• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është pronari i Shqipërisë?

by Gjergj Erebara
28/03/2018 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria duket se është vënë në siklet nga kritikat ndaj vendimit të çuditshëm të bllokimit të regjistrimit të tokave të bregdetit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Deklarata e fundit e ministres së Drejtësisë se vendimi “synon të mbrojë interesat e pronarëve të ligjshëm” në fakt bie ndesh me vetë vendimin e qeverisë, ku termi “pronar i ligjshëm” nuk përmendet fare.

Nga Gjergj Erebara

E hëna ishte një ditë paksa e sikletshme për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo u detyrua të mbrojë një akt dukshëm të paligjshëm në emër të ligjit, u detyrua të justifikojë një vendim qeverie që flet për “krijim fondi tokash për investime strategjike” me një argument për të cilin vendimi nuk flet fare: “mbrojtjen e të drejtës së pronave të pronarëve të ligjshëm”. Në praninë e dy drejtorëve të tjerë të shtetit, një vendimi qeverie iu dha pesha e “reformës”, u krahasua me “reformën në drejtësi” dhe u përdor togfjalëshi “në bashkëpunim me ndërkombëtarët”.

Në fakt, vendimi i shumëdebatuar i qeverisë flet qartë e hapur: Urdhërohet “Pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike”. Siç e thotë kjo fjali, ndryshe nga sa tentoi të na bindë Ministrja Gjonaj, synimi i vendimit është ndalimi i regjistrimit të pronave të marra nga “përfituesit e tokës bujqësore”, në “zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike” sepse këta përfituesit “kriminelë dhe abuzues”, pengojnë “investimet strategjike”. Askund në vendim nuk përmenden “pronarët e ligjshëm” dhe as nuk ka ndonjë shqetësim për “abuzimet me pronat”. As nuk flitet gjëkundi për procesin e kompensimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist.

Por ajo çfarë është shkruar e bardhë mbi të zezë, nuk e pengoi Ministren Gjonaj të deklaronte “sigurimin e saj për pronarët e ligjshëm për pacënueshmërinë e të drejtave të tyre”.

Kushdo që ka pak njohuri nga historiku i shkurtër i procesit të pajisjes së shqiptarëve me tituj pronësie përgjatë tre dekadave të fundit, e ka të qartë se për çfarë bëhet fjalë. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, për shkak se kjo klasë politike refuzoi të kthejë tokat te pronarët e para vitit ’45, shfrytëzuan atë hapësirë të lejuar të ligjeve për shpërndarjen e tokës te fshatari, për të marrë një copë tokë. Në shumë raste, kjo ishte skemë hajdutësh. Në ndoshta po aq shumë raste, kjo ishte rruga se si banorët e zonave bregdetare morën nga një copë tokë, qoftë shtet, qoftë tokë të gjyshit. Mjeti me të cilin këta shqiptarë morën një copë tokë, ishte ligji. Ligji, siç mund ta dijë Ministrja e Drejtësisë shumë mirë, miratohet në parlament. Ai nuk mund të mbikalohet nga asgjë, veçse nga një ligj tjetër i miratuar po në parlament. Qeveria nuk e pati problem ta mbikalojë ligjin dhe me një vendim qeverie, në mënyrë krejtësisht selektive, vendosi ta pezullojë të drejtën e fituar me ligj. Dhe siç thotë qartë vendimi i qeverisë, synimi i vendimit, nuk është “mbrojtja e pronarëve”, është krijimi i një fondi tokash nën pronësi shtet, të cilat, shteti synon t’ia japë, me procedura po aq abuzime sa ato që kemi parë deri tani, një grupi individësh, të cilët shteti ka vendosur t’i quajë “investitorë strategjikë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse qeveria vendos të rrëzojë një të drejtë të fituar me ligj, me një vendim qeverie, ministrja theksoi faktin se kjo është një “masë e përkohshme”. Në ligj nuk ka kurrfarë përkufizimi se çfarë do të thotë “e përkohshme”. Në thelb, vendimi i qeverisë është “pa afat” ose “deri në një vendim tjetër”. Kjo është larg të qenit “e përkohshme”.

Është gjithashtu e qartë se ndalimi i të drejtës për të pasur një pronë të regjistruar në bllok, vështirë se do ta luftojë abuzimin e stërmadh me pronat, pasi abuzuesit nuk janë fshatarë pa mbështetje. Rastet e zbuluara të abuzimeve tregojnë bashkëpunimin e zyrtarëve të shumtë të qeverisë, të cilët, jo vetëm e kanë përvetësuar tokën, por edhe e kanë regjistruar atë me dokumente të rregullta. Rasti i Spillesë dhe ai i Lezhës nuk ishte “toka të shpërndara dhe të paregjistruara”, por ishte krejt e kundërta, toka të shpërndara dhe të regjistruara. Duke parë këto dy fakte, vendimi i qeverisë për pezullimin e regjistrimit të pronave, nuk pritet të ketë ndonjë efekt mbi luftimin e grabitjeve të tokave në bregdet, por do të ndalojë ata fshatarë që janë të pafuqishëm për të regjistruar tokat që kanë marrë, me apo pa abuzime.

Është e qartë se tokat në bregdet, të cilave qeveria ia ka vënë syrin për të krijuar të ashtuquajturin “fond mbështetës për investimet strategjike”, është vetëm një pjesë e vockël e tokës të shpërndarë me ligjet e shpërndarjes së tokave. Pjesa tjetër, shumica dërrmuese e tokave, të cilat nuk joshin babëzinë e abuzuesve në pushtet, mbeten edhe sot e kësaj dite të paregjistruara. Të 400 mijë familjet fshatare të Shqipërisë nuk janë në gjendje të kenë një titull pronësie, qoftë për tokën e marrë “me abuzime”, qoftë edhe për atë të marrë “pa abuzime”. Jo vetëm kaq, por edhe pronarët e shtëpive qindravjeçare prej guri në fshatrat e bregut, vijojnë të mos kenë titull pronësie as për shtëpitë e veta. Asgjë e tillë nuk përbën shqetësim për qeverinë. Shqetësimi është sigurimi i tokave për të ashtuquajturit ‘investitorë strategjikë’.

Next Post
“Shoqata që bëjnë propagandë ruse”, çfarë tha kreu i SHISH në komision

"Shoqata që bëjnë propagandë ruse", çfarë tha kreu i SHISH në komision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com