• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar në Elbasan

by Java News
19/09/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim biznesmenin e njohur Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimor në këtë qytet pas përplasjes së djeshme gjatë një operacioni të policisë, ku u godit makina e efektivëve.

Bëhet fjalë pikërisht për makinën në pronësi të biznesmenit Cela, një Audi A8 e blinduar që ka goditur makinën e policisë.

petrit cela

Megjithësi mjeti është në pronësi të biznesmenit, ka dyshime se në drejtim ka qenë i biri, Suel Çela.
Sipas njoftimit të policisë, “është identifikuar drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale P.Ç, i cili është shpallur në kërkim”.

Ndërkohë, nga operacioni kundër makinave luksoze u sekuestruan 7 automjete, 3 prej të cilave të blinduara si dhe një armë zjarri sportive. Ndërkohë, në pranga përfunduan 3 të tjerë.

“Në momentin që një prej mjeteve po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip ‘Audi’ vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë me targa MB 002 AA. Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor që është në pronësi të Çelës. Mjeti tip ‘Audi’ dyshohet se është i blinduar”, njoftoi sot policia.

I pari që ngriti akuzë për ngjarjen ishte kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai tha se policia është goditur nga dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini duke publikuar edhe mesazhin e një qytetari.

“Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vettingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat: ‘Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celën me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit te policisë Elbasan. Kjo pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre’.”, shkruante Basha.

Por, policia tha se makina që goditi policinë është në pronësi të biznesmenit Çela.

Ngjarja
Mbrëmjen e djeshme, afër mesnatës policia ka qenë duke zhvilluar një kontroll për verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara. Gjatë kontrollit në automjetin luksoz me targa AA 040 OJ me vlerë 100.000 Euro, drejtuesit të mjetit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Në momentin që ky automjet po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë me targa MB 002 AA. Më pas mjeti që goditi policinë u fut në Tregun Ushqimor.

Veprimet e policisë
Policia ka arritur të ndalojë dy personat që gjenden në mjetin luksoz “Range Rover”, përkatësisht shoferin Kelmend Xhaferri dhe pasagjerin Ledio Zabeli. Po kështu është ndaluar edhe roja i tregut ushqimor.Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe me urdhër të saj janë prerë fletë-arrestet për personat e ndaluar:

1.Ledio Zabeli, 26 vjeç banues në Elbasan që ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar Cannabis Sativa. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

2.Kelmend Xhaferri, 35 vjeç banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një pushkë sportive pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

3. Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan, me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor. Ai ka kundërshtuar urdhrin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Hetimet për biznesmenin
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se makina tip “Audi” me targa AA 795 EP, e blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA është në pronësi të biznesmenit të njohur në Elbasan, Petrit Çela. Policia thotë se e ka shpallur në kërkim dhe po punon për arrestimin e tij.

“Audi” i blinduar që goditi policinë është sekuestruar dhe ndodhet në komisariat.

Po kështu në tregun agro-ushqimor në pronësi të Çelës janë gjetur dhe sekuestruar 7 mjete luksoze, 3 prej tyre të blinduara.

Makinat e sekuestruara
Mjeti tip “Audi” me targa AA 862 OI në pronësi të shtetases E.Xh
Mjeti tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ në pronësi të shtetasit P.Ç
Mjeti tip Golf me targa AA 097 SA në pronësi të shtetasit E.H
Mjeti tip “Toyota” me targa AA 814 GN, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N
Mjeti tip “Audi’” A8 i dyshuar i blinduar me targa AA 478 PV në pronësi të shtetasit P.Ç.
Mjeti tip “Audi” A8 i dyshuar i blinduar, me targa AA 795 EP në përdorim nga P.Ç
Mjeti tip “Golf” me targa AA 637 KD, në pronësi të shtetasit A. M.
Policia e Shtetit bën të ditur se po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijojnë kontrollet për kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi Policinë.

a.ç

 

 

 

Next Post
Kapet një kamion me drogë në portin e Vlorës, ndalohet shoferi

Kapet një kamion me drogë në portin e Vlorës, ndalohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

June 28, 2026
Përballë gjykimit publik

Përballë gjykimit publik

June 28, 2026
Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

June 28, 2026
Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

June 28, 2026
Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

June 28, 2026
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

June 28, 2026
Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

June 28, 2026
Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

A është protesta rinore anti-Trump?

June 28, 2026
Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In