, për ata që u takon”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ata që kanë bashkëpunuar për përfundimin e këtij projekti dhe nuk janë bërë mish për top nga partitë politike, kanë parë edhe rezultatet konkrete. “Kushdo që të bëhet mish për top për partitë dhe të rrijë gjykatave apo të bllokojë rrugën, mund ta bllokojë, nuk ka problem. Bashkia gjithmonë ka vazhduar përpara. U bënë 9 vite që nuk jemi thyer në asnjë nga betejat tona. Qytetarët janë dëshmitarë sot, të paktën te ‘5 Maji’, ku pjesa më e madhe kanë hyrë në shtëpi. Kush bashkëpunoi i pari, fitoi i pari, kush besoi u shpërblye, kush ishte bashkëpunues, mori edhe rezultatin e bashkëpunimit. Kur shikojmë që këto parti shkojnë nga humbje në humbje, dhe tkurren gjithnjë e më shumë, është një apel për qytetarët: Ai që humb vetë, ai që mbytet vetë, nuk shpëton dot njeri tjetër. Ai që nuk rregullon dot partinë e vet, ai që i vë zjarrin zyrës së tij, nuk rregullon dot shtëpitë tona”, u shpreh ai.

Veliaj u ndal edhe te projektet e ardhshme të bashkisë, duke përmendur rehabilitimin e lumit të Lanës. Ai tha se pala tjetër do ta përdorë edhe këtë project të bashkisë si alibi për humbjen në zgjedhjet e radhës. “Thirrja për të gjithë qytetarët, edhe për ata që do të preken nga projektet e ardhshme, siç është projekti i Lanës, është: Ne nuk do të tërhiqemi dhe do të jetë një super projekt. Sigurisht, pala tjetër që do të humbasë zgjedhjet e radhës, do gjejë të Lana ndoshta ‘shpëtimin’ për t’u mbytur në Lanë, do bëjë atë lojën që bën gjithmonë. Por, qytetarët sot kanë 15 prova që me bashkinë dhe qeverinë së bashku, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, kur ka besim dhe bashkëpunim”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
Giorgia Meloni sulmon opozitën italiane dhe Rai 3: Solidarizohem me Edi Ramën, u godit se ndihmoi Italinë !

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni porosi partisë: Tregoni kujdes, sytë e botës janë tek ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In