• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e rrënoi Durrësin?

by Java News
29/11/2019 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ajo që ka ngjarë me Durrësin, duke krijuar një situatë të rëndë humanitare, pa asnjë dyshim ishte produkt i forcës së natyrës, me të cilën njerëzit janë përballur dhe do të përballen në çdo rast. Dhimbja dhe solidariteti, ishin virtytete të përshfaqura të shqiptarëve, grekëve, italianëve, turqve, malazezëve, francezëve, maqedonasve, izralitëve, amerikanëve, gjermanëve, arabëve, duke treguar se bota është e madhe, siç janë edhe ndjesitë njerëzore. Edhe pse halli është i madh, edhe pse trishtimi ka mbërthyer zemrat e shqiptarëve, edhe pse ndihmat po vërshojnë lumë drejt të prekurve nga kjo fatkeqësi, askush nuk ka mbetur pa pyetur, kush e rrënoi Durrësin, kush e toleroi dhe u bë palë me ata që e rrënuan me dashje Durrësin ? Qytetin e turizmit, qytetin e historisë, qytetin e plazhit të shqiptarëve, qytetin e Amfiteatrit 3 mijëvjeçar, qytetin e peshkimit dhe portit më të madh të vendit. Durrsakët nuk janë trembur, shumica e tyre mbeten stoikë në vendimin se “nuk e braktisim qytetin” por shumë ka prej tyre që po dynden drejt qyteteve të tjera të vendit, në veri dhe jug, Kosovë dhe Maqedoni, për të qetësuar vehten dhe fëmijët. Kush e rrënoi Durrësin , qytetin mikpritës të mbi 1.5 milion pushuesve gjatë verës, kush e rrënoi Durrësin, qytetin e ekskursioneve dhe konferencave europiane dhe botërore për arkeologjinë, kush e mbushi Durrësin me pallate shumëkatëshe, kush i toleroi dhe i firmosi lejet e ndërtimit në gjithë këto vite për mekanikun që u bë “pronar firme ndërtimi” apo për injorantin me 4 klasë që u bë milioner nga trafiku dhe kontrabanda, dhe që ndërtoi për 20 e ca vjet pallate për durrsakët ? Kush i mbushi sheshet e lagjeve dhe ish-Kënetën me 15 katëshe duke u bërë milioner me para emigrantësh, kush i ka shitur lejet e ndërtimit, dhe përfitoi miliona nga pronarët mediokërr të firmave ndërtuese, nga ku sot shohim tragjedinë që ka ndodhur. Askush, dhe e them me bindje, askush nuk ka verifikuar dhe kontrolluar asnjë kat apo pallat të plotë, për të gjetur dhe verifikuar shkeljet dhe cilësinë e punimeve në pallatet e ndërtuara. Gjithçka shitej dhe blihej, shitej leja e ndërtimit, blihej procesi kolaudimit të pallatit, dhe gjithçka bëhej duke shkelur ligjin hapur, pasi mbushnin xhepat me milionat e fakirëve. Në Durrës është bërë krim, krim njerëzor, dhe mjedisor, ndaj duhet ndëshkim. Ata që në mbi 25 vjet, dhanë në mënyrë të paligjshme dhe shitën lejet e ndërtimit, ata që mbushën xhepat dhe thasët me milionat e qytetarëve, ata që kanë fallcifikuar dosjet në Urbanistikë nga projekti pallatit deri tek kolaudimi tij, ata që guxuan të shesin pallatet e tyre, pa përmbushur asnjë kriter dhe kusht teknik dhe sigurie, sot ka ardhur koha të japin llogari. Ata që kapardisen majë vilave dhe kullave në qytetet e Europës me para të zhvatura, kur tragjedia ka ndodhur tashmë dhe ka marrë jetë të pafajshme duke rrënuar Durrësin, ka ardhur dita ti jepen drejtësisë. Sot më shumë se kurrë, drejtësia e re duhet të flasë, duhet të nxjerrë pa asnjë ditë vonesë përgjegjësit e katrahurës humanitare para ligjit, pasi çdo vonesë është fatale për ndëshkimin e tyre. Pas çdo premtimi, paralajmërimi, angazhimi dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me këtë ngjarje të dhimbshme, ajo që do të qetësonte shqiptarët dhe veçanarisht çdo qytetar që ka patur humbje të mëdha, do të ishte përgjigja e pavonuar nga drejtësia e re e këtij vendi, kush e rrënoi Durrësin ? Kjo tragjedi kërkon një “Nuremberg” që të bëhet shembull për cilindo që guxon të luajë me ligjin dhe jetën e qytetarëve, ndryshe nuk kemi bërë asgjë .

