Makina luksoze, e djegur gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, në Elbasan, i përket një biznesmeni. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Agron Balukaj, i cili merret me biznes në fushën e tregtimit të materialeve elektrike.
Ngjarja është shënuar rreth orës 01:30 të kësaj të enjteje, në lagjen “Çlirim”, Elbasan, ku është djegur makinë tip “Audi- Q7” në pronësi të Balukaj.
Makina me targë TR 6464 M, si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht.
Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Aktualisht po punohet për të zbuluar konflikte të mundshme të biznesmenit si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjithsesi për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”./a.m.