• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush fshihet pas maskës së silikonit të banditit të vrarë ose nën qeverisjen e faktit të kryer

by Lorenc Vangjeli
14/04/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Pati një kuriozitet të skajshëm, menjëherë mbas grabitjes në Rinas, për të gjetur se kush fshihej mbas maskës së silikonit të banditit të vrarë. Një englendisje publike, të cilës policia i dha vetëm një përgjigje të pjesshme. Në thelb, ajo ishte një përgjigje formale sepse mbas asaj maske të lëmuar plastike, me syze e pak mjekër, fshihej jo portreti i një individi me plumb në kokë, por shumë më shumë se kaq. Ajo maskë fsheh fytyrë për fytyrë të gjithë ata njerëz, me pushtet të djeshëm dhe të sotëm, duke nisur që me ata që kanë dhënë koncesionin e aeroportit, ata që duhet të ndjekin menaxhimin e kontratës dhe duke përfshirë koncesionarin, nënkontraktorin e sigurisë, dhe një zinxhir të pafundëm hallkash të tjera sigurie që kanë dështuar paralelisht me njëra-tjetrën dhe në të njëjtën kohë nga padija, nga implikime korruptive, nga lehtësia kriminale përballë detyrës dhe nga dembelizmi tipik otoman që e kemi të trashëguar si kancer dhe që mbartet si kancer nga një sistem në tjetrin.

Guximi i një grushti banditësh që pushtoi aeroportin, afroi një mundësi dramatike për të rizbuluar dhe njëherë sesa mëkatarë janë të gjithë ata që meren me një zeje kaq serioze sa fluturimi në veçanti dhe sesa amatoresk, sipërfaqësor dhe naiv është vetë shteti shqiptar. Një shtet që tenton të bëhet evropian, por që vazhdon të sillet si një makinë e zhurmshme me avull në epokën e kompiuterave.

Skandali i aeroportit e bëri politikën të ndahet dhe njëherë si përherë në dy ekipe që luajnë pigpong me pataten e nxehtë të përgjegjësive dhe të denigrimit reciprok. Me një palë që e çon absurdin në ekstrem dhe e sheh Edi Ramën si organizator të grabitjes dhe nga ana tjetër me Edi Ramën që e sheh fajin të projektuar në Kinë.  Në të vërtetë, e gjithë java e grabitjes është pasqyrë e lehtësisë kriminale me të cilën meren edhe gjërat më serioze në Tiranë. Në pasqyrë mund të shihen me rradhë të gjithë ata, që edhe pse janë përgjegjës për të ndryshuar situatën në aeroport, nuk e kishin vënë re çfarë ndodhte dhe nuk bënë çfarë duhej që një gjë e tillë të mos ndodhte.

As koncesionari.

As nënkontraktori i tij i sigurisë.

As Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i opozitës, ministri i brendshëm, ministri i mbrojtjes, ministri i transportit, deputetë të komisionit të sigurisë, drejtori i policies, grupi i menaxhimit të kontratës koncesionare dhe një batalion i tërë personazhesh të tjerë më pak të njohur, as njëri nga ta, pra, që duhet t’i kishin rënë me kohë këmbanës së alarmit dhe që paguhen për të garantuar jo mrekullinë e munguar, por së paku normalitetin minimal, nuk ka reaguar. Ose ka reaguar pak e pamjaftueshëm në rastin më të mirë.

Kjo indiferencë e përgjithshme, kjo rendje pas faktit të kryer dëshmon mënyrën sesi reagojnë qeverisjet në Shqipëri përballë problemeve.

Nuk quhet detyrë parashikimi, por vrapi me dihatje mbasi ka ndodhur hataja.

Nuk kërkohen shkaqet, por synohet shërimi i pasojave.

Nuk studiohet parandalimi, por nxitohet tek ndjekja.

Nuk zbulohet thelbi, por hyjnizohet forma.

E thënë më thjeshtë, zjarri kujtohet kur i ka dalë flaka çatisë.

Kujtohet uji kur përmbytja ka marë përpara shtëpitë.

Kujtohet thatësira kur vapa ka kapur piskun dhe pikun e saj.

Kujtohet rregulli kur hilja nuk mbaron më punë.

Kujtohet doktori kur sëmundjes nuk i bën derman as Perëndia.

Kujtohet Perëndia vetëm kur hesapi shkon drejt fundit dhe kur vajit i është tharrë dhe pika e fundit e vajit.

Apo e thënë më modernisht, siç do ta thoshin, fjala vjen në Lisbonë, kujtohet BE-ja vetëm kur vjen Brukseli në Tiranë. Ndërsa Tirana sillet ende si një skaj province, ku burrat e politikës  zihen si gratë për dashnorët e njëra-tjetrës dhe politika e burrave predikon ditën se dashurinë e ble vetëm dashuria dhe natën e paguan dashurinë me cash në dorë.

Ky është problemi i vërtetë i asaj çfarë ndodhi këtë javë dhe jo çfarë realisht është parë se ka ndodhur.

Prania e trupave ushtarake në Rinas e “çliroi” aeroportin nga papërgjegjshmëria e koncesionarit dhe do t’i mbajë larg tij banditët. Në fakt, mbas ngjarjes së fillimjavës, edhe nëse aty nuk do të kishte asnjë këmbë rojeje, askush nuk do të guxojë të afrohet për të grabitur. Më shumë se ushtria e policia, gardhin e shqyer të aeroportit do ta ruajë frika dhe vëmendja publike mbi të. Kështu do të vazhdojë të jetë edhe ca kohë kur për shkak të rutinës së të përditshmes, kjo histori do të harrohet dhe një grup tjetër banditësh do të hyjë sërish në aeroport për të grabitur. Dhe kjo javë do të jetë sërish një Déjà Vu, që do të rivihet në skenë me një njëjtin tekst edhe nëse aktorët janë të ndryshëm.

Tani për tani është koha për reflektim. Për të kuptuar se koncesioni i shitur lirë vite më parë, po i bën të gjithë shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë për shumë vite me rradhë. Tani e gjithë shoqëria po paguan me turpin që na qeveris fakti i kryer. Kësaj here, fakti i kryer kishte pamjen e atyre që ikën në drejtim të paditur dhe me miliona euro në çanta dhe portretin e atij me maskë silikoni në fytyrë dhe një plumb të vetëm në kokë. Fatkeqësisht, mbas asaj maske, shoqëria shqiptare, në përgjithësi dhe politika lokale në veçanti, mund të shohë jo vetëm fytyrën e banditit të vrarë, por identikitin e saj hileqar dhe dembel, plot me vese dhe paaftësi ulëritëse.

Next Post
Sulmuan policinë dhe institucionet, arrestohen 37 protestues, hetohet në gjendje të lirë Gazment Bardhi

Sulmuan policinë dhe institucionet, arrestohen 37 protestues, hetohet në gjendje të lirë Gazment Bardhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com