• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e spiunoi Ismail Bej Vlorën tek Misioni Ndërkombëtar?

by Java News
20/10/2019 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ndrek Gjini

Nevoja për një Ismail Bej Vlore real

Ka mbetur vetëm pak javë nga dita e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mendoj se ky vit përbën momentin më të përshtatshëm për t’iu servirur më në fund  shqiptarëve portretin real të Ismail Bej Vlorës. Ai duhet t’u paraqitet atyre në përmasat e tij reale dhe jashtë glorifikimeve dhe mitizimit. Kjo pasi për shumë dekada, figura e këtij diplomati karriere dhe burri shteti u mitizua ekstremisht. U arrit deri atje sa iu ndërrua madje edhe mbiemri.

Duke shpalosur para shqiptarëve një Ismail Bej Vlorë, real, njerëzor, me meritat, zotësitë, gabimet dhe frikërat e tij, ne, realisht nuk ia zbehim aspak madhështinë, por e bëjmë figurën e tij më të besueshme për shqiptarët e vitit 2019, të cilët për hir të së vërtetës nuk mund të pranojnë me shabllone të mitizuara heronjsh.

Në këtë kontekst, them se shqiptarët e vitit 2019, duhet të dinë me ekzaktësi dhe jashtë ndikimeve politike apo fetare, motivet reale që e shtynë Ismail Bej Vlorën drejt vendimit për ta shpallur Shqipërinë të ‘mosvarme’. Cilat ishin opsionet e tjera në lojë gjatë atyre muajve kur lufta Ballkanike sapo kishte nisur, dhe pse opsioni i tij qe më largpamësi, dhe më i dobishmi për vendin në atë moment? Shqiptarët e 2019-ës duhet të mësojnë të vërtetat e paretushuara rreth nxitimit të tij, dhe të Austro-Hungarezëve të cilët qëndronin pas tij, për të shpallur pavarësinë me aq ngut, megjithëse qeveria që ai do drejtonte nuk kishte nën kontroll as një të katërtën e territoreve të banuara nga shqiptarët. Shqiptarët në këtë 107-vjetor duhet të mësojnë të vërtetën rreth mënyrës se si Ismail Bej Vlora u zgjodh në postin e kryeministrit të parë shqiptar, si dhe motivet e dorëheqjes së tij.

 

Izet Pasha, Esat Pasha dhe Ismail Bej Vlora

Mendoj se tani pas 107-vjetësh të vërtetat duhen thënë ashtu siç janë, nën dritën e fakteve dhe dokumenteve, dhe jo të vazhdohet me gjuhen e glorifikimeve nacional-socialistë, si për shembull me ‘plaku i urtë’, ‘udhëheqësi largpamës, e mjekërbardhë’, e të tjera folklorizma si këto.

Më konkretisht: Le të ndalemi për shembull tek momenti i dorëheqjes së Ismail Bej Vlorës nga posti i kryeministrit. Çfarë dinë shqiptarët rreth këtij akti? A e dinë vallë ata se kush ia kërkoi këtë dorëheqje Ismail Bej Vlorës dhe pse? Çfarë pazaresh të fshehta kishte bërë ai me Esat Pashë Toptanin për të sjellë si princ në Shqipëri, Ministrin e Luftës së Perandorisë Osmane, Izet Pasha? Cilat ishin akuzat që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i kishte bërë Ismail Bej Vlorës, lidhur me keqpërdorimin e fondeve të grumbulluara nga doganat e këtij qyteti etj.?

Të vërtetat e këtyre pyetjeve që parashtrova nuk ia zbehin aspak madhështinë kësaj figure. Ato veç e bëjnë këtë figurë me realiste, më të besueshme, më njerëzore. Dimensione këto që fatkeqësisht i mungojnë jo vetëm këtij lideri historik, por krejt  historiografisë shqiptare. Për të ilustruar idenë time rreth domosdoshmërisë së ç’mitizimit të heronjve tanë, dëshiroj të rendis këtu shkurtimisht kushtet në të cilat Ismail Bej Vlora qe i detyruar të japë dorëheqjen.

