• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kush e shkatërroi Kombinatin e Autotraktorëve në Tiranë?

by A R
05/05/2025 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljan Tanini, “Amacord” 

E shkuara është historia e ditëve tona, ajo është punë, dinjitet dhe ekonomi! E tashmja është ajo që do u lëmë fëmijëve tanë! Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë u përurua më 9 tetor 1976, si ndërmarrja më e madhe e industrisë mekanike në Shqipëri.

Si dhe përse u krijua Kombinati i Autotraktorëvë në Tiranë, kujt i shërbeu dhe kush punonte në të? Çfarë ka mbetur sot prej këtij kombinati të famshëm si pjesë e industrisë së rëndësishme për Shqipërine e para dhe pas viteve 90? Ashtu siç u prishën uzinat dhe fabrikat te ne, edhe Kombinati Autotraktori ne Tiranë pati të njëjtin fat, e shkatërroi politika apo menaxhimi i keq?

Flasin për Report TV: Agim Troksi, Frezator

Skënder Farka, ish- inxhinier në pension

Agron Shehaj, frezator

Sefer Shkëmbi, tornitor

Qemal Duka, termist

Në periferi të Tiranës, në një zonë që dikur gumëzhinte nga zhurmat e makinave dhe entuziazmi i punëtorëve, ndodhej një nga veprat më madhështore industriale të periudhës komuniste: Kombinati i Autotraktorëve ose ajo që njihet sot si Uzina Autotraktori. Ndërtuar në vitin 1976, ky kombinat përfaqësonte jo vetëm arritje teknologjike për Shqipërinë e asaj kohe, por edhe simbolin e krenarisë dhe përkushtimit të klasës punëtore. Ja çfarë kujton inxhinieri i njohur Skënder Farka:

Në kulmin e tij, Kombinati punësonte mbi 3,800 punonjës dhe përfshinte shtatë reparte të specializuara në prodhimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve bujqësore, autotraktorëve dhe pjesëve të këmbimit. Repartet funksiononin në tre turne, ditë e natë, dhe prodhimi i tyre mbulohej nga zëri i metalit, vajit, tornove, saldimit dhe lëvizjes së pandërprerë të punëtorëve të disiplinuar. Jeta në Kombinat ishte e rregullt, intensive, por edhe e mbushur me ndjenjën e përkatësisë. Secili punonjës kishte një rol të caktuar, një përgjegjësi, dhe mbi të gjitha një ndjenjë krenarie për atë që prodhonte. Vizitat e zyrtarëve të lartë të regjimit ishin të shpeshta.

Në vitet e fundit të ekzistencës së Kombinatit, ndjehej se diçka po shkatërrohej. Kombinati filloi të humbte funksionalitetin, sepse shumë nga makineritë që ishin përdorur për prodhimin e autotraktorëve, u bënë të vjetra dhe nuk mund të riparoheshin. Ishte shumë e vështirë të shihje Kombinatin që dikur kishte qenë një motor i madh industrial të shuhej ngadalë

Një nga punonjësit e sotëm me profesion frezator, Agim Troski, e kujton këtë vend pune kështu:

“Punonin natë e ditë për të përmbushur planin pesëvjeçar dhe për të dhënë maksimumin. Për shumë familje shqiptare, një vend pune në Kombinat ishte garanci për një jetë të qëndrueshme. Me ndryshimet politike të viteve 1990 dhe rënien e sistemit komunist, Kombinati i Autotraktorëve nisi rrugën e pandalshme drejt degradimit. Privatizimi i pasuksesshëm dhe mungesa e një strategjie për tranzicionin e industrisë shqiptare bënë që shumica e reparteve të mbylleshin. Makineritë u shitën për skrap, ndërsa dhjetëra punëtorë mbetën pa punë dhe pa përkrahje. Në vitet e fundit, ne filluam të përjetonim pasiguri për të ardhmen. Puna në Kombinat kishte qenë gjithmonë një siguri, por pas rënies së sistemit, gjithçka u shpërbë.

Nuk e imagjinonim që një ditë ai vend do të kishte fund. Pas mbylljes së Kombinatit, ishte si të humbje veten. Disa nga kolegët tanë u larguan jashtë vendit për një jetë më të mirë, ndërsa disa të tjerë, si unë, mbetëm dhe kërkuam mundësi të tjera punësimi. Por asgjë nuk mund të krahasohej me punën në Kombinat”.

Agron Shehaj me profesion frezator, një nga mekanikët më të njohur të Kombinatit, kujton me nostalgji periudhën kur kombinatet ishin zemra e industrisë shqiptare. Ai thotë:

“Kur ishim të rinj, puna në Kombinat ishte diçka që të bënte krenar. Ne e dinim se çdo ditë e kaluar aty ishte një kontribut për zhvillimin e vendit tonë. Makineritë që prodhonim mund të përdoreshin për çdo punë bujqësore dhe industriale. Për mua, shikimi i rinisë që largohet dhe nuk e do më këtë zanat është një dhimbje e madhe. E kam pasion punën e mekanikës, por tashmë shumë të rinj shikojnë mundësitë jashtë vendit dhe e humbasin këtë trashëgimi.

Ndryshimi i sistemit ishte një tronditje për të gjithë ne. Pas një kohe të gjatë, gjithë asaj pune dhe përkushtimi që i bëmë Kombinatit, erdhi periudha që asnjëherë nuk e imagjinonim. Të gjithë na u duk sikur ishim braktisur së gjallti.

