• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është miliarderi që do sfidojë Trumpin në nëntor/ Zbuloni sekretet e kandidatit për president të SHBA

by Java News
22/02/2020 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjitja e papritur e Majkëll Blumberg në sondazhe, është nxitur kryesisht nga shpenzimi i një sasie të madhe parash nga vetë biznesmeni.

Ato po përdoren për të financuar fushatën elektorale, me synim prezantimin e njeriut 64 miliardë dollarësh një elektorati kombëtar, që kryesisht nuk e di sesi qeverisi ai për 12 vite rresh Bashkinë e Nju Jorkut. Po kush është Majkëll Blumberg, që shihet nga shumë analistë si i vetmi që mund të rrezikojë e fitoren e pritshme të presidentit aktual Donald Trump?

I ati i tij ishte një llogaritar në një bulmetore, dhe nuk fitonte kurrë më shumë se 6.000 dollarë në vit.

E ëma e bindi avokatin e familjes irlandeze të blinte një shtëpi në periferi të Medford në Masaçusets, për t’ja shitur atë Blumbergëve. Kjo pasi agjentët e pasurive të patundshme, nuk donin t’u shisnin shtëpi hebrenjve.

Majkëll ishte një bojskaut në adoleshencë. Ai shoqëronte shpesh të moshuarit në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve.

Libri i tij më i preferuar në moshë të re ishte romani ”Xhoni Trimein” i shkrimtars Ester Forbs mbi djalin e varfër Pol Rever që bëhet spiun. Blumberg thotë se e ka lexuar atë libër “të paktën 50 herë”.

Në shkollën e mesme të Medford, ai ishte anëtar i shoqërisë debatuese. Ai shkoi një ese ku pretendonte se Frenklin Ruzvelt, i dinte paraprakisht planet e Japonisë për të sulmuar Pearl Harbour dhe e lejoi të ndodhte. Pasi ai mendonte se Lufta e Dytë Botërore do të ndodhte gjithsesi, dhe kjo do ta fuste SHBA-në në konflikt, por nga ana tjetër do ta nxirrte nga kriza ekonomike.

Në universitetin Xhon Hopkins në Baltimora, ai ishte student i shkëlqyer i inxhinierisë. Në atë kohë u tregoi miqve të tij dëshirën që një ditë të bëhej presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Kur hyri në Shkollën e Biznesit në Harvard, e ëma i tha: “Mos u bëj mendjemadh!”

Për shkak të simptomës së këmbëve të sheshta, nuk u rekrutua si ushtar në Luftën e Vietnamit.

Puna e tij e parë pas diplomimit në qershorin e vitit 1966 ishte në bankën “Salomon Brothers” në Wall Street, ku merrej me letrat me vlerë, dhe fitonte 9.000 dollarë në vit.

Ai mburrej se shkonte në punë që në 7 të mëngjesit, më herët se kushdo tjetër përveç menaxherit Billi Salomon, djalit të themeluesit të kompanisë.

Në janarin e vitit 1976, arriti të pilotojë dhe ulë një helikopter të përfshirë nga flakët në një ishull të vogël në Konektikat. “Të gjithë pilotët mësojnë të marrin një angazhim, dhe t’i përmbahen atij, duke ndjekur manualin. Kush nuk e bën këtë, nuk mbijeton”- do të shprehej më vonë.

Ai u martua po atë vit, në moshën 34-vjeçare, me vajzën e një komandanti në pension të Forcave Ajrore. Së bashku, patën 2 vajza.

Në vitin 1979, Blumberg e zhvendosi zyrën e tij në një kat tjetër, për të mbikëqyrur sistemet e informacionit. Ai i kaloi 2 vitet e ardhshme, duke mësuar më shumë rreth kompjuterave të hershëm, gjë që i vlejti më vonë për të themeluar kompaninë “Bloomberg Terminal”.

Pushohet nga puna në vitin 1981, kur banka u ble nga dikush tjetër. Si partner Blumberg e pranoi vendimin, kur e kuptoi se do merrte si kompensim një shumë prej 10 milionë dollarësh. Ai i përdori ato para për të ngritur kompaninë e tij.

