• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është Edmond Bego, biznesmeni 48-vjecar i arrestuar në Greqi, emrat e rremë që mbante

by Java News
20/08/2018 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edmond Bego, biznesmeni shqiptar që u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen, është arrestuar për llogari të shtetit Italian, pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë).

Sipas policisë greke në momentin e ndalimit, 48 vjecari kishte një pasaportë me emrin e ndryshuar në Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz.

Për të njëjtën cështje që policia greke arrestoi biznesmenin, ai është arrestuar edhe vite më parë në Shqipëri, asokohe nën emrin Manoli Bega. Ishte 24 dhjetori i 2009 kur drejtoria kundër krimit të organizuar në Tiranë e arrestoi në kryeqytet.

Në njoftimin e policisë 9 vite më parë nënvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë njihej dhe me disa emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Gjithashtu në njoftimin e policisë së dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i përfshirë në një organizatw kriminale ku bënin pjesë edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, ndërsa ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetetit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, si dhe organizator për shpërndarjen dhe administrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Sipas vendimit të gjykatës Italiane Bego ishte dënuar në Torino në vitin 2008 me 13 vite burg për akuza të rënda. Por edhe pse në Itali ishte dënuar me 13 vite burg, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë në 2010, Bego u lirua për më pak se 3 vite burgim. BW

ma.me

Next Post
Kinë/Vjedhin një varr të lashtë, policia vendos në pranga 26 persona

Kinë/Vjedhin një varr të lashtë, policia vendos në pranga 26 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI

Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

February 21, 2026
Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

February 21, 2026
Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë

February 21, 2026
Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

Jo 10%, por 15%! Trump i rrit përsëri tarifat globale pas humbjes në Gjykatën e Lartë

February 21, 2026
“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

“Nuk rrimë duarkryq para Rusisë”, Polonia tërhiqet nga Konventa e Otavës dhe forcon mbrojtjen e kufirit lindor

February 21, 2026
Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

Nga shëndetësia te bankat/ Raporti i AKSK: Vjet pati 294 raste të rrjedhjes së të dhënave nga infrastruktura kritike

February 21, 2026
Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

February 21, 2026
Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

Pas shembjeve në Librazhd-Prrenjas, nisin problemet edhe në aksin alternativ, 3 trajlera bllokohen në Moglicë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In