• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush është jashtë, nuk regjistrohet”/ Ministri Mazniku: Të dhënat do jenë pikë referimi për reformat e rëndësishme

by Java News
18/09/2023 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndryshimeve të mëdha demografike të ndodhura që nga censi i fundit, pas 12 vitesh qytetarët dhe pasuritë e tyre të paluajtshme do t’i nështrohen rregjistrimit të rradhës.

E dhëna që do të prodhojë ky apel është në funksion të ndërtimit të politikave sociale e ekonomike për shqiptarët që gjenden fizikisht në vendin e tyre.

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku se “Të kemi mundësi që në mënyrë sistematike politikat publike që hartohen të jenë sa më të përshtatshme edhë në përputhje me popullsinë, edhe me elementë që kanë të bëjnë me ndarjen e buxheteve, sasinë e investimeve që shkon në një zonë apo në një zonë tjetër, me vendet ku ndërtohen shkolla, universitete lidhen ngushtësisht më numrin e banorëve, madje duke filluar që nga gjërat bazike, sa kosha plehrash duhen në atë lagje, sa ujë vjen në atë lagje, sa shpesh duhet të vijë autobusi, sa të mëdhaja duhet të jenë rrugët, sa do të jetë lëvizshmëria në nivel qendror por edhe në nivel lokal”

Mundësinë për tu rregjistruar do ta kenë vetëm ata qytetarë që ndodhen  fizikisht në Shqipëri. Për ata që për aryse pune apo arsimimi ndodhen përkohësisht jashtë vendit gjatë periudhës gjashtë javore nuk ekziston asnjë mundësi tjetër për t’iu përgjigjur apelit.

Sipas tij, “Një qytetar që është në emigracion sot për 3, 6 muaj apo dy vjet mbetet qytetar i Shqipërisë i rregjistruar në gjendjen civile. Nuk ka lidhje fare me ushtrimin e censit. Censis është një ushtrim që na kërkon të bëjmë një inventar fizik të njerëzve që kemi në këtë moment kur behet censi këtu”.

Në qershorin e vitit të ardhshëm censi do të zyrtarizojë popullsinë që jeton në shqipëri po aq edhe të dhëna të tjera që nga shpërndarja në qytet, fshat, grupmoshat, gjendjen ekonomike e deri te pasuritë që zoterojnë. Por sa afër të vertëtës do të jetë kjo e dhënë?

“Kjo do të varet në mënyrë strikte nga gadishmëria e qytetarëve për të marrë pjesë sa më shumë në këtë proces. Në qoftë se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë në nivelet e duhura, atëherë nuk do të këmi asnjë diskutim për cilësinë e të dhënave. Nga vlerësimet paraprake që kemi, jemi ekzaktësisht në këtë situatë”, tha Mazniku.

Në intevistën për Vizion Plus, Ministri i ri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku thotë se të dhënat e censit do të jenë pikë-referimi edhe për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në të ardhmen, siç është ajo territoriale.

“Padyshim një nga temat që ia vlen të diskutohet është edhe raporti i popullsisë me territorin. Padyshim që është një nga të dhënat që do të ndikojë në atë vlerësim”, deklaroi ministri.

Me parrullën se rregjistrimi i popullsisë është një detyrë patriotike, Arbjan Mazniku e sheh të domosdoshme përfshirjen sa më të madhe të qytetarëve që në të ardhmen të kenë shërbime më të mira veçmas nga të zgjedhurit e tyre vendor./m.j

Next Post
Plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar dhe tentoi të largohej, arrestohet 55-vjeçarit në Malësi të Madhe

Plagosi me armë zjarri një 30-vjeçar dhe tentoi të largohej, arrestohet 55-vjeçarit në Malësi të Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In