Next Post
Shpërthen ish-drejtuesi demokrat: Këto 10 gabime të Bashës rrënuan partinë, Berisha e Nishani bashkëfajtorë

Nishani: Rama, idiot e shkuar idiotit, propoganda e tij vrau 49 viktimat e tërmetit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicra arrin një fitore të ngushtë ndaj Islandës

“Bëra një gabim dhe më vjen keq!”- Hetimet ndaj Granit Xhakës, reagon kapiteni shqiptar i Zvicrës: S’kisha besim te vaksinat kundër COVID!

September 21, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Bojkoti i kushton ‘shtrenjtë’ avokatëve, GJKKO gjobit 15 prej tyre! Rregullorja e gjykatës fut në kaos sistemin, kufizon edhe punën e medias

September 21, 2026
“Bleona Mata është gjallë dhe ndodhet në…!”- Trondit avokati: Tani është studente ekselente, e birësuar nga një çift! Nuk do e lëmë me kaq

“Bleona Mata është gjallë dhe ndodhet në…!”- Trondit avokati: Tani është studente ekselente, e birësuar nga një çift! Nuk do e lëmë me kaq

September 21, 2026
Operacion Antimafia në Napoli, goditet “Camorra”, 34 të arrestuar! Sekuestrohen 3.2 milionë euro dhe ora luksoze të murosura

Operacion Antimafia në Napoli, goditet “Camorra”, 34 të arrestuar! Sekuestrohen 3.2 milionë euro dhe ora luksoze të murosura

September 21, 2026
Ylber Ramadani flet në konferencë për sfidën me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

Ylber Ramadani flet në konferencë për sfidën me Bjellorusinë: Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, të hyjmë në fushë për të fituar

September 21, 2026
“Michael Douglas donte foto me mua”- Irini Qirjako rrëfen çfarë i tha aktori hollivudian kur vizitoi Shqipërinë: Më përqafoi dhe…

“Michael Douglas donte foto me mua”- Irini Qirjako rrëfen çfarë i tha aktori hollivudian kur vizitoi Shqipërinë: Më përqafoi dhe…

September 21, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit elektrik, futet Korridori VIII dhe Tiranë-Durrës

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit elektrik, futet Korridori VIII dhe Tiranë-Durrës

September 21, 2026
“Filmi shqiptar ka rënë në duart e matrapazëve”- Regjisori Ilir Butka sulmon Mevlan Shanajn pas deklaratës: Je një gënjeshtar që ta shpif!

“Filmi shqiptar ka rënë në duart e matrapazëve”- Regjisori Ilir Butka sulmon Mevlan Shanajn pas deklaratës: Je një gënjeshtar që ta shpif!

September 21, 2026
Nëna e Elon Musk tregon jetën e thjeshtë pranë djalit miliarder: Kur e vizitoj në Starbase, fle në garazh

Nëna e Elon Musk tregon jetën e thjeshtë pranë djalit miliarder: Kur e vizitoj në Starbase, fle në garazh

September 21, 2026
Çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit për Thaçin në Tiranë dhe Prishtinë

Çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit për Thaçin në Tiranë dhe Prishtinë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com