• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kush hyn me gomone do dëbohet”, Londra e vendosur kundër emigrantëve ilegalë

by Java News
05/03/2023 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me një  gomone do të pengohet të kërkojë azil. Ligjet e reja pritet të hyjnë në fuqi këtë javë.

Ministrat do të kenë për detyrë të “ndalojnë dhe largojnë me shpejtësi” këdo që shkon në brigjet britanike përmes kësaj rruge, tha Sekretarja e Brendshme Suella Braverman.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka përsëritur se “ndalimi i gomoneve” është një nga pesë prioritetet e qeverisjes së tij.

Organizata bamirëse e Kryqit të Kuq Britanik i ka cilësuar planet “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Ministrja e Brendshme Braverman pritet të prezantojë legjislacionin e ri të martën.

Aktualisht, azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë për të dëgjuar çështjen e tyre. Por me hyrjen në fuqi të legjislacionit të ri, ata që mbërrijnë me gomone do të pengohen të kërkojnë azil në Britani të Madhe do të largohen në Ruandë ose në një “vend të tretë të sigurt” dhe do të ndalohen përgjithmonë të kthehen në ishull.

“Mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, ishte paralajmërimi i fundit i kryeministrit Rishi Sunak.

Ai pritet të udhëtojë në Paris për një samit, i pari që nga 2018. Mendohet se Sunad dhe Macron do të diskutojnë për krizën e gomoneve.

Një total prej 45.755 emigrantësh kaluan Kanalin La Mansh  për në Britani në vitin 2022. Ky është numri më i lartë që kur këto shifra filluan të mblidheshin nga qeveria në vitin 2018.

Azilkërkuesit që shkojnë në Britaninë e Madhe janë nga një sërë vendesh, ku dominojnë qytetarët nga Shqipëria, Irani, Iraku, Afganistani dhe Siria.

/s.f

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

November 25, 2026
“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

November 25, 2026
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

November 25, 2026
Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!

Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!

November 25, 2026
Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

November 25, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Kjo është histori e Shqipërisë, jo kinematografi e realizmit socialist!

November 25, 2026
Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvendin e Serbisë: Kemi të bëjmë me idiotë!

Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvendin e Serbisë: Kemi të bëjmë me idiotë!

November 25, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, AZHBR-ja autorizon mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues!

November 25, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Arsyet pse Izraeli del i fituar nga rikthimi i Huang në krye të Nvidia-s?

November 25, 2026
Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In