Fadil Tërnova, 32 vjeçari që ran ë pranga ditën e sotme gjatë një suoeraksioni të forcave RENEA njihet si i forti i Bulëizës. Prej dy vitesh, Tërnova ishte shpallur në kërkim pasi mbi të rëndojnë akuzohej për disa vepra të rënda penale, si kërcënimi, kanosja, armëmbajtje pa leje, etj.
Por kush është Fadil Tërnova?
I riu i ka shpëtuar një atentati në vitin 2017, më datë 11 dhjetor. Rreth orës 18.30 të asaj nate, Fadil Ternova është qëlluar me armë zjarri teksa po kalonte me automjetin e tij të llojit “Land Rover” me targa AA 489 RA.
Edhe pse mbi mjetin e tij vërishuan plumbat, tërnova nuk ka ndaluar por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka lënë automjetin dhe ka njoftuar policinë. Ai nuk mori asnjë lëndim, por e dinte shumë mirë se nga kush i kishin ardhur këto plumba.
Kështu, vetëm katër ditë pas atentit të cilit i shpëtoi, Tërnova I doli përpara 28-vjeçarit që i përgatiti atentatin dhe bashkë me grupin e tij, e kërcënoi dhe goditi me qytë pistolete.
Në krye të grupit qëndronte vetë 29-vjeçari Ternova, një prej të ashtuquajturve të “Fortët e Bulqizës”, I cili gjithashtu kishte marrë përsipër të bëntë vetëgjyqësi për çështjen e tij.
I kërcënuari i identifikuar si A. Shehu, ka bërë denoncim në polici, dhe që atë ditë Tërnova u shpall në kërkim. Në kërkim u shpall edhe vëllai 32-vjeçar i Tërnovës, i cili është me dy identitete me inicialet A. I. dhe D. Ternova si dhe 20-vjeçari me iniciale E. D., kushëri me ta, pasi edhe këta kanë qenë të pranishëm në kërcënimin e Shehut.
Vëllezërit Shehu dhe Ternova kanë një konflikt të vjetër mes tyre ku disa vite më parë vëllezërit Shehu kanë tentuar të vrasin Fadil Ternovën, po nga kjo përleshje mbeti i vrarë Shefqet Shehu dhe u plagos rëndë Fadil Ternova. Dhe personi që kërcënoi Tërnova është pikërisht vëllai më i vogël i vëllezërve Shehu.
Pavarësisht shpalljes në kërkim, Tërniva nuk iu dorëzua drejtësisë. Nga vendi ku ishte fshehur, ai deklaronte nuk kishte besim tek autoritetet shqiptare dhe se policia e kishte mbajtur të fshehtë atnetyain ndaj tij, duke mos çuar pas hekurave autorët.
“Unë jam në arrati, bashkë me vëllain tim Aleksin. Pak ditë më parë, unë i shpëtova një atentati në rrugën nacionale Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur Peladhi. Isha në makinë bashkë me djalin e tezes, Edison D., për fat të mirë nuk u plagosëm asnjëri. Policia po fsheh ngjarjen, sepse deklaron se unë ndodhesha i vetëm në automjet. Pas ngjarjes, unë me vëllain u përballëm me një nga pjesëtarët e familjes Shehu, me të cilën jemi në konflikt. Policia thotë se ne e kemi goditur atë dhe na ka shpallur në kërkim. Por ndërkohë policia nuk bën as përpjekjen më të vogël, për të arrestuar kundërshtarët tanë që qëlluan për të më vrarë. Familja ime është në konflikt me familjen Shehu. Në vitin 2013 në një lokal afër komisariatit të policisë Bulqizë, ka mbetur i vrarë Shefqet Shehu dhe i plagosur vëllai i tij, Vehap Shehu. Vehapi është ende në kërkim. Unë dyshoj se ata kanë qëlluar për të më vrarë. Për këtë ngjarje jam akuzuar unë dhe vëllai im. Unë kam qëndruar dy vite në burg dhe kam fituar pafajësinë. Por policia as nuk merr mundimin të hetojë dhe arrestojë ata që më zunë pritë. Por vjen dhe shkatërron shtëpinë time. Unë nuk dorëzohem nuk kam besim te drejtësia shqiptare. Kam vetëm një thirrje për policinë, unë vetë nuk bëj vetëgjyqësi, por i lutem drejtësisë të hetojë sepse jeta ime është në rrezik,”– shprehej në atë kohë Tërnova.
Shefqet Shehu ishte i njohur si biznesmen kromi në zonën e Bulqizës. Në sallën e gjyqit të pandehurit pohuan në atë kohë që konflikti i tyre ka nisur për motive banale, ndërsa policia dyshinte se mes Ternovës dhe vëllezërve Shehu mund të ketë nisur sherri për një galeri në zonën D, në minierën e Bulqizës.
Sot, dy vite pas ngjarjeve të rënda, Tërnova u arrestua në shtëpinë e tij, në Bulqizë. Forcat RENEA zbarkuan në banesën ku strehihej aid he e gjetën të fshehur në një bodrum që kishte krijuar poshte një dhome.