 

Shqipëria në një kaos total

Në Tetor-Nëntor 1912 Shqipëria ishte në një  kaos total. Forcat greke dhe serbo-malazeze po kryenin masakra në Veri dhe në Jug të Shqipërisë. Godina e rrëzuar e shtetit Osman kishte krijuar tek fqinjët tanë ortodoks premisat për dhunë, vrasje e spastrime etnike. Për t’i bërë ballë kësaj situate u projektua aleanca turko-bullgaro-shqiptare. Me 13 Gusht 1913, kongresi xhonturk vendosi që të dërgonte në Shqipëri si Princ të vendit, ministrin Osman të Luftës, Izet Pashën, që ishte me origjinë shqiptare. Ky vendim iu njoftua edhe Ismail Bej Vlorës dhe Esat Pashë Toptanit. Sipas informacioneve që posedonin kolonelët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, (Misioni Hollandez), që operonin në Shqipëri në atë kohë, Ismail Bej dhe Esat Pasha ishin marrë vesh me njëri-tjetrin, dhe kishin rënë dakord që Izet Pasha të vinte në Shqipëri dhe të ishte Princi i ardhshëm i Shqiptarëve.

Për realizimin e këtij plani u dërgua paraprakisht në Shqipëri Beqir Gebrenë Aga. Ai do të diskutonte me Ismail Bej Vlorën, Esat Pashë Toptanin dhe liderët e tjerë shqiptarë rreth forcave ushtarake dhe armatimeve që do të nevojiteshin për të shpartalluar invazionin panortodoks në Ballkan, dhe për të krijuar një shtet të unifikuar shqiptar. Por ishte Syrja Bej Vlora, (kushëriri i parë i Ismail Bej Vlores), ai që e dekonspiroi këtë plan, duke spiunuar kundër Ismailit dhe Esatit, tek Komisioni Ndërkombëtar i Kontrolli, dhe tek konsulli serb në Vlorë, Gavrilloviç.

Çfarë ndodhi me 6 Janar 1914

Pas këtij spiunimi, me 6 Janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, nisi kontrollin mbi disa  anije austriake, (që ishin mbështetëse të planit për sjelljen e Izet Pashës në Shqipëri). Oficerët hollandezë të këtij Komisioni zbuluan gjatë këtij kontrolli në këto anije mjaft armatime dhe ushtarë. Ata arritën të arrestojnë rreth 200 ushtarë shqiptarë të cilët qëndronin të fshehur në këto anije. Plani për sjelljen e Izet Pashës si Princ në Shqipëri i shqetësoi autoritetet e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, ndaj dhe ata arrestuan shume të dyshuar si pjesëmarrës në këtë plan, si dhe morën në pyetje shumë udhëheqës e militantë shqiptarë, si Çerçiz Topullin, Ismail Bej Vlorën, Esat Pashen e shume të tjerë.

Vendimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit

Koloneli Hollandez Der Veer, i cili e drejtoi këtë operacion e dënoi me vdekje Beqir Gebrenenë, i cili në atë kohë konsiderohej si heroi shqiptar kundër shovinizmit grek. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e akuzoi Ismail Bej Vlorën dhe Esat Pashën si komplotues. Ky Komision e akuzoi Ismail Bej Vlorën edhe për keqpërdorimin e fondeve të grumbulluara nga doganat e këtij qyteti dhe i kërkoi atij të japë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Qeverisë së Vlorës si dhe largimin nga Shqipëria para datës 25 Janar 1914. (Milosao)

 

Next Post
Kërcënimi i Zaev: Nëse s’ka datë për negociatat bie qeveria, do vazhdojnë të tjerët

Maqedonia e Veriut/ Zgjedhje të parakohshme më 12 Prill pas dështimit të negociatave

Comments 1

  1. rrockodani says:
    6 years ago

    Bravo Gjin Gjoni,nenen ku ta kene shqiptaret,shkaterroi dhiti me i mut skemi figura kombetare dhe mire ben qe e ke marre persiper ti pshurrosesh ata.Te pakten na thuaj me ke duhet te behemi me Serbin Grekun,Turkun apo Vatikanin

    Reply

Leave a Reply to rrockodani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Grupi parlamentar i PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni në Gjermani

Grupi parlamentar i PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni në Gjermani

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In