Pas rënies së regjimit komunist dhe kalimit të pronësisë në duar private, Kombinati i Autotraktorëve nisi një periudhë të vështirë që kulmoi me mbylljen e shumicës së reparteve dhe largimin e punonjësve. Disa prej tyre, si tornitori Sefer Shkëmbi, i cili ka punuar dhe punon si specialist i teknologjisë, tregon përballjen me ndryshimet e mëdha.

Ne po rriteshim me idenë se Kombinati do të jetë gjithmonë aty, që do të punonim për të ardhura të sigurta dhe një të ardhme më të mirë. Por, pas vitit 1991, gjithçka ndryshoi. Shumë prej nesh u detyruam të kërkojmë punë të tjera, ndërsa disa shkolluan fëmijët për të punuar jashtë. Ne kemi një pasuri që duhet të ruhet, një trashëgimi që nuk mund të harrohet. Kombinati ishte jo vetëm një vend pune, por një shkollë për shumë të rinj që e mësuan zanatin aty”, tha Sefer Shkëmbi.

Ai kërkon që shteti të angazhohet në ruajtjen e këtyre trashëgimive, duke ofruar mundësi për trajnimin e brezave të rinj në profesione si ato të mekanikës dhe elektricitetit:

“Njëherë e një kohë, ne ishim si një familje e madhe. E shikonim çdo vështirësi si një mundësi për të treguar forcën e grupit dhe aftësinë për të arritur më shumë”.

Termisti Qemal Duka, 70 e ca vjeç, tregon për periudhën e lavdishme të uzinës:

“Kombinati ishte një qytet brenda qytetit. Çdo gjë kishte funksionin e tij apo saj, çdo njeri ishte i rëndësishëm dhe çdo punë kishte kuptim. Kur shkoje në punë, nuk ishe vetëm një pjesë e një makinerie, ishe pjesë e një sistemi që do të siguronte të ardhmen për vendin tonë. Termisti ishte dhe është punë e rëndë, por na lidhte një ndjenjë e fortë shoqërie. Edhe kur shfaqeshin problemet, të gjithë së bashku i zgjidhnim. Për shumë vite, Kombinati ishte shtëpia e dytë për të gjithë ne. Kur u mbyllën repartet dhe shumë njerëz u larguan, ata që mbetën ishin të shkatërruar psikologjikisht. Nuk ishte më e njëjta atmosferë. Shumë nga ata që punonin aty nuk dinin çfarë të bënin, si ta fillonin një jetë të re pa atë siguri që kishte Kombinati.”

Këto dëshmi pasqyrojnë realitetin e një periudhe të artë industriale që është shuar dhe transformuar në një histori të dhimbshme për ata që ishin pjesë e saj. Kombinati i Autotraktorëve ishte jo vetëm një vend pune, por një shpirt i një periudhe të caktuar të zhvillimit të Shqipërisë. Për punonjësit e tij, ajo mbetet një kujtim i paharrueshëm, i mbushur me krenari dhe, së fundmi, me një ndjenjë të humbjes së diçkaje të çmuar. (Shqiptarja.com)

Next Post
Blushi premton boshatisjen e burgjeve: Pas 11 Majit do t’ju lirojmë se jetoni në kushte skandaloze!

Blushi premton boshatisjen e burgjeve: Pas 11 Majit do t'ju lirojmë se jetoni në kushte skandaloze!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet fjala e Beqajt në gjykatë: Keqkuptimi me termin “Sterilizim” dhe pse qëllimi i akuzës është emri im!

May 21, 2025
Dumani “zbërthehet” në GJKKO: Erjon Alibeaj më dha 10 emra që duhej të vrisja! Lista kryesohej nga…

Operacioni ‘Ura’, detajet: Hetimi nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

May 21, 2025
Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

May 21, 2025
Shqipëria narko-shtet? Gazetari: Nuk ka prova! SPAK të hetojë mbi deklaratat e Ahmetajt

“Operacioni i SPAK ndër më të fuqishmit, u godit baza kyçe e drogës në Durrës”, gazetari: Tritoli te Veliera, për të çorientuar policinë! Kishin qëllim…

May 21, 2025
‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim ‘Visi i Pojës’! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42

‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim ‘Visi i Pojës’! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42

May 21, 2025
Ish nënkryetari i PL: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share në Facebook

PL dështim në zgjedhje, Braimllari ‘thumbon’ Metën: Mesazhet duhet të jenë për qytetarët, jo për interesa personale

May 21, 2025
Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës! Njihej si ‘Bisha’ dhe drejtonte trafikun e drogës nga Durrësi

Kush është Adi Çoba, kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës! Njihej si ‘Bisha’ dhe drejtonte trafikun e drogës nga Durrësi

May 21, 2025
‘I vjetri’, ‘të zinjtë’, ‘topi’; zbulohen kodet që përdornin anëtarët e grupit të goditur në operacionin “Ura”

‘I vjetri’, ‘të zinjtë’, ‘topi’; zbulohen kodet që përdornin anëtarët e grupit të goditur në operacionin “Ura”

May 21, 2025
“Tabaku bëri fushatën më intensive”, Berisha: Nëse dëshiron, Alimehmeti mund të kandidojë për kryebashkiak

“Dora e zezë e Postës Shqiptare ndikoi në votat e diasporës”, Berisha fajëson edhe DHL për humbjen më 11 maj: Bashkëpunoi me qeverinë shqiptare e shkeli kontratën

May 21, 2025
Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit vritet në lagjen e pasur të Madridit

Po çonte vajzat në shkollë, ish-këshilltari i presidentit vritet në lagjen e pasur të Madridit

May 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com