• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është miliarderi që u shua bashkë me familjen nga rrëzimi i avionit në Itali

by A R
03/10/2021 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një avion privat ra mbi një ndërtesë këtë të diel në San Donato Milanese të Milanos. Të gjithë personat që ndodheshin në bord humbën jetën. Piloti dhe ndihmësi i tij, 5 persona të rritur dhe një fëmijë. Sipas mediave italiane, të 8 viktimat janë të huaj.

Avioni pati një përplasje të fuqishme në tarracën e ndërtesës. Ai ishte nisur nga Linate dhe udhëtonte drejt Olbia të Sardenjës. Avioni ra mbi një ndërtesë bosh, e cila ishte nën rikonstruksion dhe që shërbente për zyra dhe një parking për autobusë. Banorët e zonës dëgjuan fillimisht një zhurmë të fortë e më pas një shpërthim, si pasojë e përplasjes. Flakët përfshinë menjëherë ndërtesën në dy kate të saj.

Por kush janë viktimat? Piloti i avionit ishte 68-vjeçari rumun Dan Petrescu, i cili ishte po ashtu pronar i mjetit të blerë në 2015-n. Ai konsiderohej si një prej personave më të pasur në Rumani, pronar supermarketesh dhe galerish tregtare (Metro dhe Real). 68-vjeçari kishte dy shtetësi, rumune dhe gjermane. Partner i Ion Tiriac, asetet e së cilës përllogariten të jenë rreth 3 miliardë euro, Petrescu ishte shpërngulur në Gjermani për t’i shpëtuar regjimit të Nicolae Ceausescu, për t’u rikthyer në vendlindje pas vitit 1989.

Po ashtu, në mesin e viktimave është edhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare, e lindur në Rumani dhe me shtetësi franceze, si dhe djali i tyre 30-vjeçar, Dan Stefan Petrescu, i lindur në Mynih, gjithashtu me dy shtetësi. Nëna e miliarderit ndodhej në Olbia, në vilën e familjes, duke pritur djalin dhe nipin për të kaluar pushimet në Sardenjë.

Sipas mediave rumune, djali 30-vjeçar i Petrescu kishte shkuar në Itali bashkë me disa miq, djalin e tij 1 vjeçar dhe gjyshen. Në mesin e viktimave dyshohet se është edhe djali i tij i mitur.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht janë të paqarta. Dëshmitarë thanë se kishin parë një prej motorëve të avionit në flakë dhe se ai kishte rënë pikiatë mbi tarracë.

/a.r

Next Post
“Djalit 11-vjeçar i bleu 45 mln euro prona”, Panama Papers trondit me të dhënat për Presidentin Aliyev

"Djalit 11-vjeçar i bleu 45 mln euro prona", Panama Papers trondit me të dhënat për Presidentin Aliyev

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In