• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është “Pushtuesi” i Stambollit: Nga pasioni për futbollin, te martesa me gruan me tatuazhe!

by Java News
02/04/2024 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekrem Imamoglou, i njohur si “Pushtuesi i qytetit”, blindoi fitoren e tij për herë të dytë në Bashkinë e Stambollit.

Stambolli që është “kryeqyteti” i ekonomisë turke, pasi përbën një të tretën e saj, Imamoglou në fushatë u fokusua në ekonominë në kolaps të Turqisë.

“Pushtuesi i qytetit” Ekrem Imamoglou, u votua gjithashtu nga njerëz thellësisht fetarë, gjë që ishte një surprizë edhe për vetë Erdoganin, që e pa CHP-në të merrte përqindjet më të mëdha që nga viti 1977.“Vazhdo, ndrysho gjithçka”, thërriste turma e njerëzve me flamuj të kuq, duke dëshmuar se me modestinë dhe punën e tij, ai fitoi gjuhën e përbashkët me pikënisje të ndryshme politike, sociale, ekonomike dhe fetare.

Ai foli për zemrën e turqve, duke “goditur” Erdoganin në pikën e tij të dobët, duke kërkuar rritje të përfitimeve sociale, investime për një Stamboll “më të gjelbër” dhe transport më të lirë.“Klintoni turk, por pa… tradhti”, po e quan tani shtypi turk atë.

Imamoglu ka si mbështetje bashkëshorten e tij, Dilek, 4 vjet më të vogël, (që nga viti 1995) dhe nënën e tre fëmijëve të tyre (Mehmet, Semih dhe Beren).

E lindur në vitin 1974, Dilek, është diplomuar në Universitetin e Stambollit për turizëm dhe administratë publike, konsiderohet nga shumë njerëz si forca shtytëse e Ekremit. Ajo që e udhëzon atë.

Dilek nuk është tipike “First Lady” (Zonja e Parë e Stambollit e quajnë), gruaja e zakonshme e një politikani turk.

Ajo nuk mban shami, duke treguar flokët e saj të lyer biondë, mban modën më të fundit dhe shpesh zbulon tatuazhin që ka në krah, një akrep një referencë e drejtpërdrejtë për shenjën e saj të zodiakut, pasi ka lindur më 18 nëntor.

Vetë Dilek është shumë aktive me çështjet sociale dhe merr pjesë në aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e grave dhe edukimin e fëmijëve.

Karakteristikë e veprimit të saj është se ajo vizitoi Stambollin me një karrocë me rrota për një ditë e shoqëruar nga Semra Çetinkaya, nënkryetare e Shoqatës së Paralitëve të Kordinës Kurrizore të Turqisë, “për të ndjerë vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe për të ndërgjegjësuar”.

Në fakt, në vitin 2014, Dilek Imamoglu mori çmimin ?ükrü Sürmen nga shoqata turke si rezultat i “aktivitetit të saj për ndërgjegjësimin e personave me aftësi të kufizuara”.

Ajo nuk do të hezitojë të përballet edhe me vetë Erdoganin. Ashtu siç bëri në vitin 2022, kur bashkëshorti i saj u dënua me dy vjet e shtatë muaj burg dhe iu hoq e drejta politike për fyerje të zyrtarëve publikë.“Gjëja e rëndësishme nuk është të qëndrosh në pushtet, por të kesh ende nder,” shkroi ajo, duke iu referuar Ismet Inonu, një ushtarak dhe politikan turk që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Kemalit.

Imamoglu ka shumë të përbashkëta me rivalin e tij të përhershëm, Erdogan. Ai e ka pasion futbollin dhe ka qenë futbollist edhe në nivel gjysmë profesional në rini./VoxNews

Next Post
“Forma neobolshevike”/ Ndreca akuzon Vokshin: Jo kthimit të Komisionit hetimor si ilaç për epshet e ‘Byrosë Politike’

"Forma neobolshevike"/ Ndreca akuzon Vokshin: Jo kthimit të Komisionit hetimor si ilaç për epshet e 'Byrosë Politike'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In