U divorcua në vitin 1993, dhe nuk u rimartua më.

Braktisi Partinë Republikane për të shkuar tek ajo Demokratike, në prag të kandidimit të tij si kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut në vitin 2001. Në fjalimin e shpalljes së kandidaturës, përdori plot 117 herë përemrin vetor “Unë”.

Në fillim të fushatës së tij të parë, një votues e pyeti Blumberg mbi përmbajtjen e Amandamentit të Dytë. “Që është….?”- ishte përgjigja e tij.

Ndonëse premtoi se nuk do të shpenzonte më shumë se 30 milionë dollarë për fushatën e tij të parë për kryebashkiak, në fakt harxhoi gati 74 milionë dollarë.

Ai e punësoi vajzën e tij si koordinatore të programeve në Bashkinë e Nju Jorkut. Ndërkohë, punësoi të motrën si komisionere e Komisionit të Qytetit për OKB, Përfaqësitë Konsullore dhe Protokollin.

Rroga e tij dhe e familjarëve, ishte tejet simbolike, vetëm 1 dollar në vit.

Në korrikun e vitit 2003, kur ish-këshilltari i bashkisë Xhejms Dejvis, u vra në sallën e mbledhjeve, Blumberg nisi të lobim për një kontroll më të rreptë mbi armët. “Unë nuk e di pse njerëzit mbajnë armë. Ato vrasin njerëz”- tha ai menjëherë pas ngjarjes. Madje që nga fillimi i mandatit të dytë, ai u ka dhuruar më shumë se 270 milionë dollarë organizatave që mbështesin lëvizjen për kontrollin e armëve në SHBA.

Në vitin 2006, pushoi nga puna një punonjës të bashkisë, pasi ai po luante në kompjuterin e tij të zyrës lojën e famshme me letra “Solitaire”.

Si kryetar bashkie, ishte një mbrojtës agresiv i shëndetit publik. Ndaloi pirjen e duhanit në restorante dhe bare, dhe u përpoq të bindte njujorkezët të konsumojnë më pak kripë dhe yndyrë.

Pasuria e tij ishte rreth 4 miliardë dollarë, kur mori mandatin e parë si kryetar bashkie. Dhe mbërriti në më shumë se 33 miliardë dollarë, kur u largua pas 3 mandateve.

Në 2018, ai ishte miliarderi i dytë më bujar në SHBA, vetëm pas Xhef Bezos. Majkëll pretendon se deri tani ka dhuruar gati 10 miliardë dollarë.

Ai ka 12 shtëpi të mëdha, përfshirë shumë prona të patundshme në Nju Jork, Londër, Bermuda dhe Florida.

Majkëll Blumberg nuk i pëlqen filmat, ndërsa mendon se bejsbolli, një nga sportet më popullore në Amerikë, është i mërzitshëm.

Në një rast ka thënë se i do shumë mbrëmjet e të dielave, pasi të nesërmen i duhet që të shkojë në punë.

I ati vdiq në moshën 57-vjeçare, e ëma në moshën 102-vjeçare. Vetë ai ka thënë se ai planifikon të jetojë deri në moshën 125-vjeçare. / Politico – Bota.al

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Si je me mësime”? Rama vë duart në kokë nga përgjigja e vajzës: I kam të gjitha…

VIDEO/ "Si je me mësime"? Rama vë duart në kokë nga përgjigja e vajzës: I kam të gjitha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita ‘mos më prek me dorë’

Ajo që ka ndodhur me Berishën në Strasburg është vetasgjësuese për PD-në

January 29, 2026
VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

January 29, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

January 29, 2026
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

January 29, 2026
Vëmendje për viktimat

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

January 29, 2026
VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

VIDEO-Berisha në Strasburg, denoncon Ramën/Drejtuesja e seancës në KiE i fik mikrofonin pas 2 minutash: Faleminderit shumë, nuk keni më përkthim

January 29, 2026
Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

Shqipëria me një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë, Lamallari me ekspertët e KiE: “Të ndahemi” nga politika e ashpër penale

January 29, 2026
“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

“Ka aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç ndaj Shqipërisë: Po veprojmë…

January 29, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

January 29, 2026
Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In