• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është Iliaz Çali, viktima e atentatit pranë kthesës së Rinasit/ Dera e pasagjerit u gjet e hapur, dyshime se shënjestra nuk ka udhëtuar i vetëm

by Java News
04/04/2022 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana u trondit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, ku pas një atentati në aksin Tiranë-Durrës, u ekzekutua brenda një makine Iljaz Çali, 37 vjeç.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa viktima raportohet se udhëtonte me një makinë “Land Rover” me targa  AB 988 AS.

Atentati ka ndodhur rreth orës 10:30 të mbrëmjes, ndërsa siç sqaron policia autori/ët, kanë qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte Iljaz Çali, i cili si pasojë e plumbave mbeti i pajetë.

Makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Nikla e Fushë Krujës, dhe nga hetimet paraprake thonë se ai e ka shitur mjetin në një pikë që jep makina me qira në zonën e Rinasit dhe makina ishte marrë me qira nga viktima Iljaz Çali.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, megjithatë deri në këto momente autorët janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm,  por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh

Por kush është viktima?

Raportohet se Çali nuk është një emër i pa njohur për policinë. Në vitin 2016, ai u shpall në kërkim për kultivimin e një sasie të madhe bimësh narkotike, përafërsisht rreth 700 rrënjë.

Ka dyshime të forta se atentati ndaj viktimës është kryer për larje hesapesh për shkak të aktivitetit kriminal që ai ishte marrë.

g.kosovari

Next Post
Shampanjë, tortë dhe bori/ Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e Serbisë, siguron edhe një mandat tjetër

Shampanjë, tortë dhe bori/ Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e Serbisë, siguron edhe një mandat tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In