• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është Ervin Mata, nga ngjarja që tronditi Ish-Bllokun te trafiku i 240 kg kokainë

by A R
27/04/2026 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Mata është një nga emrat më të njohur nga drejtësia shqiptare, i cili ishte shpallur në kërkim. Arratia e tij mori fund teksa është vendosur në pranga nga autoritetet braziliane.

39-vjeçari, i cili fshihej në Brazil me dokumente false është një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar, trafik ndërkombëtar droge, kryesisht kokainë dhe pastrim parash.

Profili i tij publik lidhet me biznesin, lidhje me botën e showbizit dhe një histori të gjatë me drejtësinë.

Ervin Mata është i njohur edhe si biznesmen në fushën e pronave të paluajtshme, hotelerisë dhe investimeve.

Shumë nga bizneset e tij janë regjistruar zyrtarisht në emër të babait të tij, Luan Mata, ose anëtarëve të tjerë të familjes, ndërsa SPAK i ka hetuar këto prona si produkte të pastrimit të parave nga trafiku i kokainës.

Ngjarja në Ish-Bllok

Më 4 tetor 2018, në një nga lokalet e zonën së ish-Bllokut në Tiranë, ndodhi një përplasje me armë midis grupeve rivale.

Ervin Mata u akuzua se ishte në qendër të konfliktit me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë truproja i Martinajt, Fabjol Gaxha, ndërsa Martinaj dhe Eljon Hato u plagosën.

Konflikti dyshohej se lidhej me një ngarkesë kokaine të kartelit Bello. Mata u arratis për rreth 5-6 muaj, dhe më pas vetëdorëzua në prill 2019. Ai u la i lirë nga gjykata dhe më vonë u lirua nga akuzat për atë ngjarje edhe pse prokuroria e apeloi vendimin.

Akuzat e SPAK-ut

Në nëntor të vitit 2023, SPAK lëshoi urdhërarrestin ndërkombëtar për Ervin Matën si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar që operonte në trafikun e kokainës nga Amerika Latine si Brazili, Bolivia, Kolumbia drejt Europës, në vende si Gjermania, Holanda dhe Spanja.

Mata dyshohet për dërgesa të mëdha kokaine, përfshirë një ngarkesë prej 240 kg të kapur në Frankfurt, të Gjermanisë dhe pjesë e konfiskimeve më të mëdha si 446 kg në Holandë dhe 69 kg në Brazil.

Akuzat shtrihen edhe në mbështetje të elementëve korruptivë në polici si dhe te planifikimi i vrasjeve dhe bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit.

SPAK ka hetuar edhe rreth 40 persona të afërm të tij për lidhje me grupin.

Ervin Mata ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kur më 11 mars të vitit 2025, Gjykata Supreme Federale e Brazilit lëshoi një urdhër-arrest për të, me kërkesë të Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Urdhri u bë i ditur më 23 shtator të vitit 2025 për t’u finalizuar ditën e sotme kur ai u vendos në pranga nga autoritetet e Brazilit dhe më pas pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

Ervin Mata cilësohet si një nga figurat e spikatura në hetimet e SPAK-ut për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Next Post
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In