Ish deputeti grek i Agimit të Artë, Christos Pappas i arrestuar ditën e sotme nga policia ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje nga 52-vjeçare nga Ukraina.
Ajo kishte qenë kandidate në zgjedhjet lokale në Athinë. Ajo u vu në pranga për fshehjen e një personi të kërkuar nga policia.
Ai ishte zhdukur prej muajit tetor, që pas gjyqit të mbajtur ndaj Agimit të Artë.
Pas arrestimit, Pappas u dërgua në qendrën e paraburgimit në katin e 12-të të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës.
Ai është dënuar me 13 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale.
g.kosovari