• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është vlonjati i dënuar për prostitucion, pengmarrje dhe përdhunim që iu sekuestruan 1.5 mln euro pasuri

by Java News
28/06/2019 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U arrestua një vit më parë për llogari të Italisë, i sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri të paluajtshme. Maksim Merkaj u arrestua më 13 korrik 2018, pasi për të ishte lëshuar një urdhërkërkim ndërkombëtar.

Për 54-vjeçarin ende vijojnë procedurat për ekstradimin në vendin fqinj, ndërkohë që dje Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte që rezultojnë në pronësi të tij në qytetin e Vlorës.

SEKUESTRIMI

Bëhet fjalë për bllokimin e pasurive me vlerë 1.5 milionë euro, pas dyshimeve për pastrim të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme. Në pronat e sekuestruara bëjnë pjesë 5 apartamente banimi, një vilë trekatëshe, një mjet lundrimi, anije peshkimi, si dhe katër automjete.

Masa e vendosjes së sekuestros preventive është kryer në kuadër të një procedimi penal të nisur prej vitit 2018 ndaj Maksim Merkaj, një person i dyshuar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”. Sipas Policisë së Vlorës, mësohet se vlera financiare e këtyre pasurive shkon në mbi 1.5 milionë euro, ndërsa hetimet vijojnë ende. Policia nuk ka dhënë shumë detaje mbi vendndodhjen e pasurive të sekuestruara.

“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2018 ndaj shtetasit M.M., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro. Vijojnë veprimet e tjera procedurale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”, bëhet e ditur nga Policia.

ARRESTIMI

Maksim Merkaj është arrestuar rreth një vit më parë, më 18 korrik 2018, ndërsa për momentin ndodhet në paraburgimin e Vlorës, në pritje për t’u ekstraduar drejt shtetit italian. 54-vjeçari u arrestua në lagjen “10 korriku” të qytetit bregdetar, pasi rezultonte person i dënuar me 17 vite burg në Itali, nga të cilat i kanë mbetur dhe 14 vite të tjera për të kryer.

“Organizatë kriminale”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” janë akuzat për të cilat është dënuar Merkaj. Gjykata e Assizes në Venecia të Italisë e ka dënuar në datë 10 prill të vitit 2011 me 17 vite burgim për veprat e mësipërme penale.

Edhe pse ndalimi i tij ishte për llogari të shtetit italian, Policia e Vlorës konfirmon se Merkaj ndodhet ende në dhomat e paraburgimit në qytetin bregdetar të Vlorës në pritje të një vendimi për ekstradim.

Këto krime, Maksim Merkaj i ka kryer në Perugia dhe Veneto të Italisë gjatë vitit 1995, kur ndodhej emigrant në vendin fqinj, ku ndër të tjera është dënuar për pengmarrje, shfrytëzim prostitucioni të vajzave të mitura, si dhe për dhunë seksuale./panorama

g.kosovari

Next Post
Aksident në Lushnjë/ Parakaloi gabim, përplasen dy automjete

Aksident në Lushnjë/ Parakaloi gabim, përplasen dy automjete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com