• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është injorant i historisë?

by Java News
04/11/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rami Memushaj

Lidhur me sulmet që kanë shpërthyer në Greqi ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar injorant të historisë, vërehet një padije që të lë pa mend e politikanëve dhe e gazetarëve grekë. Si mik i historisë dhe i së vërtetës, po jo si historian, po sjellim këtu disa të dhëna që kushdo që di shkrim e këndim dhe që ka një telefon android, tablet a kompjuter mund t’i gjejë fare lehtë, mjafton që të kërkojë në Wikipedia fjalën Dushmani.

Dushmanët ishin një familje fisnike shqiptare e cila gjatë shek. XIV–XV sundoi një territor të Shqipërinë Veriore që shtrihej nga fusha e Zadrimës deri në Alpet shqiptare*.

Kjo familje përmendet për herë të parë në dokumentet venedikase si vasalë të Balshëve1. Një anëtar i kësaj familjeje, Gjin Dushmani, përmendet bashkë me feudalë të tjerë shqiptarë, si komandant i trupave ndihmëse shqiptare në betejën e Ankarasë më 14022. Pas humbjes së trupave otomane, ata iu ofruan si vasalë Republikës së Venedikut më 14033. Më 2 korrik 1403, senati i Venedikut u njohu sundimin e Pultit4 Goranit, Damjanit dhe Nenadit, anëtarë të familjes Dushmani5. Anëtarë të kësaj familjeje ishin edhe disa klerikë katolikë; një ndër ta ishte Pal Dushmani, i përmendur si peshkop i Pultit (“Dusmanus ep. Polat.”).

Një anëtar tjetër i familjes Dushmani, Lekë Dushmani, përmendet si një nga themeluesit e Lidhjes së Lezhës6. Vajza e tij Irenë Dushmani u bë e famshme për shkak të një grindjeje për të, e cila shpuri në çarjen e madhe midis anëtarëve të Lidhjes së Lezhës, që përfundoi në luftën shqiptaro-venedikase të viteve 1447–14487. Familja Dushmani, bashkë me familjen Spani, qenë kundër luftës me Venedikun dhe nuk morën pjesë në të.

Në mars 1451, Lekë Dushmani dhe Bozhidar Dushmani bënë plan të sulmonin Drishtin e kontrolluar nga Venediku8, por komploti i tyre u zbulua dhe Bozhidari u detyrua të ikte në mërgim9. Në korrik 1452, papa dërgoi Pal Dushmanin të zgjidhte konfliktin midis Lekë Dukagjinit dhe Skënderbeut10.

Autori Demetrios Sicilianos,  në librin “Athina e re dhe e vjetër” (1960, f. 23), shkruan: “Familja Dushmani është me prejardhje shqiptare.  Paraardhësi i tyre Leka (Aleksandër) Dushmani luftoi me Gjergj Kastriotin (ose Skënderbeun) kundër turqve (1468). Pas pushtimit të Shqipërisë nga sulltan Mehmeti, ai u strehua në Greqi. Dy shekuj më vonë, kur turqit e rimorën Athinën pas tërheqjes së venedikasve, Gjergj Dushmani, që ishte vendosur atje, u largua me venecianët në Peloponez…”

Të dhënat biografike të pasardhësve të kësaj familjeje provojnë se Lekë Dushmani u vendos në Korfuz. Gjergj Dushmani, që përmend autori i mësipërm dhe për të cilin shkroi edhe kryeministri Edi Rama, i përket kësaj familjeje, që ka nxjerrë politikanë dhe ushtarakë të shquar të Greqisë, si  Anton Dushmani (1800–1890), kont i Korfuzit dhe politikan grek, dhe nipërit e tij, vëllezërit Viktor Dushmani (1861–1949) e Sofokli Dushmani (1868–1952), oficerë madhorë të ushtrisë greke, të tre të lindur në Korfuz.

Pra, nuk është kryeministri ynë ai që nuk e njeh historinë, po janë historianët, politikanët dhe gazetarët grekë, që, të helmuar keq nga nacionalizmi i sëmurë, e shtrembërojnë në mënyrë të paturpshme historinë. Wikipedia është një enciklopedi e hapur për gjithë botën, atë mund ta lexonin edhe politikanët dhe gazetarët grekë para se të reagonin marrëzisht dhe, nëse nuk i besojnë kësaj, le t’u hyjnë burimeve historike. Por leximi për së prapthi i historisë përbën një konstante të politikës greke dhe ne shqiptarëve na ka rënë fati i keq të përballemi me këta injorantë të pailuminueshëm të historisë në vendin ku ka lindur historia.

****

* Për të mos e shpërqendruar vëmendjen e lexuesit, kemi lënë vetëm numrat e shënimeve, po jo përmbajtjen e tyre, e cila mund të gjendet lehtë në zërin “Dushmani” të Wikipedia-s.

dushman

Next Post

Qelbësirat e “Rilindjes” (2)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In